Sunday, 25 February 2018

Fjala shqip “burra” në një tekst poetik të Bajronit




Në vitin 1904 në Britaninë  e Madhe  u botua vepra e plotë poetike e Bajronit. Në veprën poetike të Bajronit përveçse poemave të tij të famshme si “Shtegtimi i “Childe Haroldit”, poemave orientale, “Don Juan-it” etj.,  u përfshinë dhe krijime poetike që i përkisnin momenteve të fundit të jetës së poetit romantik  anglez. Bajroni që në gjallje të tij,  por edhe më vonë pas vdekjes së tij, qe konsideruar si talenti më i madh poetik pas Shekspirit në poezinë angleze. Për këtë arsye vepra e tij poetike gjithmonë ka ngjallur interes. Në vëllimin VII të veprës së tij të edituar nga Coleridge në vitin 1904 është përfshirë dhe poezia “Songs to the Suliotes”-“Këngë Suliotëve”  e gjetur nga një autograf kushtuar Mr. Murray, mikut dhe botuesit të Bajronit.
Bajroni zhvilloi gjatë qëndrimit të tij të parë në Greqi dhe më vonë një simpati e miqësi për këtë racë luftarake shqiptare, por që kulturialisht pikërisht në këtë kohë po hynte në qarkun e helenizmit. 
Suliotët, si popullsi rebele e luftarake kanë frymëzuar shumë autorë europianë, piktorë e shkrimtarë. Lord Byron, i përmend i pari në shënimet e poemës së mirënjohur të tij, "Shtegtimet e  Childe Harold". Ai përshkruan  një vendqëndrim në Lutraki në Greqi, ku Bajroni i shoqëruar nga 50 trupa shqiptarësh dhe arvanitësh po udhëtonte drejt Tripolicës për të takuar Veli Pashën, djalin e Ali Pashë Tepelenës. Natën qenë  rreth zjarrit, pasi hëngrën dhe pinë verë, shoqëruesit shqiptarë u ngritën dhe ia morrën valles. Bajroni në shënime shkruan: "Nata ishte e errët, por në flakëritjen e zjarrit të kapte syri një korije, ca shkëmbinj dhe një liqen, të cilët tok me pamjen e egër të valltarëve të ngjante me një tablo që mund të kishte qenë piktura më e bukur e ndonjë piktori të tipit të autorit të Misterit të Udalfit". ...Dhe ndërsa e mërmërisnin këtë këngë, vinin rrotull zjarrit, uleshin në gjunjë, hidheshin lart dhe vini rrotull, kurse kori përsëriste fjalët. Fëshfërima monotone e valëve mbi guralecë në buzë të detit, ku ishim ndarë në grupe, mbushte menjëherë intervalet e heshtjes së këngëve me butësi dhe thyente monotoninë e tingujve.
Në  tërësinë territoriale të Çamërisë, përfshihej dhe krahina e Sulit, në të cilën banonin  shqiptarë të krishterë, që flisnin dialektin çam, që kishin krijuar një bashkësi të pavarur fillimisht midis katër fshatrave Suli, Qafa, Avariku dhe Samoniva dhe që qeveriseshin në bazë të venomeve.  Banorët e Sulit në fillim ishin vendosur në këto katër fshatra shkëmborë afër njëri-tjetrit.  Në fshatin Sul banonin nëntëmbëdhjetë fise ose fara të përbëra nga 450 familje me rreth 2000 anëtarë nga i njëjti gjak. Fiset më të rëndësishme ishin ata të Xhavellajve, Boçarëve, Drakove, Dangëllive, Kuconikëve, Karabinëve, Malemejve, Buzëve, Kallogjerëve, Zarbenjëve, Papajanëve, Shahinëve. Në Qafa ishin katër fise që kishin 90 familje me afro 360-400 anëtarë. Këta ishin: Zervat, Pantazenjtë, Nikajt, Fotenjtë; në Smonivë ishin tre fise: Bejkot, Dangëllenjtë dhe Irajt me 50 familje dhe rreth 200-250 anëtarë; në Avarik ishin tre fise: Salarenjtë, Bufajt dhe Xhorazët. Në kohë të katër fshatrat morën emrin e përgjithshëm Suli. (Koli Xoxi, Marko Boçari: fq,6).  Më vonë në beteja me osmanët për të ruajtur vetqeverisjen e tyre, këtyre fshatrave iu bashkangjitën edhe 60 të tjerë të krishterë dhe myslimanë, të cilët u paguanin suliotëve detyrimet. Më kryesorët ishin: Zavruho, Gliqi, Potamia, Nemica, Kocanohori, Januzi, Zavarina, Gorica, Koritiani, Koroni, Koronopuli, Qeli, Turkopulako, Spathari, Skandali, Shalësi, Kulluri, Cangari, Stanovo, Mukovina, Dragoveci, Ardoshi, Sistruni, Romano, Alpohori, Vila, Sericani, Dervizani, Golemi, Lipa, Toskësi, Çifliku, Zhermi etj., të cilët gjendeshin 7 km larg Sulit. (Koli Xoxi. Marko Boçari: fq 6 ). 
Në Këngën e II, të “Childe Harold” , në strofat e marshit luftarak të ushtrisë së Ali Pashë Tepelenës, Tamburxhi, Tamburxhi, të krijuar sipas variantit të këngëve popullore shqiptare që Bajroni kishte dëgjuar, ai përmend dhe suliotët. 
...E kush është aqë trim sa sulioti zeshkan,
Me fustane të bardhë e të zi tallagan?
Ja le tufën shqiponjës e bishës e zbret
Poshtë fushës me sulm si rrëkeja në det...
Në kohën kur Bajroni shkroi dhe botoi “”Shtegtimet e Child Haroldit më 1812 asnjë nuk e vinte në dyshim etnicitetin e suliotëve, pasi ata qoftë nga William Martin Leake, konsulli britanik pranë Ali Pashë Tepelenës (1805-1810) apo dhe Francois Pouqeuville kosulli francez (1807-1814), njiheshin si shqiptarë. Gjithsesi poezia “Songs to Suliotes ”na vjen në ndihmë përmes një fjale të shkruar, që flet për një ligjërim të suliotëve për të kuptuar se gjuha që ata përdornin ishte gjuha shqipe. Në vargjet e Bajronit kushtuar suliotëve, në poezinë “Këngë Suliotëve”, në vargun 3 të strofës së parë, ka një fjalë të shkruar në anglisht Bouwah, Bouwah! Suliotes. 

UP to battle! Sons of Suli
Up, and do your duty duly!
There the wall--and there the Moat is:
Bouwah![1] Bouwah! Suliotes!
Bouwah![1] Bouwah! Suliotes!
FOOTNOTES:
[1] /!" is their war-cry.

Shpjegimi që jepet nga botuesi në fund të faqes është is their war-cry: është thirrja e tyre (suliotëve) e luftës. Duke qenë se nuk është një fjalë anglisht, por një fjalë nga gjuha e përditshme, që përdornin suliotët në komunikim, por dhe gjatë luftimeve, ajo është fjala shqip burra. Bajroni në poezinë e tij ka dhënë transkiptimin e asaj, që ai vetë është munduar për ta shqiptuar si fjalë. Si mund të vihet re, në fjalën Bouwah,  mungesa e shkronjës rr, shumë e pranishme në shqip, por që në fakt mungon në shqiptimin e fjalëve në anglisht. Ka shumë mundësi, që Bajroni ta ketë shkruar këtë fjalë siç e ka dëgjuar, pasi siç dihet në anglishten britanike, tingulli r, kur është para bashkëtingëlloreve humbet gjatë shqiptimit. 
Fjala burra është një reflektim dhe i strukturës fisnore, që karakterizonte suliotët dhe në fakt është dëshmia e dytë, që na vjen përmes teksteve për fjalët që përdornin shqiptarët në luftime. E para dëshmi është shprehja “e mbi tha” që përmend Dhimitër Frangu në gojën e Lek Dukagjinit, në librin e tij për Skënderbeun më 1584.  Fjala “burrë” në shqip sipas Çabejt është një fjalë e fondit leksikor të gjuhës shqipe.Pas një shtjellimi të gjerë etimologjik, ku sjell krahasime të ndryshme të etimologjive të kësaj fjale të dhënë nga Han, Gustav Meyer, apo Jokl,  ai thekson se fjala burrë është e afërt me fjalën gjermanishte të vjetër barro, “burrë i lirë”, një fjalë që në Perëndim dha emrin e baronit dhe që në gjuhën shqipe e ngjashme me birr e barrë.(Eqerem Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes, Akademia e Shkencave të Shqipërisë,Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Vëllimi A-B, Tiranë;1976, fq 389-390). Interesant është fakti që jepet dhe te Plutarku, në jetëshkrimin e Pirros së Epirit, ku si epitet që Pirro mbante, ishte fjala “burri”, Pirro Burri. Duket se kjo fjalë kishte rrënjë të thella në psikologjinë sociale të grupeve etnike që popullonin Epirin. 
Suliotët patën konflikt të gjatë me Ali Pasha Tepelenën, pasi ai i konsideroi si armiq të përpjekjeve të tij, për të centrallizuar pushtetin në jug të Shqipërisë.  Ata shpesh herë në mënyrë të pavetdijshme u shndruan dhe në instrumenta të Fuqive të Mëdha në rajon, duke u rreshtuar herë me francezët apo me rusët kundër Ali Pashë Tepelenës. Ndërhyrja  e  rusëve në Pashallëkun e Janinës, si dhe përkrahja e hapur ndaj kundërshtarëve të Ali Pashë Tepelenës, u dha zemër suliotëve, pavarësisht faktit se kishin një farë marrëveshje me Ali Pashë Tepelenën për të mos e trazuar,  ata e shkelën ujdinë dhe të ndihmuar prej rusëve, filluan veprimet plaçkitëse brenda pashallëkut. Në të njëjtën kohë Ali Pasha Tepelena arriti që të mësonte me saktësi nga policia sekrete e tij, se pas rezistencës së organizuar suliote dhe lëvizjeve himariote qëndronin misionarët rusë, që zbarkonin në mënyrë të fshehtë dhe të paligjshme, prisnin kapedanë të rezistencës suliote, kundërshtarë të Aliut në bazat e tyre në Korfuz, Lefkadhë, Zakintho, Santa Maura dhe i nxisnin për komplotuar dhe përmbysur pashanë e Janinës. (Irakli Kocollari, Policia sekrete e Ali Pashës: fq 24-25)
 Në këto kushte Ali Pasha Tepelena intesifikoi përpjekjet e tij për të eliminuar qëndresën suliote, ndaj në muajin qershor 1800, pasi siguroi përkrahjen e agallarëve kryesorë çamë, filloi ekspeditën kundër Sulit, por këtë herë duke përdorur një taktikë të re, atë të një rrethimi të fortifikuar, që sa vinte dhe ngushtohej. Qëndresa e suliotëve sa erdhi dhe u dobësua pas këtij rrethimi dhe as përpjekja e rusëve për  t’i ndihmuar dhe as organizmi i një besëlidhje të re nuk bënë të mundur që Suli të ruante lirinë e vet. Këto tendenca ekspansioniste të Pashait Tepelenas do të binin në kundërshti me tendencat për një autonomi lokale të konsiderueshme që gëzonin bejlerët e Çamërisë, të cilët për t’i bërë ballë pushtetit në rritje të Ali Pashës u organizuan në një besëlidhje së bashku me suliotët në vitin 1802  kundër tij. Në këtë lidhje morën pjesë Islam Pronjoja i Paramithisë, Dematët dhe Sejkatët e Filatit, Çeparenjtë e Luaratit, Daljanenjtë e Konispolit, bejlerët e Margëlliçit, bejlerët e Delvinës dhe të Beratit. (Hajredin Isufi, Musa Demi dhe qëndresa çame 1800-1947: fq, 13)
Gjithsesi në datën 25 dhjetor 1803, malsorët trima të Sulit nënshkruan aktin e kapitullimit para Veli Pashës, i cili pranoi kushtin, që ata të largoheshin jashtë kufijve të pashallëkut.  Në këtë pikë të marrëveshjes nisi dhe një nga keqkuptimet më të mëdha, mids Ali Pashës dhe suliotëve, pasi ky dëshironte që ata të vendoseshin brenda kufijve të pashallëkut ,  pasi e dinte që nëse do të largoheshin, suliotët do të ishin kundërshtarë të përjetshëm të tij. Ali Pasha premtoi se do t’u krijonte kushte jetese, pune dhe shërbimi, ndërsa suliotët nuk pranuan të ktheheshin dhe filluan luftimet me repartet e Vezirit. Në këto luftime ndodhi dhe heroizmi grave të Sulit, të cilat sakrifikuan veten e tyre së bashku me gjithë fëmijët duke u hedhur në rrëpirën e shkëmbit të Zalongut. Pjesa tjetër e suliotëve u vendos në Ishujt Jonianë dhe në Pargë, ku themeluan dhe regjimentin shqiptar dhe ashtu si kishte parashikuar Ali Pasha Tepelena do të vazhdonin luftën kundër tij, duke marrë pjesë në inskursione të herëpashershme plaçkitëse në pashallëk. Marrëdheniet e tyre do të vazhdonin të ishin të tendosura deri në vitin 1820 kur fillon rebelimi i Ali Pashë Tepelenës ndaj Portës së Lartë.
Me këtë rast po botojmë sërish poezinë e plotë Bijtë e Sulit të shqipëruar mjeshtërisht nga Dhori Qiriazi. 

Song To The Suliotes
1.
UP to battle! Sons of Suli
Up, and do your duty duly!
There the ëall--and there the Moat is:
Bouëah![1] Bouëah! Suliotes!
There is booty--there is Beauty,
Up my boys and do your duty.
2.
By the sally and the rally
Ëhich defied the arms of Ali;
By your oën dear native Highlands,
By your children in the islands,
Up and charge, my Stratiotes,
Bouëah!--Bouëah!--Suliotes!
3.
As our ploughshare is the Sabre:
Here's the harvest of our labour;
For behind those battered breaches
Are our foes ëith all their riches:
There is Glory--there is plunder--
Then aëay despite of thunder!

FOOTNOTES:
[1] /!" is their ëar-cry.
The Ëorks of  Lord Byron (ed. Coleridge, Prothero)/Poetry/Volume 7/Song to the Suliotes, pg 83.First Edition . . February, 1904.
From an autograph MS. in the possession of Mr. Murray,
noë for the first time printed.]


Këngë për Suljotët

Bij të Sulit , trima të urtë
Shkoni si tufan në luftë
Mbi kala e mbi portë
Burra, burra o Suljotë!
Bukuri të rrëmbesh prenë
Siç e keni ju adetnë!

Befas ngrihi tok me retë
Tmerr për Ali Pashën vet.
Është i shtrenjtë, mal i lartë
Ku ju i kini burrat dhe grate
Ndaj sulmoni porsi shqotë
Burra, burra o Suljotë.

Pluar kini këllëç e shpatë
Me to korrni grurë të artë
Mbi armiq me sakature
Çani dyer, çani mure
Ju lavdinë e keni vetë
Shkoni grindi me rrufetë!

Përktheu: Dhori Qiriazi






No comments: