Ka
tash kaq vjet
që
me 9 plagë në trup
e
vras Balozin, Arapin e zi
ia
pres koken dhe e thaj prrojin e së keqes
ia
shpërbëj trupin e çliroj vendin nga mërzia,
ia
thyej krahët e s’paguajmë më haraç
E
ka po tash kaq vjet që nuk ngushullohem
per çka bëj
e bie per dhe i vdekur prej hidherimit
jo
prej lodhjes as prej mundimit
po
prej plagës së 10 të hapur
prej mosmirënjohes dhe harrimit...
No comments:
Post a Comment