Krusma.
Kërcëllima kërcënuese
që vijnë nga
përtej mesit të natës,
atje kur fillojnë
këndojnë gjelat e parë
dhe sjellin kureshtarët
e paftuar
që tregojnë
gjithë historitë e botës
dashuritë,
komplotet, incestet e botës së harbuar.
Ndal!Thoni parullën tu lejojmë të kaloni
pa filluar ende
të shkaktoni
goditjen e pabesë midis ijës dhe zemrës
aty diku tek
brinja e shtatë
duke shkaktuar krusmën
më të vjetër në botë,
ku duhet të
durosh lemerinë e krijimit
mes klithmash të
ethshme të vajtimit,
ku duhet të përmbash
veten për të mos kafshuar
frytin e ndaluar
nga pema e dijes
ku duhet të mësosh
veten me të dhjetë urdhëresat
ku duhet ti ndjekësh e të bësh të gjitha shërbesat.
Por ,
çuditërisht gaz dhe hare të sjellë e ndaluara
që vjen nga
brenda krusmës tënde
liria që të bësh
atë që dëshiron,
qoftë duke e
paguar shtrenjtë më vonë.....
No comments:
Post a Comment