Faik
Konica, në shkrimin e tij të titulluar "Ali Pasha i Tepelenës", në
muajin Shkurt 1902 në gazetën "Albania", duke qortuar shqiptarët që
shanin Ali Pashën, thekson:
"E pse të zemërohemi me zaptijet e mjerë që nuk e kanë kuptuar Ali Pashën? Për të njohur mirë jetën dhe punët e Ali Pashës duhen studjuar nja dhjetë libra inglisht, nja pesë a gjashtë greqisht dhe nja tre a katër frëngjisht, të cilat flasin për të... Vetëm një gjë duam t'u themi këtyre poturakëve: - Nuk themi se ju jeni shqiptarë të liq, por për emër të Perëndisë pse doni të gjykoni punëra që s'i dini?!"