Wednesday, 24 August 2016

Një pasqyrë për shekullin e XX nga ADONIS





Shekulli i XX nuk ka qenë për të gjithë shekulli i dritave. Shoqëritë që kanë kaluar përmes ndryshimeve të njëpasnjëshme sociale, shpesh herë të tramatizuara nga këto ndryshime nëpërmjet ndërgjegjes së tyre, poetëve, kanë gjetur mënyrën si të shprehin këto kapërthime sociale si në poezinë e mëposhtme nga ADONIS. Duket sikur traumat e shekullit të kaluar po e ndjekin dhe sot Sirinë që vazhdon ende të stërmundohet e përgjaket si grua që është duke lindur, pa ditur nëse do të lindë apo do humb fëmijën. 

Një pasqyrë për shekullin e XX

Një arkivol që vesh fytyrën e një fëmije,
Një libër
i shkruar brenda krakaritjeve të një sorre
një kafshë që ecën me stërmundim përpara duke mbajtur një lule,
një gur 
që merr frymë brenda mushkrive të një të çmenduri
Ky është i tëri.
Ky është shekulli i njëzetë.


Përktheu: Dorian Koçi



No comments: