Në vitin 1904 në Britaninë e Madhe u botua vepra e plotë poetike e Bajronit. Në veprën poetike të Bajronit përveçse poemave të tij të famshme si “Shtegtimi i “Childe Haroldit”, poemave orientale, “Don Juan-it” etj., u përfshinë dhe krijime poetike që i përkisnin momenteve të fundit të jetës së poetit romantik anglez. Bajroni që në gjallje të tij, por edhe më vonë pas vdekjes së tij, qe konsideruar si talenti më i madh poetik pas Shekspirit në poezinë angleze. Për këtë arsye vepra e tij poetike gjithmonë ka ngjallur interes. Në vëllimin VII të veprës së tij të edituar nga Coleridge në vitin 1904 është përfshirë dhe poezia “Songs to the Suliotes”-“Këngë Suliotëve” e gjetur nga një autograf kushtuar Mr. Murray, mikut dhe botuesit të Bajronit.
Sunday, 25 February 2018
Sunday, 14 January 2018
Armët e Marko Boçarit në Paris
Këto armë janë pisqolla dhe shpata shqiptare e Marko
Boçarit në Muzeun e Armëve ne Paris.Koburja e përdorur nga Marko Boçari është e
tipit gjarpërushe e zbukuruar me argjend, ndërsa shpata është e llojit sabre që përdorej nga kavaleritë
europiane të kohës. Koburet serme
punoheshin nga armëtarët dhe argjendarët shkodranë. Dorezën e kishin si kokë
gjarpri, të veshur me pafta argjendi. Ato qenë skalitur me motive bimore të
stilizuara, në reliev. Tyta dhe çarku bëheshin prej hekuri. Gjatësia e tyre
arrinte rreth 59 cm, ndërsa kalibri 20 mm. Koburet serme qenë prodhim i viteve
1780-1800. Ato janë përdorur si armë brezi nga suljotët. Shpata e llojit sabre
është një shpatë e kavalerisë së lehtë e përdorur në luftërat e Napolonit në
Europë. Ajo përbëhej nga një dorezë që mbronte dorën, një teh të gjatë më dy
presa dhe në fund me një përthyerje të fortë. Marko Boçari ka të ngjarë ta ketë
përfituar në kohën kur shërbente në Ishujt Jonianë në regjimentin shqiptar
"Gjuajtësit e Orientit" të formuar nga francezët e të përbërë nga
shqiptarë. Regjimenti “Gjuajtësit e Orientit” ishte një regjiment i formuar
kryesisht nga suliotët dhe nga shqiptarët e tjerë nga kontinenti që ofronin
shërbimin tradicional të mercenarisë por edhe kishin braktisur vendet e tyre si
rezultat i armiqësive që kishin pasur me pushtetin e centralizuar të Ali Pashë
Tepelenës.
Në armatimin personal, qoftë të ushtarit të ushtrive
feudale shqiptare, apo të çdo banori të armatosur, në shek. XVII-XIX, bënin
pjesë: pushka e gjatë (karajfilja) ose pushka e shkurtër (karabina), dy
pistoleta (kobure), jatagani, dy vezme, vajmbajtësja, thupra (harbia) dhe brezi
i mbajtjes së armëve (silahu). Pushka e gjatë shqiptare, e cila prodhohej e
zbukurohej edhe në vend, të cilën tek shumë autorë të tjerë të huaj e gjejmë të
emërtuar thjesht “amautka” apo “paftalia”. Kjo armë, në fakt, ka qenë
përmirësimi i mëtejshëm i pushkës me fitil, i mushketës dhe i arkebuzit, të
përdorura në vendin tonë gjatë shek. XV-XVII. Me spikatjen e çarkut me goditje
dhe gur stralli, rreth vitit 1630, pushka e gjatë filloi dhe vazhdoi të
prodhohej nga armëtarët shqiptarë gjatë shek. XVII-XIX.
Ka të dhëna se Shkodra, si qendër e madhe tregtare dhe
zejtare, qendër sanxhaku, vilajeti dhe pashallëku, me tytat e vendit dhe të
jashtme, plotësonte jo vetëm nevojat e veta, por me to furnizonte edhe
Prizrenin, Gjakovën, Tetovën, Elbasanin, madje ato shiteshin në Delvinë, në
Grabovën e Gramshit deri në Bonila të Janinës.
Si nga ana funksionale, ashtu edhe nga paraqitja e
jashtme prodhimi i armëve tregonte për një nivel të lartë tekniko-mjeshtëror të
arritur në vendin tonë. Shqiptarët e Shkodrës, të Gjakovës dhe të Prizrenit
janë mjeshtër të famshëm në punimin e armëve dhe të objekteve të tjera prej
metali. Në Ekspozitën Universale të Parisit (1854), nga objektet që tërhoqën
vëmendjen e vizitorëve të huaj ishin edhe koburet shqiptare të Janinës.
Në konkursin e Londrës (1866) po këto armë morën tituj
nderi. Në Ekspozitën Univerale të Parisit (1867) figuronin armë dhe disa punime
filigrani të prodhuara nga punishtet e Prizrenit, të cilat nuk qëndronin më
poshtë nga ato të punonjësve më të kualifikuar të Evropës. Ndërsa në Ekspozitën
Universale të Cikagos (1894) ishte vendosur edhe një martinë e punuar me
mjeshtëri të hollë nga dora e një armëtari të talentuar nga Tetova.
Monday, 30 October 2017
Vepra e historianit J.F.Fallmerayer dhe disa çështje të debatueshme të mesjetës shqiptare.
Tezat historike të akademikut Bavarez J.F.Fallmerayer, tronditën mendimin
historik evropian në gjysmën e dytë të shekullit të XIX. Për herë të parë, pas
formimit të shtetit kombëtar grek, u vu
në dyshim vazhdimësia greke në territoret e veta historike dhe një rëndësi e
veçantë iu dha dyndjeve të popujve sllavë dhe shqiptarë në territoret e asaj që
njihej si Greqia e lashtë. J.P.Fallmerayer, historiani bavarez në trajtesën e
tij “Elementi shqiptar në Greqi” që u botua në tre fashikuj të Akteve të
Akademisë së Shkencave të Bavarisë në vitet 1857-1860, në të njëjtën kohë
u morr gjerësisht edhe me origjinën e
shqiptarëve.
Tuesday, 24 October 2017
Robert Elsie do te prehet ne Theth - 17 Tetor 2017 - Vizion Plus
Nolian Lole: Sot, është një ditë e veçantë, vjen trupi i Robert
Elsie, jo në atdhe por në vendin ku ai dëshiroi dhe e la me amanet që të prehet
në alpet shqiptare, në Theth, dhe do ti kryhen nderimet e fundit. Po kush ishte
Robert Elsie në rradhë të parë?
Dorian Koçi: Robert Elsie për të gjithë ata që nuk e njohin
është një nga albanologët më të shquar joshqiptar, le të themi që, që nga vitet
`80 e në vazhdim që ai ka patur një aktivitet shumë të ngjeshur dhe aktivitet
në shumë aspekte historik, filologjik, në fushën e fotografisë duke bërë të
mundur që thesaret e ndryshme të kulturës shqiptare të shpërndara, të
paidentifikuara ti krijojë së bashku dhe të krijojë një mozaik të madh të atij
imazhi dhe përceptimi që kanë patur të huajt ndaj Shqipërisë duke filluar që
nga vitet 1809, një vit i cili shënon edhe interesin e madh albanologjik për
shkak edhe të veprës së Bajronit, të shkruar përreth shqiptarëve dhe në
vazhdimësi. Robert Elsie ishte një studiues pasionant, i cili arriti në
thyerjen të viteve `90 të krijojë një individualitet të veçantë në kritikën, në
letrat shqipe, në kulturën shqiptare një pikë referimi shumë të fortë për
gjithësecilin që dëshironte të njihte më tepër shqiptarët, por edhe për të
ndërtuar e për të shkruar histori të ndryshme të zhvillimit kulturor të
shqiptarëve. Unë kam parasysh historinë e letërsisë shqipe, në të cilën për
herë të parë vinin më të detajuar autorë që më parë ishin mohuar apo autorë të
së shkuarës pa as edhe një lloj kompleksi duke bërë të mundur që një njeri, i
cili dukej se ishte vetëm por që dukej sikur ishte një institucion, shpesh herë
të vinte në garë në mënyrë, le të themi, miqësore edhe institucionet kulturore,
artistike apo historike të vendit tonë.
Monday, 11 September 2017
Shtëpia e Kuvendeve të Tepelenës .
Kjo është një foto e misionit holandez kur mbrriti në Tepelenë në fillim të marsit 1914. Misioni holandez i kryesuar nga Majori De Waal dhe Kapiteni Sonne u takuan me parinë e Tepelenës dhe diskutuan mundësinë për të marshuar drejt Gjirokastrës. Në foto burri i veshur me uniformë ushtarake dhe qylaf në kokë është Sadulla Agaraj, patriot dhe atdhetar i shquar i trevës së Tepelenës.
Saturday, 26 August 2017
Elena Bonnati në penelin e Edward Lear
Mes piktorëve të tjerë që ilustruan veprat voluminoze të
udhëtarëve të mëparshëm britanikë që udhëtuan në Shqipëri ishte dhe Edëard Lear
(1812-1888), peizazhist, piktor dhe poet i periudhës Viktoriane në
Britani. [1]Pavarësisht
sepse është i përmendur më shumë sot për “vargjet e tij origjinale e pa kuptim
për fëmijët në letërsinë angleze”[2],
Lear në fushën e studimeve ballkanike përmendet për ditarin e vet “Journal of a
Landscape Painter in Albania” i botuar për herë parë më 1851. Ditari është
pasqyrim i mbresave dhe shënimeve të udhëtimit që Leare ndërmori në Shqipëri më
24 shtator –4 nëntor 1848. Janë të shumtë udhëtarët dhe piktorët të nxitur dhe
të joshur nga ekzotizmi i veprave të Byron dhe veprës së Hobhauzit “A
journey through Albania and other European provinces of Turkish
Empire” që vizituan dhe skicuan Epirin dhe Greqinë por asnjëri prej tyre
nuk vizitoi veriun e Shqipërisë dhe ish-kryeqendrën e rezistencës shqiptare në
shekullin e XV, Krujën. E veçanta e Lear-it nuk është vetëm fakti se ai
hyri nga lindja e Ballkanit( porti i Selanikut) por se udhëtoi gjatë e thellë
në drejtimin jug-veri. Vetë Lear ndihet krenar për udhëtimin e ndërmarrë pasi
thekson në ditarin e vet se është i “vetmi anglez që jep të dhëna për disa
vende si pjesa e maleve Akrokerane, Kruja e rrethinat e Ohrit”[3].Në
2 tetor të vitit 1848 ai arriti deri në Shkodër ku u prit nga Zvkonsulli
Britanik Spridon Bonnati. Edëard Lear
kishte letra rekomandimi për z Bonnati dhe ai e rregulloi të flinte në shtëpinë
e një farmacisti venecian të quajtur Marko. Pasioni i Lear-it ishte piktura dhe
gravurat. Një nga
karakteristikat e udhëtarit britanik në gjysmën e shekullit të XIX ishte se ai
zakonisht e zgjidhte kauzën të cilën dëshironte të përkrahte përpara se
të fillonte udhëtimin.[4]Lear
bënte pjesë në këtë kategori udhëtarësh, pasi duke qenë para së gjithash një
peizazhist dhe ilustrues me një ambicie të madhe,ai vazhdimisht ishte në kërkim
të piktoreskes dhe sublimes të inspiruar nga panoramat e Mesdheut.[5]Për
këtë arsye pas vizitave të kortezisë te Pashai i Shkodrës dhe drekës së shtruar
për nder të tij, ai nxitoi që të nesërmen të pikturonte pejsazhet e
mrekullueshme të Shkodrës. Përveç pejsazheve Lear skicoi dhe portretet e të
njohurve të rrethit miqësor të Spiridon Bonattit që ai takoi në Shkodër.
Ditën e katërt të qendrimit në Shkodër Lear-i e kish
planifikuar për të pikturuar për miqtë. Që herët shkoi në shtëpinë e Konsullit
përt të vizatuar një kapedan gegë, Abdullah Beun, i veshur aq mrekullisht në
ato kostume në të kuq e me ar. [6]I
mrekulluar nga kostumet popullore shqiptare , Lear pikturoi Elena Bonnatin, vajzën
e dytë të zvkonsullit britanik ne Shkodër, z Spiridon Bonatti, të veshur me
kostum tradicional shkodran. Kostumi popullor shkodran që veshi Elena Bonnati për
të pozuar për Lear, ishte një kostum që përdorej nga aristokracia e Shkodrës e
të dy besimeve fetare.
Pavarësisht faktit
që në përshkrimet e Lear, Spiridon Bonatti përmendet si nënkonsull britanik në
Shkodër, kombësia e tij nuk ishte britanike. Familja Bonatti kishte ardhur nga
Korfuzi dhe ishte vendosur ne Shkodër. Me parë i ati i Elenës, kish shërbyer në
Prevezë si konsull britanik. Ai shërbeu për një kohë të gjatë në Shkodër si
zvkonsull i Britanisë së Madhe. Në Shkodër kishin gjetur strehë disa familje
shqiptare nga skajet më jugore të vendit, ndër ta Idromenot nga Para, Kacarosër
nga Korfuzi dhe Bonnatët po prapë nga Korfuzi. Nga viti 1842-1847 pranë nënkonsullatës
britanike punoi edhe Pashko Vasa si sekretar i kësaj nënkonsullate.
Mesa duket në këto vite ai është njohur
me Katerina Bonnatin(Ninën), motra e Elenës me të cilën ai u martua më vonë në
1860. Ata patën sëbashku katër vajza dhe një djalë, ndër të cilët tri vajza dhe
djali vdiqën në moshë të njomë, ndërsa vajza e katërt vdiq më vonë, por edhe
ajo e re, në moshën 28–vjeçare.
Gjurmimi i personazheve historikë që shfaqen në kronikat, akuarelet dhe tablotë të udhëtarëve dhe piktorëve të huaj në shekullin e XIX mund të fillojë të rindërtojë mozaikun e një Shqipërie të dikurshme që koha e ka dëmtuar dhe prishur. Epoka Viktoriane , periudha e vonë otomane në Shqipëri, Edward Lear, fisi Bonatti nga Korfuzi i vendosur në Shkodër dhe Pashko Vasa janë epoka historike e kulturore në të cilat jetuan personazhe historikë e kulturorë fati i të cilëve ndërthurrej sëbashku duke prodhuar, art, orientalizëm dhe imazh.
Gjurmimi i personazheve historikë që shfaqen në kronikat, akuarelet dhe tablotë të udhëtarëve dhe piktorëve të huaj në shekullin e XIX mund të fillojë të rindërtojë mozaikun e një Shqipërie të dikurshme që koha e ka dëmtuar dhe prishur. Epoka Viktoriane , periudha e vonë otomane në Shqipëri, Edward Lear, fisi Bonatti nga Korfuzi i vendosur në Shkodër dhe Pashko Vasa janë epoka historike e kulturore në të cilat jetuan personazhe historikë e kulturorë fati i të cilëve ndërthurrej sëbashku duke prodhuar, art, orientalizëm dhe imazh.
[1] Shih për më tepër Afrim Q.
Karagjozi. “Eduard Liri”. Botimet Enciklopedike. Tiranë: 1997. faqe 130
[2] Andre Hammond. The uses of Balkanism: Representation and
Power in British Travel Writing,1850-1914. The Slavonic and East European
Review, Vol.82,No.3(Jul.,2004) faqe 606
[3] Afrim Q. Karagjozi. “Eduard Liri”. Botimet Enciklopedike.
Tiranë: 1997. faqe 20
[4] Barbara Jelavich. “The British Traveller in the Balkans:
the Abuses of Ottoman Administration in the Slavonic Provinces” The Slavonic
and East Review, Vol.33, No. 81(June.,1955) faqe 396
[5] Andre Hammond. The uses of Balkanism: Representation and
Power in British Travel Ëriting, 1850-1914. The Slavonic and East European
Review, Vol.82,No.3(Jul.,2004) faqe 606-607
Saturday, 19 August 2017
Dividi dhe kama e shkruesit të Ali Pashë Tepelenës.
Në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar gjenden rreth
6200 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore,
duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të
shekullit XX. Rëndësia e tyre
nuk shtrihet vetëm në rolin ekspozues e ilustrues të historisë por edhe në
rolin e rrëfimit të historisë dhe epokës që përfaqësojnë. Në këtë mënyrë
muezologjia i vjen në ndihmë historisë përmes dokumentimit dhe ilustrimit të
ngjarjeve dhe epokave historike duke e vendosur historinë e territoreve ku
banojnë sot shqiptarët në një histori integrale të Mesdheut.
Subscribe to:
Posts (Atom)






