Tezat historike të akademikut Bavarez J.F.Fallmerayer, tronditën mendimin
historik evropian në gjysmën e dytë të shekullit të XIX. Për herë të parë, pas
formimit të shtetit kombëtar grek, u vu
në dyshim vazhdimësia greke në territoret e veta historike dhe një rëndësi e
veçantë iu dha dyndjeve të popujve sllavë dhe shqiptarë në territoret e asaj që
njihej si Greqia e lashtë. J.P.Fallmerayer, historiani bavarez në trajtesën e
tij “Elementi shqiptar në Greqi” që u botua në tre fashikuj të Akteve të
Akademisë së Shkencave të Bavarisë në vitet 1857-1860, në të njëjtën kohë
u morr gjerësisht edhe me origjinën e
shqiptarëve.
Sipas Fallmerayerpas përmbysjeve
revolucionare të gjithanëshme që sollën stuhitë e dyndjeve barbare dhe
vendosjen masive të sllavëve në Ballkan, tashmë nga trashëgimi i Greqisë antike
nuk kish mbetur gjë veçse toka, gërmadhat, kurse në rrembat e këtij populli”nuk
rridhte më asnjë bulë gjaku grek”, e për këtë arsye nuk mundtë bëhej fjalë për
asnjë lloj kontinuiteti historik, aq më tepër që në shekullin e XIV një dyndje
e dytë masive, tani shqiptare, i kishte mbuluar dhe viset më të thella greke
deri në Peloponez[1].
Më tej ai vazhdonte se tani atje jeton
një fis i ri i vallazëruar me fisin e madh të sllavëve. Si element i dytë i
popullsisë së atjeshme janë për tëu përendur shqiptarët...Sllavët skithikë,
arnautët ilirë, fëmijët e evendeve veriore, të një gjaku me serbët e bullgarët,
dalmatët e moskovitët(rusët) janë ata që i quajmë sot helenë.[2]
Ishte e natyrshme që ky konstatim dhe afirmim i kësaj ndërprerje historike
të etnosit grek dhe evidentitimi i prejardhjes së lashtë të shqiptarëve të
shkaktonin një reaksion në rrethet intelektuale të Europës, që në të shumtën
rasteve 20 vjet pas triumfit të Revolucionit Grek dhe ndërtimit të shtetit
kombëtar grek, kishin qenë avokate të
forta të ndërtimit të Greqisë së re sipas një modeli dhe ideali që do
përfaqësonte shpirtin grek të antikitetit të studiuar në katedrat e
universiteteve europiane. Magjepsja evropiane përkundrejt ringjalljes së Greqisë
ishte kthyer në një rrymë të mendimit politik e kulturor evropian të fillimit
të shekullit të XIX, të njohur me emrin Filohelenizëm, eksponentë të të cilit
kishin qenë disa nga figurat më të njohura të kulturës evropiane si Lord Byron,
Shatobrian, Gëte , Manzini etj. Në botimin e “Këngëve Popullore të Greqisë
moderne” në Paris në 1824, nga Claude
Fauriel, dy vjet pas masakrës së Hios dhe shtypjes së egër të kryengritjes së
parë greke, autori pohon me këmbëngulje
se kombi grek zotëron mjaftueshëm gjithçka që, në 1823-shin, është mbajtur si
trashëgim i domosdoshëm i një kombi të denjë për këtë emër-një gjuhë dhe një
kulturë që siguron vazhdimësinë me pasardhësit e mëdhenj, një letërsi popullore
të gjallë, të rrënjosur në truallin dhe shpirtin e kombit.[3]Ky
pohim dhe botime të tjera në shtypin evropian të kohës rrëfejnë sesa thellë
ishte shtrirë procesi i uniformizimit të identiteve të ndryshme kulturorë,
linguistikë dhe gjeografikë në mendimin evropian kur realitetet në terren ishin
të ndryshmëm nga sa pretendohej. Kjo duket nga perceptimi që kishin njerëz të letrave
që kishin jetuar në Greqi, përfshirë dhe historian gjerman Fallmerayer. Në një letër të 11 shkurtit 1834,ait hotë se e tëra Atika është e populluar nga shqipfolës dhe në kryeqytet
gjejmë njerëz që e dinë greqishten vetëm se u nevojitet. Në Beoti, përjashtuar
tre lokalitete, vihet re e njëjta gjendje.[4]
Sigurisht që ky përcaktim shprehte një realitet të njohur të kohës por që
me kalimin e kohës ndryshoi në dëm të popullsisë arvanite. Popullsia arvanite,
e pranishme që prej shekullit të XIII në Greqi kaloi përmes proceseve të
ndryshme të asmilimit në kohën e
formimit të shtetit kombëtar grek. Këto procese asimiluese ishin bazuar në ato
karekteristika që kishin ndihmuar për të themeluar kombin grek si identiteti
fetar,urbanizimi i menjëhershëm që hyri mbretëria e re greke dhe sidomos rajoni
i Atikës ku kjo popullsi ishte më tepër e përqendruar. Si të krishterë ortodoksë
që ishin,dhe duke qenë se ortodoksia ishte në themel të identitetit helen
modern që po lindte, shumë prej tyre kishin marrë në luftën për çlirim, disa
prej tyre madje u bënë dhe udhëheqës të saj. Njëlloj si në shekujt e mëparshëm
helenizmi ndihmohej nga përzierja dhe moskompaktësia e disa popullsive, si dhe
procesi i urbanizimit. Mungesa e një tradite letrare vepronte po kështu në këtë
drejtim. Rrjeti i arsimimit greqisht që po zhvillohej ishte, sëbashku me
Kishën, një motor i fuqishëm i greqizimit, veçanrisht kur u shtuan përpjekjet
për të shkolluar dhe vajzat. Por, ajo që ndihmoi në fshirjen e gjuhës shqipe
ishte dhe zhvlerësimi i saj social, të paktën në hapësirën publike: të flisje
shqip do të thoshte t’i përkisje shtresës më të ulët të shoqërisë neo-helenike,
domethënë të ishe fshatar ose marinar, kuse të flisje greqisht kishte kuptimin
e të qenit një “helen i vërtetë”[5].
Vepra e J.F. Fallmerayer nuk ishte e panjohur për mendimin e Rilindjes Kombëtare
Shqiptare (1845-1912). Duke qenë se ajo ishte konsideruar si e para
histori pak a shumë e gjerë e shtjelluar
e shqiptarëve, ajo bënte pjesë në korpusin e veprave të studimeve
albanologjike, të cilat ishin rezultat i kozmopolitizmit intelektual evropian të
mesit të shekullit të XIX. Si nënvizon me të drejtë Anne-Maria Therese në veprën
e vet “Krijimi i identiteve kombëtarë.Evropa e shekujve XVIII-XIX”, një nga pasojat e kozmopolitizmit
intelektual është ndihma ndaj kombeve në lindje, mjediset intelektuale të të
cilëve nuk janë ende aq të pajisura për të ndërmarrë, pa mbështetje , ndërtimin
e lashtësisë së tyre dhe gjuhës së tyre.[6]Në
realitetin shqiptar të zgjimit kombëtar vepra e tij u klasifikua në mbështetje
të tezës pellazgjike, nëpërmjet revokimit të së kaluarës së lashtë, të
barasvlefshme me atë të grekëve dhe latinëve. Poeti kombëtar Naim Frashëri në
parathënien e përkthimit të këngës së Parë të ‘Iliadës” së Homerit në 1896,
shkruan se përmend Fallmerayer-in, dhe dijetarë të tjerë të huaj që kanë
kontribuar në studimin e kulturës dhe gjuhës shqipe. Teza pellazgjike në mesin
e shekullit të XIX përfaqësonte në fakt një shqetësim të dyfishtë.
Së pari , ajo reflektonte një shqetësim gjeostrategjik ndaj Pansllavizmit
dhe Pangjermanizmit që luftonin për territore në Ballkan. Mesi i shekullit XIX dhe fillimi i
shekullit XX janë vitet e nacionalizmit në Ballkan por edhe të interesave gjeostrategjike dhe politike të Fuqive të Mëdha, që mundohen të krijojnë shtete klientë në territoret e Perandorisë Osmane që çlirohen një nga një nën zjarrin e kryengritjeve të njëpasnjëshme. Së pari Greqia, që fiton pavarësinë
por rreshtohet nën tutelën kulturore bavareze dhe më vonë interesat
gjeostrategjike të Perandorisë Austro-Hungareze, perandoria e bashkëjetesës të
shumë popujve që gjendet shumë shpejt nën flakën e nacionalizmave,
që lindin mes popullsive të saj të shumta por edhe nën deshirën imperialiste për t’u zgjeruar akoma drejt jugut, formojnë atë që quhet fronti
gjermanik kulturor në Evopën Lindore. Në kontaktet e saj me popullsitë e Ballkanit, fill pas Paqes së Karlovacit në 26 janar 1699,
Perandoria e Shenjtë Austriake do të shikonte me shumë
interes zhvillimin e tyre kulturor. Përkundrejt Pangjermanizmit nëBallkan rreshtohej Pansllavizmi me
ideologjinë e tij përbashkuese të popujve sllavë. Së dyti ajo ishte një
shqetësim shkencor pasi si vërente më tëdrejtë Dora D’Istria, ajokonsiderohej si një shkencë që porsa ka
lindur në ditët tona dhe si të gjithë shkencat e tjera, ajo ka themele shumë të
shëndosha në filologjinë dhe në mitologjinë e krahasuar, në shqyrtimin e
karaktereve morale dhe fizike, në arkeologjinë primitive, në traditat kombëtare
etj[7].
Pra si shikohet në mesin e shekullit XIX, origjina pellazgjike ishte një
realitet pothuajse i prekshëm shkencor ndaj të cilit nuk mund të ishin
indiferentë përfaqësues të rëndësishëm të elitës shqiptare, por përzierja me të
edhe emrit të Falmejaher ishte e egzagjeruar. Vepra e tij ishte e admirueshme
dhe mbetet dhe e admirueshme edhe sot dhe sipas Franc Babinger, albanologut të
njohur ai e quan atë forca e intepretimit
dhe shprehet për gjuhën e përdorur se
bukuria e gjuhës së tij të lë pa mend.[8]
Mirëpo pavarësisht përmendjeve apo dhe citimeve të ndryshme të veprës sëFallmerayer
-it nga ana e eksponentëve të ndryshëm të kulturës shqiptare ,një portret të
plotë akademik të Fallmerayer-it në botën shqiptare e gjejmë në vitet 80’ të
shekullit të kaluar. Për herë të parë një portret të plotë akademik të
akademikut dhe historianit Fallmerayer, e gjejmë në ligjëratën e profesor Aleks
Budës, “J.F.Fallmerayer dhe historia mesjetarëve e shqiptarëve” e
mbajtur në Akademinë e Shkencave të Bavarisë në 1981dhe të botuar në Shkrime
Historike 3, fq 164-184. Sipas Profesor Budës, pavarësisht kundërshtimeve dhe
akuzave që iu adresuan nga opinioni publik grek, në thelb Fallmerayer dhe teza
e tij nuk kishte kurrsesi synimin e një
zhvletësimi moral dhe të një një përmbysje të elementit autokton nacional.[9]Profesor
Buda pasi vë në dukje formimin iluministe e republikan tëFallmerayer si
pjesëmarrës edhe në revolucionin 1848-1849, e rrjedhimisht edhe mbështëtës të
lirisë së kombeve të reja që po lindnin,
nënvizion faktin se qendrimet e
tij akademike duhet ti kërkojmë pikë së pari në plan gnoseologjik.[10]
Pikërisht në këtë plan Prof Buda mirëkupton dhe mbështet me të drejtë pyetjet
metodike që shtronte Fallmerayer sesi historiografia
mund të pretendonte, mbas gjithë këtyre përmbysjeve që, midis një Perikliu e
një Kolokotroni në Geqi, midis Gentit e Teutës dhe Skënderbeut në Shqipëri të
mund të kishte një kontinuitet etnik të drejtëpërdrejtë , të pandërprerë[11]?
Mirëpo pavarësisht faktit të shtruarjes drejt të këtyre pyetjeve nga ana
metodike, Prof Buda nënvizon faktin tjetër autoritar të bazuar në gjetjet e
kërkimet e reja historike se teza e
mungesës absolute të kontinuitetit etno-kulturor që vlente për Greqinë, ashtu
dhe për popullsitë e tjera autoktone të dakorumunëve, të shqiptarëve nuk mund
të mbahet. [12]Kur
vjen fjala te shqiptarëtProf Aleks Buda e bazon argumentin e vet të
kontinuitetit iliro-arbëror nëzbulimin e kulturës së Komanit, të cilën ai
e konsideron si një hallkë elokuente e kontinuitetit midis banorëve të lashtë
dhe vazhduesve arbër; një kulturë meshtrirje kohore që nga shekulli i VII deri në shekullin e IX dhe me një shtrirje
territoriale mjaft të gjerë nga alpet shqiptare deri në brigjet jugore të detit
Adriatik e në luginën e Vjosës.[13]Sipas
Budës, Kultura e Komanit ishte kjo një
kulturë e një popullsie qytetare e fshatare, bregdetare e malore, më rrënjë në traditën antike dhe me novacione, me
elementëtë trashëguara nga kultura ilire halshatiane e hekurit dhe nga kultura
provinciale romake e paleobizantine, ku elementët sllave nuk figurojnë veçse si
elementë të izoluara dhe jo si një kulturë kompakte[14].
Ky përfundim shumë i rëndësishëm i shkencës historike e arkeologjike shqiptare
është i ilustruar edhe me studime gjuhësore të toponimisë , ku Profesor Buda
jep shembullin e qytetevetë përfshira në Kulturën e Komanit, të cilat si apelative shqip dëshmojnë
karekterin etnik të banorëve të tyre[15].
Ai sjell shembullin e emrit të qytetit të Krujës, metastazë e Albanopolit antik, një nga qendrat e kulturës arbërore e
dokumentuar qysh nga shekulli i IX. [16]
Merita e Prof. Budës është se nëpërmjet seriozitetit shkencor dhe studimit
multidisiplinar na jep një portret të plotë të akademikut bavarez dhe veprës së
tij në albanologji. Në këtë prizëm është parë dhe toponima etnike e emrit arbër
, përmendje për herë të parë të tyre dhe shpërndarjes së tyre gjeografike. Prof Buda e kundërshton mendimin e Fallmerayer-it
të bazuar në teorinë e baticës dhe zbaticës së vërshimeve sllave dhe
përqendrimit të pushteteve politike të tyre dhe që nënkupton se në momentet e
dobësimit të këtij pushteti, fillonte fuqizimi i pandalueshëm i shqiptarëve
duke qëmtuar me skrupolozitet akademik në analet historike faktet dhe dokumentat
historike si dhe duke analizuar strukturën urbane të shoqërisë arbëre. Pikërisht,
në këtë analizë të kësaj strukture urbane, çka nuk e gjemë në veprën e Fallmerayer
-it, qendron merita e mendimit historik të Profesor Budës, kur ai nënvizon
faktin se është pa bazë të mjaftueshme
mendimi i Fallmeraherit i cili bie rob i një mënyre shabllone të mendimit që i
karekterizon shqiptarët si një popull barinjsh, ndërsa dokumentat flasin për
një shoqëri të diferencuar feudale me origjinë shqiptare, siç janë arhondët e
Arbërit që mbajnë titujt e lartë të hierarkisë feudale bizantine si
panhypersevastë, ata “nobli viri”, kontë, baronë, prelatë, burgencë, ato
bashkësi fshatare të cilat sundimtarët bizantinë, anzhuinë etj, i cilësojnë si
“burra fisnikë shqiptarë” me emrat e tyre etnikë karekteristikë. [17]Në
të njëjtën kohë Profesor Buda njeh meritat e Akademikut Bavarez përsa i përket
zgjerimit të emrit Arbër dhe Arbëri, mendim të cilin ai e perifrazon duke
përjashtuar ligjet e një dhune demografike dhe shtrirje të dhunshme porse si një shtrirje marrëdhëniesh, formash
të ndryshme në një territor me një popullsi unitare që fliste të njëjtën gjuhë,
kishte të njëjtën prejardhje, zakone dhe si një komunitet historikisht i
formuar dhe i konsiliduar që gjeti shprehje me emrin e përbashkët. [18]
Fallmerayerhasi shqiptarët me emërtimin arvanit në gadishullin e Moresë,
për të cilin ai shkruajti një vepër të me titull “Histori e gadishullit të
Moresë”. Fenomenin e shpërnguljes së tyre nga Shqipëria drejt Moresë, nën dritën
e konkluzioneve të arritura nga akademiku bavarez, profesor Buda e analizon në
një rrafsh krasues midis zhvillimit të fedudalizmit në Arbëri e Greqi dhe
Gjermani. Ai analizon shkaqet dhe arsyet se përse ky ekspansion demografik
shqiptar nuk mundi të kanalizohej në shërbim të klasës feudale arbëre të
vendosura në tokat e reja dhe shfrytëzimin e kësaj situate nga klasa feudale
greke për ta kanalizuar në popullimin e tokave djerrë dhe të braktisura. Profesor
Buda, lëvizjen migratore të shqiptarëve drejt Greqisë, e shtrin në një rrafsh
krahasues kur merr shëmbullin e popullsisë
gjermane të masave fshatare që nën këtë presion të rritjes së shrytëzimit
feudal shtegtuan në mënyrë masive drejt lindjes në vende ku mundën të gjejnë
toka të lira dhe kushte më lehta shoqërore. [19]
Mendimi historik i Profesor Aleks Budës për historianin gjerman Fallmerayerështë
i një vale me mendimin evropian të mëvonshëm
historik përsa i përket teorisë së tij të kontinuitetit historik pasi edhe dy nga biografët e tij dashamirë, historiani Ernst Molden
shkruan se më në fund, si rezultat i të gjitha hulumtimeve të reja për tërë
komplesitetin e kësaj çështjeje deri në një shkallë të lartë sigurie mund të
shprehet ideja se teoria e Fallmerayer
mund të pretendojë për saktësi vetëm në një masë shumë të kufizuar.[20]Analizae
detajuar e mendimit historik tëFallmerayer-it e krahasuar me burimet më të fundit
në albanologji, bën të mundur protretizimin dhe nxjerrjen në pah të kontributit
të tij në albanologji. “Habent sua fata libelli”*, shkruan profesor Buda nëligjëratën
e tij, çka në të vërtetë nuk është funksionale vetëm për veprën e Fallmerayer-it
por edhe për vet veprat e profesorit në albanologji. Sfida më e madhe e mendimit
historik shqiptar është pikërisht leximi dhe analizmi i strukturës së mendimit
historik të korifejve të shkrimit të historisë kombëtare përmes përmirësimit të
shkrimit të kësaj historie sipas dokumentacioneve më të fundit. Ligjërata e
Profesor e Aleks Budës për kontributin e akademikut bavarez Fallmerayer dhe
çështjet e mesjetës shqiptare është një model i mirë që ka se çfarë ofrojë në
këtë drejtim.
*“Sipas kapaciteteve të lexuesit përcaktohet dhe fati i librit”. Ky është
vargu 1286 i De litteris, De syllabis, De
Metris nga gjuhëhari dhe shkrimtari latin i shekullit të III të e.s
Terentianus Maurus.
Bibliografi:
1-
Aleks Buda. J.F.Fallmerayer dhe historia mesjetare e
shqipëtarëve. Prishtinë:2006. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës
2-
Anne-Maria Thiesse. Krijimi i identiteve kombëtarë.Evropa
e shekujve XVIII-XIX. Prishtinë:2004. Dukagjini
3-
Ahmet Kondo. Dora
D’istria për çështjen kombëtare shqiptare.Tiranë: 2002, Flesh
4-
NataliClaire
.Nëfillimet e nacionalizmatshqiptar. Tiranë: 2009, Përpjekja
5-
Peter Bartl. Jacob Philip Fallmerayer për popullsinë
greke të përzier me sllavë e shqiptarë dhe çështja e lindjes.Parathënie e
botimit shqip të Fallmerayer. Ph.J. Elementishqiptarnë Greqi,Tiranë:2003, Botimet Saraçi,
Suplementi Rilindësi 29.10.2017, fq 18-19
[1]Buda .A(2006)J.F.Falmerajerdhehistoriamesjetare
e shqipëtarëve.Prishtinë: Akadamia e Shkencavedhe e Arteve e Kosovës, fq
102-103
[2]Bartl.P. Jacob Philip
Fallmerayerpërpopullsinëgreketëpërzier me sllavë e shqiptarëdheçështja e
lindjes., fq 10
[3]Thiesse .A.M .(2004)Krijimi I
identitevekombëtarë.Evropa e shekujve XVIII-XIX,Prishtinë:Dukagjini, fq 109
[4] Peter Bartl. Jacob Philip
Fallmerayerpërpopullsinëgreketëpërzier me sllavë e shqiptarëdheçështja e
lindjes., fq 10
[5]Claire.N (2009).Nëfillimet e
nacionalizmatshqiptar.Tiranë: Përpjekja, faqe 119-120
[6]Thiesse .A.M .(2004)Krijimi I
identitevekombëtarë.Evropa e shekujve XVIII-XIX, Prishtinë:Dukagjini, fq102
[7]Kondo.A(2002).Dora
D’istriapërçështjenkombëtareshqiptare.Tiranë:Flesh, faqe 148
[8]Bartl P. Jacob Philip
Fallmerayerpërpopullsinëgreketëpërzier me sllavë e shqiptarëdheçështja e
lindjes.,parathënie e botimitshqiptëFallmerayer. Ph.J. (2003) ElementishqiptarnëGreqi,Tiranë:
BotimetSaraçi, fq 7
[9]Buda.A(2006)
J.F.Falmerajerdhehistoriamesjetare e shqipëtarëve.Prishtinë: Akadamia e
Shkencavedhe e Arteve e Kosovës, fq 102-103
[10]Po aty,fq 103
[12]Buda .A(2006) J.F.Falmerajerdhehistoriamesjetare
e shqipëtarëve.Prishtinë: Akadamia e Shkencavedhe e Arteve e Kosovës, fq 103
[13]Po aty,
fq 109
[14] Po aty, fq 109
[15] Po aty, 111
[16] Po aty, fq 111
[17]Buda .A(2006)
J.F.Falmerajerdhehistoriamesjetare e shqipëtarëve.Prishtinë: Akadamia e
Shkencavedhe e Arteve e Kosovës, fq 113
[18] Po atyfq 113
[19] Po atyfq 114
[20]Bartl P. Jacob Philip
Fallmerayerpërpopullsinëgreketëpërzier me sllavë e shqiptarëdheçështja e
lindjes,parathënie e botimitshqiptëFallmerayer. Ph.J. (2003) ElementishqiptarnëGreqi,Tiranë: BotimetSaraçi,
fq 24.
No comments:
Post a Comment