Piratët Ulqinakë duke luftuar kundër anijeve Britanike dhe Franceze në Patras(Greqi) në 5 Nëntor 1772. original title: Vue de L'Action pres de Patrasso, ou L'Escadre des Dulcignottes fut battue et brulee le 5 9bre 1772. Një nga tablotë e ralla që ka si subjekt anijet e ulqinakëve që në shekujt XVI-XVIII i binin kryq e tërthor Mesdheut. Pjesa më veriore e aeralit etnik shqiptar që pas pushtimit të tij nga otomanët në 1571, hyn në disa zhvillime të vrullshme detare. Për aq sa dëshmon historiani anglez Noel Malcom në librin e vet “Agjentët Perandorakë”, Ulqini ishte një qytet etnikisht shqiptar, me popullsi që i përkiste besimit katolik. Dy nga familjet më të mëdha fisnike të kohës , Brutti dhe Bruni do të luanin një rol të madh në historinë e rajonit dhe të Evropës. Rënia e Ulqinit në duart e osmanëve, ndryshoi strukturën urbane, sociale por edhe ushtrimin e ndryshëm të zejtarive. Ulqini gradualisht fillon dhe merr pamjen e një qyteti oriental, me ndërtime të objekteve të kultit islam, krojeve si vend relaksimi dhe meditimi por edhe me ndalimin e prodhimit të verës dhe vazhdimin e prodhimit të vajit të ullirit. Ai vazhdon të mbetet një derë komunikimi midis Lindjes dhe Perëndimit, përderisa mendohet se Sabaedin Zeevi, i ashtëquajturi Messia hebre , brakstis Beratin dhe shkon dhe vendoset në Ulqin.
Një nga zejet më të përhapura në Ulqin bëhet si në asnjë qytet tjetër shqiptar të bregdetit, ndërtimi i anijeve dhe lundrimi. Venedikasit në luftërat dhe paqen e nënshkruar me osmanët bënin çmos që deti Adriatik të mbetej një liqen venedikas, pa lejuar ndërtimin e porteve osmane në brigjet e Adriatikut lindor. Kjo luftë e hapur midis tyre kishte dëmtuar dhe lundrimin në brigjet shqiptare, të cilat nga një element mbizotërues dikur me popullsinë ilire, ishin kthyer tani në një popullsi që nuk e mbarështonte ndërtimin e anijeve dhe në përgjithësi kulturën e detit. Ulqini, bënte një përjashtim në këtë drejtim dhe llojet e ndryshme të anijeve që prodhonte si dhe flota që mbante e kishin shndrruar në një qytet të rëndësishëm për Perandorinë Osmane, pasi flota e tij përdorej në ballafaqimet dhe betejat detare të saj me Perëndimin.
No comments:
Post a Comment