Viktor
Bernard
Në
librin e tij “La Turqie et l’Hellenisme contemporain”, francezi Viktor Bernard,
me admirimin e tij për racën shqiptare, shkruan “Ndonjëherë raca shqiptare është
ngritur, është personifikuar, në një njeri të madh, dora e të cilit, kushdo që
të ketë qënë, Mehmet Aliu, Ali Tepelena, Skëndërbeu e Pirro, çoi peshë mbarë
një botë dhe gdhendi mbi popuj që drejtuan, shenjat e gjenisë së saj. Jeta e
shqiptarëve në këtë shekull të mbramë, vepra e tyre në Egjypt ku qenë mbretër,
në Greqi ku qenë autorët e vërtetë të pavarësisë, duhet të na shpjegojë mjaft
periudha të historisë së herëshme, dhe kur shqiptarët rivendikojnë Aleksandrin,
Akilin e Agamemnonin, teprimi duket të jetë veçse një formë, sepse paradoksi
mban në vetvehte një të vërtetë”.
***
Cevasi
Në
“Historia e Tebës” II, Cevasi vëren “Është e ditur se gjatë luftës kombëtare
dhe pas asaj kohe deri në vitin 1850, në të gjithë Atikën, dhe në vetë Athinën,
flitej gjuha shqipe, dhe shumë pak vetë dinin të flisnin greqisht”. Këtë ai e
shënon edhe për rajonet e Tebës, me pak përjashtime në qytet.
***
J.
Maruga
Studiuesi
J. Maruga në “Kontributi i arvanitëve....” në lidhje me revolucionin që solli
krijimin e shtetit grek, që në fillim shtron pyetjen: “Çfarë i detyrohet Greqia
arvanitëve? Ju detyrohet -guxoj të them- Lirinë e saj!”. Ndërsa V. Rafailidhi
në “Ethnos” vëren se “Fallmerajeri i cili i simpatizonte shumë arvanitët,
shkruante se: revoluciuoni grek është në të vërtetë vepër e arvanitëve. Madje
në shtetin që u krijua menjëherë mbas 1821 të Kapodistrias dhe Otonit,
pothuajse shumica e banorëve flisnin shqip”.
***
V.Rafailidhi
Në
një artikull të gazetës “Ethnos”, V.Rafailidhi shkruan “Një pjesë e
neohelenizmit që ka si gjuhë të përditëshme atë arvanitase, luajti rolin
kryesor në krijimin e këtij shteti ku jetojmë sot, sa nga pikëpamja ushtarake
aq edhe ekonomike. Atëhere pse evidentohen në plane të para pjesë të tjera të
popullsisë?...”.
***
Elefterudhaqi
Në
enciklopedinë e Elefterudhaqit, për Familjen e Ralëve (me shumë kryeministra
dhe ministra në shtetin grek) shënohet se “ajo ka prejardhje shqiptare ose
normane”. Po ashtu, për përkatësinë shqiptare flitet edhe për Familjen e
Rendëve nga Korinti. I njohur nga kjo familje është kapedan Dhimitër Rendi.
***
Vadington
Për
rolin mbizotërues të shqiptarëve në revolucionin që çoi në krijimin e shtetit
grek, flet edhe Vadington “gjysma e ushtrisë së Odisesë (Andrucit) janë
kryesisht shqiptarë, nën komandën e Gurrës” dhe shënon se Odiseja vetë ishte
rritur dhe edukuar në oborrin e Ali Pashës në Janinë. Ndërsa konsulli anglez në
More, Green e cilëson Odisenë si “kapedan të përgjithshëm të Greqisë Lindore,
një prej krerëve më të njohur shqiptarë”.
Odise
Elitis
Në
përgjigjet e tij gazetarëve për përkatësinë, nobelisti Odise Elitis, i cili
mbahet si poeti më i shquar në Greqi, deklaron “ Po. Jam shumë këmbëngulës.
këtë kokëfortësi të tmerrëshme e kam trashëgim nga nëna ime arvanitase”.
Anonime
Shqiptarët
kanë ndikuar me zakonet, traditat, kulturën e tyre mbi popujt fqinjë, apo më
mirë popujt fqinjë morën nga shqiptarët ato vlera në të cilat ishin të mangët,
ose të mbetur mbrapa. Kështu, grekët kanë marrë, ndër të tjerë, prej
shqiptarëve tre valle tepër të njohura, alvanikos - shqiptarçe, Forapmas -
çamçe, dhe himarioten. Ndërsa ligjet shqiptare të pritjes së mikut kanë ndikuar
zakonet e pritjes ndër arumunët dhe ndër grekët e veriut.
***
Teli
Siavalas
Artisti
i njohur amerikan Teli Siavalas, në një intervistë në televizionin grek në
vitin 1974, tregoi origjinën e tij shqiptare, nga familja Kavala të katundit
arvanit Gjeraka të Lakonisë. Ai e dinte ende gjuhën arvanite.
Vinçens
Dorsa
Vinçens
Dorsa në veprën e tij shkruan “Në kohën e Filipit, Aleksandrit, Pirros,
Skënderbeut, shqiptarët janë shquar për trimëri, po kështu vepruan ata edhe në
Kalabri. Në luftën e Greqisë për pavarësi, shqiptarë si: Noti, Konstantini,
Kristo e Marko Boçari, Foto Xhavella dhe i jati i tij, Odise Andruci, Miauli,
Kundurioti, Tombasi, Karaiskaj, Gurra, Niketa, Stromari, etj., heroina të tilla
si Elena-bashkëshortja e Konstantin Boçarit, Moskoja-e shoqja e Xhavellës,
Kaidoja-vajza e tij, Despoja-e veja e kapiten Gjergj Bocit, dhe e pashembullta
në histori Bubulina nga Hidra, -treguan heroizëm për lirinë dhe pavarësinë e
Greqisë”.
“Helenizmi”
Në
vitin 1899, revista greke “Helenizmi” boton një shpallje të nënshkruar nga
zotërinjtë: Shehu, Boçari e Xhavella, ku ndër të tjera shkruhej “Në luftën e
1821 që bëri Greqia kundër Turqisë luftoi dhe raca jonë, raca shqiptare, dhe me
ndihmën tonë u çlirua edhe Greqia. Midis kaq heronjve kujtojmë edhe ata të
Hidrës, Species dhe Kranidhit. Heronjtë më të shumtë të steresë ishin
shqiptarët e Sulit të Himarës, të Athinës, Tebës, Livadhjasë, Korintit, dhe nga
shumë vende të Moresë që flasin edhe sot shqip. Përveç shqiptarëve të
krishterë, ishin edhe 3500 shqiptarë muslimanë që luftonin bashkë me grekët
kundër turqve... S’kemi për të thënë ndonjë gënjeshtër, vëllezër, po të pohojmë
se shqiptarët e çliruan Greqinë”.
Kumundero
Në
një dokument të ministrit të jashtëm të Greqisë, Kumundero, të vitit 1881,
dërguar Mbretërisë gjermane për ndihmë, ndër të tjera, thuhet se “edhe pas
pesëdhjetë vitesh të shtetit të pavarur grek, një pjesë e madhe e popullsisë në
More, që është shumë e njësishme etnikisht, nuk heq dorë prej qënësisë së saj
shqiptare”. Më tej ai vëren se “edhe në vetë Athinën, ashtu si në More
(Peloponez), mbi 70 mijë vetë flasin vetëm gjuhën shqipe, pa ditur asnjë fjalë
greqisht”, duke pohuar më tej se “është fjala për një etnicitet homogjen që i
tillë njihet sëpaku për dhjetë shekuj në këtë hapësirë të lartpërmendur”.
Mblodhi
dhe perktheu: Gent Ulqini
No comments:
Post a Comment