Në të gjitha pavijonet e
Muzeut Historik Kombëtar ka koleksione muzeale të mrekullueshme. Ato u
hulumtuan dhe u përzgjodhën si objektet muzeore më përfaqësuese të trashëgimisë
sonë kulturore: nga ish-Muzeu i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare,
Instituti i Kulturës Popullore, Instituti i Kërkimeve Arkeologjike, muzetë e
rretheve etj., dokumente e fotografi nga Arkivi i Shtetit, nga arkivi i
Institutit të Historisë, të Institutit të Gjuhësisë, të Institutit të
Monumenteve etj. Rëndësia e tyre nuk shtrihet vetëm në rolin ekspozues e
ilustrues të historisë por edhe në rolin e rrëfimit të historisë dhe epokës që
përfaqësojnë. Në këtë mënyrë muezologjia i vjen në ndihmë historisë përmes
dokumentimit dhe ilustrimit të ngjarjeve dhe epokave historike duke e vendosur
historinë e territoreve ku banojnë sot shqiptarët në një histori integrale të
Mesdheut. Dokumentet, koleksionet muzeore dhe gjuha formësojnë një identitet të
përbashkët kulturor të shqiptarëve në rajon por përmes koleksioneve të veçanta
muzeore historia jonë mund të rrëfehet jo vetëm si një histori lineare por edhe
si një histori integrale e Mesdheut. Një nga koleksionet më të rëndësishëm
muzealë të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar janë objektet e Ismail
Qemalit, babait të pavarësisë së Shqipërisë dhe kryeministrit të parë shqiptar.
Friday, 2 August 2019
Piktura “Madonna” Leonardo Da Vinçit dhe stërmbesa e Gjergj Arianitit
Në datën 22 korrik Muzeu Historik
Kombëtar në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës organizuan ekspozitën
"Leonardo - Opera Omnia", të kuruar nga historiani i artit prof.
Antonio Paolucci dhe e prodhuar nga RAICom. Ekspozita - e cila ka udhëtuar
nëpër botë – është pjesë e një programi promovues ndërkombëtar për artin dhe
edukimin e mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit
Ndërkombëtar dhe mbledh riprodhimet, të stampuara në kanavacë në shkallë reale
dhe me rezolucion shumë të lartë të kryeveprave të Leonardo-s të ruajtura në 11
prej muzeve më të rëndësishëm në botë. Falë përpjekjeve dhe teknikës së RAI
Com, studiuesit, studentët dhe të gjithë dashamirësit e artit të Rilindjes do
të mund të admirojnë në të njëjtin vend dhe në një distancë të afërt pikturat
gjeniale të Leonardo-s. Në këtë ekspozitë paraqeten 17 riprodhime të 17 veprave
të Leonardos, të zgjedhura me mjeshtri dhe profesionalizëm. Falë teknikave
dixhitale të sofistikuara dhe përdorimit me zgjuarsi të dritave, vizitori
vendoset virtualisht përpara veprës origjinale, duke përjetuar përvojën
emocionale që përjetimi i kryeveprave të mëdha shkakton. Kuratori i ekspozitës,
Antonio Paolucci, njihet si një prej ekspertëve më të shquar të artit
ndërkombëtar. Kjo ekspozitë, së bashku me atë të krijuar vitin e kaluar mbi
Caravaggio-n dhe aktivitetin e planifikuar për vitin e ardhshëm mbi
Raffaello-n, rrjedh nga një reflektim mbi temën e përdorimit të kryeveprave të
mjeshtërve të mëdhenj. Në vende të ndryshme ku ka udhëtuar ekspozita janë
zgjedhur imazhe të ndryshme të tablove të Leonardo Da Vinçit si imazh kryesor i
ekspozitës. Kështu p.sh në Poloni në Muzeun Historik Kombëtar në Varshavë si
imazh kryesor në afishe ishte përzgjedhur Zonja me ermelino për shkak se
origjinali i kësaj vepre ndodhet në Muzeun e Arteve në Krakovë. Po në Shqipëri
dhe në Tiranë përse kuratorët kanë vendosur si imazh kryesor pikturën e papërfunduar
Kokën e një gruaje apo e njohur dhe ndryshe si Flokë prishura? A kemi të bëjmë
me një zgjedhje rastësore apo se ka një lidhje historike e kulturore me Shqipërinë?
Sigurisht që kur flasim për Leonardo Da Vinçin nuk mund të shpëtojmë dot pa kërkuar
në nëntekstet dhe kontekstet kulturore. Vepra Koka e një gruaje me përmasa të
vogla, ka qënë i varur në dhomën e gjumit të Margherita Paleologës, gruaja e
Frederik Gonzagës-dukë i Mantovës. Në
veprën themelore për studimin e mesjetës arbëre, Breve memoria de li discendenti de nostra casa Musachi të Gjon Muzakës,
të shkruar në 1510 dhe të botuar nga mesjetaristi dhe historiani Karl Hopf në
Chroniques gréco-romaines, Paris 1873,fq. 270–340, lexojmë se Angjelina Araniti
, vajza e Gjergj Arianitit e martuar me Despotin serb Stefan Brankoviç pati një
vajzë Maria që u martua me Boniface Paleologu III, Marquess of Montferrat. Ata patën sëbashku dy fëmijë William IX (1486-1518), i cili u bë Markez i Montferrat midis viteve 1494 dhe
1518, and John George (1488-1533) i cili u bë Markezi
i fundit i Montferratit, midis viteve 1530 dhe 1533. William IX u martua me Anne of Alençon një fisnike franceze dhe patën sëbashku tre fëmijë,
një prej të cilave ishte Margherita Paleologa në dhomën e së cilës ndodhej
vepra e Leonardo Da Vinçit. Margherita Paleologa (11 gusht 1510 në Casale Monferrato – 28
dhjetor 1566 në Mantua) ishte stërmbesa
e Gjergj Arianitit dhe Maria Muzakës dhe
një nga zonjat fisnike më të rëndësishme të Italisë. Kësisoj mesjeta arbëre jehon sërish nëpërmjet
ekspozitës së Leonardo Da Vinçit në Muzeun Historik Kombëtar. Në të gjitha veprat e tij, Leonardo da
Vinçi sjell një mesazh të madh njerëzimi, duke na provokuar që, edhe sot, të
mos mbetemi në sipërfaqe, por të hetojmë thellësitë e botës, të njeriut, të
jetës, për t’u rritur nga pikëpamja e njerëzimit dhe të jemi të hapur ndaj të
ardhmes.
Portreti Koka e një gruaje i Leonardo
Da Vinçit shquhet për detajet artistike të veçanta. Ajo u porosit tek Leonardo
Da Vinçi në vitin 1501 nga Markezja Margherita
Paleologa e martuar me Federico
II Gonzaga,
kryezotin e Mantovës. Në një letër të vitit 1501 Markezja i drejtohej Pietro
Novallara-s nëse Leonardo Da Vinçi mund të pikturonte një Madonna për studion e
saj private. Kritiku i njohur i artit Aleksander Nagel shkroi në Katalogun “Leonardo da Vinci: anatomical
drawings from the Royal Library, Windsor Castle” botuar nga The Metropolitan Museum of
Art për pikturën “Madonna” se : "Sytë nuk përqendrohen në ndonjë objekt të
jashtëm, dhe japin përshtypjen se do të qëndrojnë aty ku janë: ata shohin
përmes filtrit të gjendjes së brendshme, në vend që të marrin përshtypje të
menjëhershme nga bota e jashtme. Është qëndrimi i të qënit i pezulluar në
një gjendje mendore përtej mendimit të veçantë - i pavetëdijshëm, madje, ndaj
trupit të tij ... këtu, një jetë e brendshme është sugjeruar nga një rend i ri
i efekteve ilustruese, pa iu adresuar veprimit ose të rrëfyerit.
A ka ndonjë ngjashmëri midis Margarehta
Paleologës, stërmbesës dhe pikturës që varej në studion e saj? Për këtë gjë nuk
mund të themi asnjë gjë të sigurtë por për aeralin tonë kulturor kjo pikturë është një shenjë një
simbol i rëndësishëm i përfshirjes së aristokracisë arbëre në dukuritë më të
rëndësishme kulturore të kohës.
Monday, 22 July 2019
Rreshpja dhe letërsia zyrtare (1968-1990)
Poezia
shqipe në mesin e viteve ‘60 filloi të përfaqësohej dhe nga një zë i veçantë që
mbartte në vetvete konturimin e një talenti të madh. Frederik Reshpja , poeti i
pazakonshëm në një kohë të pazakontë shfaqi që në fillim në origjinalitetin e
lirikës së vet, tematikës dhe teknikës letrare përvijimin e një poeti të ri
modern. Përqafimi i modernitetit ishte një sfidë më vete në letërsinë shqipe të
atyre viteve. Në letërsinë shqipe mbizotëronin prej kohësh tezat zhdavoniste të
lëvrimit të tematikave dhe karaktereve, çka kishte sjellë në vetvete një
tharje të vet thelbit të letërsisë edhe pse problemi i modernitetit në
letërsinë shqipe ishte një problem i hershëm. Poezia shqipe që nga fillesat e
veta kishte reflektuar si problematikë lidhjen me modernitetin dhe
marrëdhënien e saj me rrymat letrare moderne që lëvroheshin
në Europë.
Monday, 15 July 2019
Rrugëtimi historik i familjes Vasjari.
Historia e dyqind
vjetëve të fundit të Shqipërisë është ende jo fort e studiuar përsa i përket
kontributit të veçantë të figura të ndryshme historike. Tisi i kohës ka hedhur
shumë pluhur mbi ta, dhe në disa raste edhe ka shërbyer për të ndryshuar
hierarki të ndryshme ngjarjesh dhe vlerash historike. Historiografia kombëtare
shqiptare është e re, dhe nën presionin
e ideologjive shpesh herë ka përshtatur përshkrimin e ngjarjeve dhe rolit të
figurave historike në këto ngjarje. Fakti që disa ekponentë të rëndësishëm të kësaj
familje u arrestuan dhe u dënuan me vdekje nga regjimi komunist, ka qenë përcaktues
në historiografinë zyrtare për të shkruar dhe kontributin e personaliteteve
historikë Vasjari në historinë e Shqipërisë. Një rast i tillë në historinë
zyrtare të Shqipërisë së Jugut është përshembull kontributi i familjes Vasjari,
e cila përmëse se 200 vjet ka qenë pjesëmarrëse dhe la luajtur një rol qendror
në ngjarjet kryesore të historisë së Shqipërisë.
Thursday, 11 July 2019
Për flamujt e Muzeut Kombëtar
Historia e muzeve kombëtare shqiptare filloi në vitin
1922, me ngritjen e Muzeut Kombëtar në Tiranë. Drejtori i parë i Muzeut
Kombëtar të Shqipërisë ishte Viskë Babatasi. Me fondet e qeverisë shqiptare u
ngrit ndërtesa njëkatëshe modeste e Muzeut Kombëtar, e cila ndodhej në rrugën
“Abdi bej Toptani”, në afërsi të hotelit “Continental” në Tiranë. Koleksionet e
para të Muzeut Kombëtar përbëheshin kryesisht nga objekte arkeologjike. Për
shkak të mungesës së ekspertëve të muzeologjisë, duke pasur parasysh kontributin
e arkeologëve austriakë qeveria shqiptare ftoi arkeologun Karl Paç (dr. Carl
Patsch), një nga njohësit e kulturës së popujve të Ballkanit dhe profesor në
Universitetin e Vjenës, i cili qe angazhuar më parë në organizimin e Muzeut
Zemaljski të Sarajevës, për të dhënë përvojën e tij për ngritjen dhe
organizimin e Muzeut Kombëtar të Bosnjes. Dr. Paç u kontaktua në korrik të vitit 1922 nga
Ministria e Arsimit të Shqipërisë dhe ai e pranoi ofertën për t’u marrë me organizimin
e muzeut, por jo për ta drejtuar atë nga ana administrative. Kjo për arsyen e
thjeshtë sepse ai nuk dëshironte të largohej nga procesi i mësimdhënies në
Universitetin e Vjenës. Me dosjen Karl Paç në Ministrinë e Arsimit u mor vetë
kreu i seksionit Karl Gurakuqi, i cili përktheu propozimet e tij për
autoritetet shqiptare. Dr. Karl Paç u përpoq të gjente një bashkëpunëtor për ta
ndihmuar. Ai u mbështet tek bashkatdhetari i tij, Robert Ecker. Njëkohësisht
bashkë me ta u angazhua edhe Xhevat Korça, i cili kishte kryer studimet
universitare në Vjenë.
Tuesday, 2 July 2019
Emërtimi i portit të Shëngjinit në porti Wilson dhe kontributi i Fan Nolit në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.
Të hënën e datës
5 gusht, 1924 revista e njohur TIMES në SH.B.A botonte një lajm të shkurtër
telegrafik që përmbante një lajm të shkurtër por shumë të rëndësishëm për Shqipërinë.
“Kryeministri Fan Noli i Shqipërisë ka bërë
një ndryshim gjithëpërfshirës në vendin që udhëheq. Në nder të ish-presidentit Woodrow
Wilson, porti i Shëngjinit, një nga katër portet e Shqipërisë, iu vu emri në Wilson.
Kryeministri u shpreh se shqiptarët mendojnë se Presidenti i SHBA-së i pengoi
Fuqitë që të ndërhynin në kufijtë e vendit në Konferencën e paqes të vitit 1919”.
Në vazhdën e
politikës izocionaliste që kishte përfshirë SH.B.A pas presidencës së Wilsonit
(1914-1921) ka të ngjarë që ky lajm të ketë pa u vënë re nga politika
amerikane. Por edhe për politikën shqiptare të kohës që e prodhoi këtë lajm ai ishte më tepër një veprim simbolik për të shprehur mirënjohjen ndaj SH.B.A sesa
veprim për të përfituar politikisht siç ka ndodhur rëndom më vonë në politikat
e lobigjenve të politikanëve shqiptarëve. Në Shqipëri në fuqi si Kryeministër i
vendit ishte Fan Noli, një nga djemtë e Amerikës. Ai sëbashku me Faik Konicën
dhe të tjerë korifej të Vatrës kishin sjellë një erë modernizmi në politikën e
kulturën politike shqiptare.
Monday, 1 July 2019
Nga Adriatiku në Balltik
Lëfton
luftën dhe fiton
Mbreti Ladisllav* gjëmon,
Djek si Ferr, si vdekje pret
Ditën e Rushajevet*,
Mbreti Ladisllav* gjëmon,
Djek si Ferr, si vdekje pret
Ditën e Rushajevet*,
Këto ishin vargje që më erdhen ndërmend
ndërsa avioni prekte pistën për të zbritur në aeroportin " Frédéric
Chopin" të Varshavës. Gjithmonë më ka
bërë kurioz emri Ladislav dhe sa herë që e lexoja përkthimin e mrekullueshëm të
Nolit të poemës Skënderbeu të poetit amerikan Henry Longfellow nuk mënoja të lexoja dhe shpjegimin që
shënohej me asterik : Mbreti Ladisllav – Ladisllav II-të (1423-1444), mbret
i Polonisë, më vonë edhe i Hungarisë, u vra në betejën e Varnës nga ushtria e
Sulltan Muratit II-të. Ky
kuriozitet dhe persiatje nuk vinte nga
emri sllav i mbretit të Polonisë por më
tepër si kuriozitet gjeografik dhe kulturor sesi Skënderbeu ynë dhe Mbreti
Ladislav ishin të përbashkuar sëbashku në një front antiosman në Europë. Në ditët
në vazhdim do të mësoja më shumë rreth brigjeve të detit Balltik, hapësirës kontinentale
të Polonisë historike dhe do ta realizoja se në kufijtë historikë e kulturorë
Arbëria dhe Polonia takoheshin në digën e madhe të Danubit kundër hordhive të
Perandorive Osmane.
Subscribe to:
Posts (Atom)







