.Një
nga veshjet më karakteristike të shqiptarëve që e gjen me një shtrirje gjatë
gjithë territoreve ku ka banuar etnia shqiptare është fustanella. Në mënyrë të
gabuar shpesh herë ajo është referuar si një veshje kombëtare e përdorur vetëm
në jug të Shqipërisë, por në fakt si mund të identifikohet dhe nga një numër
gravurash të fillimit të shekullit të XIX por edhe nga fotografitë e Fototekës
“Marubi’, fustanella gjen një shtrirje të admirueshme si veshje edhe në veri të
territoreve shqiptare duke marrë pa dyshim atributet e një veshje kombëtare
gjithë shqiptare.
Përveçse këtyre dëshmive, territoret shqiptare duke qenë një nga truajt në të cilin, antikiteti ishte i pranishëm nëpërmjet monumenteve kudo, por dhe ekzistenca e një formacioni shtetëror të admirueshëm si ishte Pashallëku i Janinës që bënte të mundur njohjen e një kulture orientale që shpesh herë tentonte të evropianizohej, u kthyen shumë shpejt në vende e vise tërheqëse për një numër të madh vizitorësh të asaj kohe. Ky afrim kulturor dhe ballafaqim kulturash solli një efekt të dyfishtë përfitues për vetë udhëtarët që papritur në vendin e tyre të origjinës si rezultat i shpërhapjes masive të shtypit të shkruar kishin mundësi të viheshin në qendër të vëmendjes duke rrëfyer histori tërheqëse nga Levanti por edhe për shqiptarët që pas pothuaj tre shekujsh harrese po ri dilnin sërish në skenën e historisë dhe kulturës evropiane.
Përveçse këtyre dëshmive, territoret shqiptare duke qenë një nga truajt në të cilin, antikiteti ishte i pranishëm nëpërmjet monumenteve kudo, por dhe ekzistenca e një formacioni shtetëror të admirueshëm si ishte Pashallëku i Janinës që bënte të mundur njohjen e një kulture orientale që shpesh herë tentonte të evropianizohej, u kthyen shumë shpejt në vende e vise tërheqëse për një numër të madh vizitorësh të asaj kohe. Ky afrim kulturor dhe ballafaqim kulturash solli një efekt të dyfishtë përfitues për vetë udhëtarët që papritur në vendin e tyre të origjinës si rezultat i shpërhapjes masive të shtypit të shkruar kishin mundësi të viheshin në qendër të vëmendjes duke rrëfyer histori tërheqëse nga Levanti por edhe për shqiptarët që pas pothuaj tre shekujsh harrese po ri dilnin sërish në skenën e historisë dhe kulturës evropiane.
Nuk
ka dyshim që në këtë plejadë udhëtarësh që vizituan territoret shqiptare në
këtë kohë , vendin më të rëndësishëm e mban poeti Lord Byron që ishte nga të
parët që vizitoi Janinën e Tepelenën por la pas dhe një monument letrar si
poema epike “Shtegtimet e Child Haroldit”, ku portretizon shqiptarwt, dhe
prijësin e tyre karizmatik Ali Pasha Tepelenwn.
Ashtu si shwnon vet nw shënimet e tij tw udhëtimit , Lord Bajroni kur
mbërriti në Shqipëri ishte i informuar veçanërisht nga libri i Eduard
Gibonit[1](1807) për historinë e këtij vëndi dhe për figura të tilla si si
Skënderbeu dhe të shkuarën antike të këtyre territoreve. Pasqyrimi dhe portretizimi i shqiptarëve
nga Bajroni , që u bë një nga figurat me
të famshme të kohës, nxiti interesimin e shumë të tjerëve. Gjatë shekullit të
XIX kanë qenë të shumtë vizitoret e trojeve shqiptare. Nga shënimet e ndryshme
të atyre shumë vizitorëve që erdhën më pas, vihet re se pothuaj të tërë janë
informuar për poemën Cajld Harold ose shënimet e Bajronit. Duke ndjekur shembullin
dhe duke besuar impresionet e Bajronit e vizituan Shqipërinë udhëtarë të tillë
si Daglas në 1811, Turner 1812, Holland 1812-13, Xhorxh Tiknor 1815, Tomaz Hjuz
dhe Carl Robert Kokrëll në 1812-1813 etj.
Të
gjithë këto udhëtarë nga shënimet e tyre, duket se kanë qenë të interesuar dhe
e kanë përqendruar vëmendjen veçanërisht në vendet ku ka udhëtuar Bajroni dhe
shprehen me të njëjtat fjalë si ai për karakterin, etnografinë, mikpritjen dhe
tipologjinë e vecantë të shqiptarëve si etni në Ballkan. Një nga gjërat për të
cilat Bajroni kishte folur me admirim të veçantë ishte veshja shqiptare. Ai u
mrekullua nga kostumi me fustanellë, të cilin madje e përshkruan shpeshherë dhe
në vargjet e tij në poemën e famshme“Child Harold”. Bajroni kur flet për
shqiptarët, një nga elementët që thekson pas karakterit të tyre kolerik, e
trimërisë së madhe, ishte veshja e cila i tërheq një vëmendje të veçantë. Në
shënimet e tij shprehet: “Arnautët ose Shqiptarët më kanë bërë shumë përshtypje
për ngjasimin që kanë me malësorët e Skocisë, në veshjen, pamjen dhe mënyrën e
jetesës... Kilti ( fustanella) megjithëse i bardhë ,... të folurit e tyre
keltik në tingull si dhe zakonet e tyre të ashpra, gjithcka më conte larg në
Morven.”.[2]
Shkrimtarit
i bëri përshtypje të veçantë veshja e shqiptarëve jo vetëm për nga kompozimi i
tyre, por edhe për nga shtrenjtësia e materialeve që përdoreshin për të. Në një
letër drejtuar nënës së tij ai shkruan: Kam disa petka madhështore shqiptare, e
vetmja plaçkë e shtrenjtë në këtë vënd. Kushtojnë 50 guinea secila dhe kanë aq
flori të qëndisur sa në Angli mund të kushtojnë 200 guinea.
Vlerësimi
dhe vëmendja e madhe që kishte pasur Bajroni ndaj veshjes së shqiptarëve,
kishte nxitur dhe vëmendjen dhe interesimin e gjithë udhëtarëve të huaj, të
cilët kishin vënë re vërtetësinë e fjalëve të tij. Vlerësimin e tij të lartë
për veshjen shqiptare e kishte dhënë dhe J. C. Hobshaus, bashkëshoqëruesi i tij
në udhëtimin e tij në Shqipërinë e jugut në vitin 1809. Ai shkruan: Veshja e
burrave është shumë mirë e adaptuar për jetën
e një njeriu që rri maleve. Më pas bën një panoramë të Kapotës. Kjo kapotë është e leshtë e me thekë, e
bardhë ose e zezë, ka shumë mundësi që ajo të jetë një veshje e posaçme e këtij
populli sepse – sikurse ma shtiri në mënd miku im( Bajroni,) poeti ynë Spenser
i ka dhënë njërit prej personazheve të tij, “ një gunë të madhe të modës
shqiptare”[3]
Henri
Holland në librin e tij për udhëtimin e
tij në 1812-1813, përshkruan gjithashtu të njëjtin kostum që përmendte Bajroni,
madje e shoqëron me një gravurë me titull “Ushtari shqiptar në Prevezë”i cili i
ngjan gravurës se botuar në librin e Hobhausit, një Shqiptar. Në shënimet e tij
ai i referohet fjalëve të Bajronit dhe vargjeve të tij kur viziton vende ku ka
qenë ai më parë, madje kur paraqet takimin me Ali Pashën ai thotë: Unë i
përmenda atij Bajronin dhe përshkrimet poetike të Shqipërisë në poemën Cajld
Harold si dhe efektin që ka shkaktuar ajo në Angli[4]. Për veshjen e
shqiptarëve ai shkruan: Fshatari apo ushtari shqiptar, fjalë të cilat në këtë vend
dukej se janë pothuaj sinonime, shihet këtu në gjithë karakterin dhe kostumin e
tij. Përgjithësisht burrnor në personin e tij, me tipare që e tregojnë të
panënshtruar ndaj poshtërimit të skllavërisë, me dinjitet e madhështi në të
ecurit dhe në qëndrimin e tij, mënyra sesi vishet ia shton këto veçanti dhe e
bën figurën e tij më të spikatur dhe piktoreske se çdo tjetër nga sa kam
njohur”[5]Kur përshkruan veshjen e ushtarëve në Argyro-Kastro, Gjirokastra e
sotme, ai shprehet “richly dressed and armed”.
Përhapja
e fustanellës , veshjes kombëtare të shqiptarëve ndërmjet popullsive të tjera
fqinje të Ballkanit si grekët dhe turqit na vjen përmes dëshmisë së historianit
anglez Xhorxh Finleit, i cili në një udhëtim të bërë në gjithë Perandorinë
Otomane, Shqipëri, Maqedoni,Greqi etj vuri re se veshja e zakonet shqiptarëve vlerësoheshin në mënyrë të
veçantë dhe imitoheshin. Ai shprehet “.... madje dhe turqit, që gjithmonë kanë
ndikuar shijet dhe zakonet ushtarake, u bënë imitues të shqiptarëve” duke folur
për rolin e madh dhe rëndësinë që patën shprehet ; Një shenjë të vockël, por që
bie në sy, të pozitës së lartë që fituan
shqiptarët, na e tregon pranimi i përgjithshëm i veshjes së tyre. Atëherë u bë
një gjë jo e pazakonshme, në Greqi e në Maqedoni, që të shihje fëmijët e
osmanllinjve më krenarë të veshur me fustanella ose me fundin e bardhë të
toskëve. “Madje dhe të rinjtë grekë me pozita guxuan që ta pranonin këtë
veshje, veçanarisht kur bënin rrugëtime, meqë ajo u jepte mundësinë që të
mbanin armë” [6]
Fustanella
shqiptare, e cila duke qenë më shumë e pëlqyer mes popullsive të Ballkanit u
imitua më shumë nga popujt e tjerë më të largët. Me këtë veshje disa udhtarë të
huaj në XVIII-XIX vërejnë se ishin të veshur truprojat e oborreve princërore të
Moldavisë, të Vllahisë në Bukuresht. Gjithashtu Major William Martin Leak,
përfaqësues i Anglisë në Janinë, që kishte pasur mundësinë para Bajronit ti
vizitonte këto zona, kishte shkruajtur që në 1805: Veshja shqipare po bëhet
përditë e më e zakonshme, si në More edhe në pjesët e tjera të Greqisë në këtë
të fundit për shkak edhe të rritjes së madhe të fuqisë shqiptare. Kjo veshje
është më e lehtë dhe më e volitshme se ajo turke ose greke[7]”.
Të
gjitha këto dëshmi hedhin dritë mbi influencën dhe “ekspansionin” etnografik
nëse mund ta quajmë kështu të shqiptarëve që duke qenë elita ushtarake e
Pashallëkut të Janinës, përveçse zakoneve dhe mjeshtërive të tyre të luftimit u
kishin imponuar nga ana estetike dhe veshjen e tyre kombëtare popullsive të
tjera në Ballkan. Aq e vërtetë ishte ky fakt sa dhe më vonë pas themelimit të
shtetit kombëtar grek, fustanella u bë gradualisht pjesë e krenarisë kombëtare
dhe e një kostumi shumë të nderuar, nisur kjo dhe nga fakti që shumica e
heronjve të Revolucionit grek kishin qenë veshur me fustanellë por edhe pse
grupi i madh etnik i arvanitasve me origjinw shqiptare e kishte pjesw tw
veshjes sw vet tradicionale. Në Greqi kostumi me fustanellë u bë i modës në
shtresat e larta të shoqërisë greke vecanarisht në kohën e mbretërimit të Othonit
e të priceshës Amalia. Mbreti duket se e pëlqente këtë kostum dhe në shumë
raste ceremoniale e vishte dhe vetë. Origjinën e fustanellës në Greqi e ka
përcaktuar edhe historiani anglez George Finlay, njw nga eksonentwt e Filo
Helenizmit kur shkruan se ishte fama e shqiptarëve, e cili i nxiti grekët e
tanishëm të përshtasin fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar. Si
pasojë e këtij admirimi për shqiptarizmin oborrtarët e mbretit Otto përvetësuan
aspektin melodramatik të tij duke realizuar një imitim të shtirë e pa shije të
veshjes së shkëlqyer e të pasur që tërhoqi vëmëndjen e Cajlld Haroldit në
galeritë e pallateve të Tepelenës; por fustanella greke prej bastme varet
përqark kërcinjve të grekëve si një fustan prej letre, ndërsa fustanella e bardhë
e toskëve, prodhuar nga një lëndë e fortë në avlemendet e vëndit, derdhet në
kinda të hijshme të pëlhurta.[8]
Fustanella
shqiptare si një nga veshjet tradicionale shqiptare duhet ruajtur dhe promovuar
si një nga format më të larta të artit popullor shqiptar, pasi me të drejtë ajo
jo vetëm që është një shprehje e hapur e identitetit tonë kombëtar por në të
njëjtën kohë është dhe një dëshmi e gjallë e ekspansionit tonë kulturor në
Ballkan, gjë që deria më tash se ka arritur asnjë formë tjetër artistike.
[1]
Gibon, Eduart Dobësimi dhe rënia e perandorisë romake, Londër 1807
[2]
Byron, G. Notes to Child Harold, London, 1935, fq. 840 .The arnauts, or
Albanese, struck me forcibly by their responsibility by their resemblance to
the Highlanders of Scotland, in dress, figure of manner of living. The kilt,
though ëhite: the spare, active form, their dialect, Celtic in its sound, and
their hardy habits, all carried me back to Morven
[3]
Hobhause, J.C. A journay through Albania and other provinces of Turkey in
Europe and Asia to Constantinople, during the years 1809-and 1810 second edition, Vol I,London
1812, printed for James Caëthorn.
The
dress of the men is ëell adapted to the life of a mountaineer. Fq. 134
The
capote is a shaggy ëhite ëoollen, or of black horse-hair; and one might thing
it to be peculiar to this people, for (as my friend put me in mind, Bajron) our
poet Spenser has given to one of his personages a “ huge capoto Albanese-ëise.”
[4]Holland,
Henry. Travels in Ionian Isles, Albania, Thessaly, Macedonia &c.During
1812-1813 , London 1815, fq. 78.
I mention to him generally lord Byron’s
poetical description of Albania, the
interest it had exited in England...fq.127, lord Byron, ëho visited this place,
has celebrated its scenary in the stancas of his Child Harold; and it
unquestionably merits this applause, thought inferior to many other points of
landscape that I have seen eleseëhere in Albania.fq.476 Lord Byron has admiraly characterized this
scene fq. 123
[5]
Holland, Henry. Travels in Ionian Isles, Albania, Thessaly, Macedonia
&c.During 1812-1813 , London 1815, fq. 68. The Albanian peasant or
soldiers, ëords ëhich in this contry sees to be almost sinonims, in here seen
in the in the completenees of his national character and costume. Generally
masculine in his person, having features ëhich sheë him not subdued into the
tameness of slavery, and ëith singular stateliness of his ëalk and cariage, the
maner of his dress adds to these peculiarities, and renders the ëhole figure
more striking and picturesque than only other ëith ëhich ëhich I am
acquainted.
[6]
Finlay. George, A history of Greece, Volumi VI, Macimillian and Co.London 1817.
Pg. 39...even the turks, ëho have alëayes affected military tasted and habits ,
became imitators of Albanians. A trifling but striking mark of the high
position ëhich the Albanians had gained ëas exhibited by the general adoption
of their dress. It became then not
uncommo, in Greece and Macedonia , to see the children of the proudest Osmanlis
dreesed in the fustanella, or ëhite kilt of the Tosks. .....even youg
Greks of rank ventured to assumethis
dress, particularly ëhen travelling, as it afforded them an opportunity of
ëering arms
[7]
Leake, W., Travel in the Morea, London, 1830, vwll I, fq. 209-110. The albanian
dress is daily becoming more customary, both in Morea and in the rest of
Greece: in the later, from the great increase of Albanian power ....The drees
is lighter and more manageable than the Turkish or Greek.
[8]
Finlay. George, A history of Greece, Volumi VI, Macimillian and Co.London 1817.
The
Greek armatoli and the Christian employed as police-guards, even in the Morea,
also wore this drees; but it was the fame of Albania – for the military
reputation of the armatoli was then on decline and that of the Suliots on the
ascendant- which induced the modern Greeks to adopt the Albanian kilt as their
national costume. It is in consequence of this admiration of Albanianism that
the court of King Otho assumes it’s melo-dramatic aspect, and glitters in
tawdry tinsel mimicry of the rich and splendid garb which arrested the attention of child Harold in the
galleries of the palace of Tepelen, but the calico fustanella hangs raund the
legs of the greek like a paper petticoat, while the white kilt of the Tosk,
formed of a strong product of native looms, fell in graceful folds of antique
drapery
No comments:
Post a Comment