Pa
u zgjidhur çështja shqiptare në Ballkan, Ballkani kurrë nuk do të gjejë qetësi.
Abdyl
Frashëri
Atmosfera e festimeve të 100 vjetorit të
pavarësisë ende nuk është shuar. Gjithandej nëpër botën kibernetike dhe në
botën e lajmeve qarkullojnë deklarata mbi Shqipërinë, kufinjt e përcaktuar keq,
copëtimin apo dhe kërkesa për rishikim
të historisë, ngjarjeve dhe personave dominantë në të.
Duket sikur ka një ngutje për të plotësuar apo kapur trenin e fundit të shqiptarëve në rajon për ti çuar në Evropë apo drejt njëri-tjetrit. Pa dyshim që kjo mbetet dilema më e madhe e tyre në këtë fillim shekulli ku dëshira ua thotë në një masë mbi 60% për tu bashkuar dhe arsyetimit, racionalitetit dhe vetëpërmbatjes për të vazhduar rrugën drejt integrimit evropian ku një peshë kryesore zënë dhe marrëdheniet e fqinjësisë së mirë.
Duket sikur ka një ngutje për të plotësuar apo kapur trenin e fundit të shqiptarëve në rajon për ti çuar në Evropë apo drejt njëri-tjetrit. Pa dyshim që kjo mbetet dilema më e madhe e tyre në këtë fillim shekulli ku dëshira ua thotë në një masë mbi 60% për tu bashkuar dhe arsyetimit, racionalitetit dhe vetëpërmbatjes për të vazhduar rrugën drejt integrimit evropian ku një peshë kryesore zënë dhe marrëdheniet e fqinjësisë së mirë.
Para
kësaj dileme janë ndodhur shumë vite më parë edhe fqinjët tanë kur festonin 100
vjetorin e pavarësisë së tyre, por secili me specifikat e veta. Kështu p.sh
Greqia në vitet 20-të të shekullit të kaluar kur festonte shekullin e vet të
pavarësisë sapo kish dalë nga katastrofa e Azi isë së Vogël, ku ushtria e vet
kish pësuar disfatën më të madhe të të gjithë kohërave duke shënuar në këtë
lloj mënyre dhe fundin e Megali Idesë. Qipro dhe ishujt e Dodekanezëve mbetën
jashtë truallit mëmë duke u shndrruar në një farë mënyre si simbole të
padrejtësive të Fuqive të Mëdha dhe burim i pashtershëm ideologjie nacionaliste
që do të mbizotëronte në gjithë ligjërimin publik grek përgjatë shekullit të
XX. Serbia në të kundërt në 100 vjetorin e saj kishte arritur të realizonte
disa nga ambiciet më të mëdha të saj territoriale duke mbizotëruar në gjithë
hapësirat jugosllave por gjithsesi ky dominim nuk e kish kënaqur aspak deri sa
në vitet e fundit të shekullit XX të shkaktonte tragjedinë jugosllave. Parë në
kontekstin e krahasimit me fqinjët sigurisht që ishte e natyrshme që në një
atmosferë të tillë festimesh si ishte 100 vjetori i pavarësisë, duke u nisur
dhe nga specifika e historisë së zhvillimit të ngjarjeve shqiptare përsa i
përket shtetformimit apo dhe caktimit të kufinjve të saj, të mos shmangeshin
dot komente që pasqyronin atë frymë të madhe bashkimi që u manifestua në
sheshet e Tiranës dhe Vlorës . Për më tepër si për të vënë kapak gjithë këtij
egzaltimi patriotik PDIU propozoi rezolutën e saj për Çamërinë në Parlamentin e
Shqipërisë, një akt shumë fisnik për të dënuar masakrat greke të ndërmarra ndaj
popullsisë shqiptare në fund të Luftës së Dytë Botërore. Në fillim fqinjët dhe
pastaj dhe disa aktorë të fuqishëm ndërkombëtarë reaguan duke i tërhequr
vëmendjen Shqipërisë për retorikë nacionaliste dhe të panevojshme përderisa
është një shtet që synon integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. Menjëherë
disa aktorë politikë në Shqipëri që përpiqen zakonisht të nxjerrin gështenjat
nga zjarri me duart e të tjerëve nxituan të bëhen palë me ndërkombëtarët duke
shpresuar në heshtje në një çarje të madhe,
që sipas tyre do tua lehtësojë ardhjen në pushtet.
Po
çpo ndodh në të vërtetë? Apo rrezikojmë
që izolohemi dhe të konsiderohemi faktor destabilizues në Ballkan? E
vërteta është se Ballkani nuk do të gjejë aspak qetësi nëse ndaj shqiptarëve ka
një fobi që shpesh herë merr format e politikave të mirëorganizuara nga
fqinjët. Kjo gjë u pa shumë mirë kur ndërkombëtarët hartuan Paqen e Dejtonit
dhe nuk përfshinë Kosovën në të, duke bërë të mundur që jo më vonë se katër
vite më pas konflikti të shpërthente sërish në rajon kur patën menduar se e
kishin siguruar atë me anë të Paqes së detyruar të Dejtonit.Po shikohet
gjithashtu shumë mirë sesi po sillet sot
në Preshevë komuniteti ndërkombëtar, sidomos Bashkimi Evropian kur ndërsa
vazhdonin negociatat për çështjen e lapidarit, Serbia në mënyrë krejt të
njëanshme dhe me miratimin e heshtur të diplomacisë evropiane me anë të forcave
të shumta policore ndërmorri heqjen e tij duke shkaktuar një valë protestash të
ligjshme të popullsisë etnike shqiptare. Përse duhet ky përshkallëzim konflikti
ndaj shqiptarëve kur Shqipëria dhe Kosova janë treguar shumë tolerantë ndaj
minoriteteve të tyre duke lejuar të drejta dhe liri dhe përtej shifrave të tyre
numërike që përfaqësojnë. Deklarata e qeverisë shqiptare, opozitës dhe gjithë
faktorit politik shqiptar në rajon janë pozitive por ato duhen shoqëruar me
veprime diplomatike për ti çjerrë maskën kinse stabilitetit në Ballkan që në të
vërtetë ashtu si përgjatë gjith shekullit të kaluar kërcënohet nga sërish ngs
serbët. Në këtë sens të jesh realist me vetveten por dhe me miqtë ndërkombëtarë
nuk besoj se kryen ndonjë mëkat të jashtëzakonshëm politik kur shqipton të
vërtetat që janë probleme dhe që mund të kthehen në çështje bumerang në të
ardhmen, por ndihmon më tepër që të sqarohen dhe zgjidhen situatat.
Ajo
çka duhet të rigjejë në fakt Shqipëria dhe shqiptarët është se patriotizmin e
tyre rilindas, duhet t’ia përshtatin vlerave të patriotizmit evropian, vlera në
të cilat shqiptarët si një nga popujt më të vjetër të kontinentit kanë
kontribuar dhe kanë qenë pjesmarrës aktivë.Në thelb të këtij patriotizmi
kushtetues evropian sipas Habermas qëndrojnë respektimi i të drejtave dhe
liritë e njeriut dhe ndërtimi i një
demokracie funksionale. Të dyja shtyllat bazë të këtij patriotizmi i përqasen
çështjes shqiptare në rajon, pasi ajo që po vuajnë sot shqiptarët në Serbi,
Maqedoni dhe Mal të Zi, janë qartësisht shkelje të drejtave dhe lirive të
njeriut duke mos respektuar konventat ndërkombëtare të minoriteteve dhe
autonominë lokale. Duke bërë për vete këtë lloj patriotizmi dhe detyrimet që
dalin prej tij, shqiptarët do ti impojnë faktorit ndërkombëtar respektimin e të
drejtave të tyre si dhe do integrohen më mirë mes tyre por dhe në rrymat e
mendimit evropian duke kontribuar në
diversitetin e Evropës, një tipar, të cilin shumë studiues bashkëkohor
evropianë e quajnë një nga vlerat universale të Evropës.
Gazeta
Shqip 22.01.2013
No comments:
Post a Comment