Kur erdhi në fron Sulltan Abdülmexhidi I, djali i Sulltan Mahmudit II, që shkatërroi pushtetin e Ali Pashë Tepelenës dhe Bushatllinjve, masakroi jeniçerët në 1826, kreu masakrën e Manastirit në 26 gusht 1831, dhe u përpoq ta fuste Perandorinë Otomane në rrugën e modernizimit, e gjeti perandorinë në një gjendje kritike. Në atë kohë babai i tij vdiq, por më parë i kishte lënë të birit si kular pas një marrëveshje me Perandorinë Ruse, ku 5000 forca ruse ishin vendosur në Dardanale e Bosfor për të ruajtur pushtetin e tij ndaj Mehmet Ali Pashës, një pashai tjetër kokëkrisur shqiptar që Egjiptin dëshironte ta linte si pushtet të trashëguar fëmijëve të vet.
Sulltan Mahmudi II, thuhet se vdiq me marrazin që nuk e dërrmoi dot Mehmet Ali Pashën, si bashkëkombësit e tij Ali Pashë Tepelenën dhe Bushatllinjtë. Konflikti në fakt kishte filluar më herët. Në 1831-2, Ibrahim Pasha, djali i Mehemt Aliut, pushtoi tërë Palestinën, Libanin si dhe provincën e Damaskut. Sulltani dërgoi, për të shtypur shqiptarin rebel, vezirin e madh, Mehmet Reshit Pashën, i cili vetëm ndonjë vit më parë kishte masakruar në Manastir ajkën e parisë kryengritëse shqiptare (1830). Por Ibrahim Pasha i shpartalloi forcat osmane dhe e vazhdoi kundërmësymjen drejt zëmrës së Anadollit, ku mori Konjën, Qytahjan dhe Bursën. Shqiptari energjik rrezikonte të sulmonte e të merrte vetë Stambollin, e në këto kushte Sulltani bëri të pabërën, uli kokën dhe thirri për ndihmë armikun më të egër të tij, car Nikollën e Rusisë. Paqja e Hunkiar Skelesit e vitit 1833 mes Mahmudit II e car Nikollës, e kthente praktikisht Sulltanin në një vasal të sovranit rus.Për herë të parë rusët kishin arritur të kontrollonin ngushticat dhe të shqetsonin Anglinë dhe Francën për fatin e tregtisë në Detin e Zi dhe Lindjen e Afërt. Futja me forcë e arrogancë e Egjiptit të Mehmet Aliut në kontekstin e politikës mesdhetare dhe poshtërimi prej tij i Perandorisë Osmane, rrezikonte të rikonfiguronte gjeopolitikën e të ndryshonte raportet e forcave, të vendosura pas luftrave të Napoleonit. Një gjë e tillë i shqetësoi Fuqitë e Mëdha, të cilat u vunë para dilemës, të pajtoheshin me shpërbërjen e Perandorisë Osmane e të njihnin si fuqi partnere perandorinë e re të Mehmet Aliut, apo të ushtronin presion mbi pashain shqiptar që të hiqte dorë nga ambicjet e skajshme e të njihte sovranitetin e Sulltanit, kuptohet, kundrejt koncesioneve të arsyeshme. Franca, ku figura e Mehmet Aliut ishte bërë popullore dhe ku ai thirrej me simpati “Bonaparti mysliman”, ishte e prirur ta mbështeste atë. Në konceptin e kryeministrit të Francës, Adolphe Thiers, një perandori e madhe egjiptiane do të thoshte shtrirje, nëpërmjet tij, e influencës franceze në Lindjen e Mesme e në Mesdheun Lindor, duke ngushtuar sferën e ndikimit anglez, që në të kundërtën anonte nga Perandoria Osmane. Qëndrimi i ndryshëm ndaj governatorit shqiptar të Egjiptit i ndau keqas qeveritë e opinionet publike të Francës, Anglisë, Austro-Hungarisë e Prusisë. Në vitin 1840, gjithandej në Evropë ndjehej atmosfera e një konflikti të afërt, që u arrit të evitohej në minutën e fundit. Dorëheqja e kryeministrit francez, Thiers i hapi rrugë kompromisit për çështjen e së ardhmes së Egjiptit. Në marrëveshjen e arritur në 15 korrik 1840 mes Fuqive të Mëdha, Egjipti kthehej në gjendjen e një province të Perandorisë Osmane, paçka se me status të veçantë. Në fakt, Mehmet Aliut iu njoh e drejta e pushtetit të trashëguar me titullin Kediv, që e veçonte atë nga governatorët e provincave të tjera. Fillon kështu historia e dinastisë sunduese shqiptare të Egjiptit, që u mbyll me shfronëzimin e mbretit Faruk, më 1956.

No comments:
Post a Comment