Shteti kombëtar shqiptar lindi shumë i dobët në vitin
1912-1913. Nëse do perifrazonim një shprehje të njohur diplomatike,do të
përshkruhej përmes saj se ai lindi si një “fëmijë i gjallë por i mekur”. Vështirësitë që hasi shteti i porsa lindur
shqiptar nuk kishin të bënin vetëm me vështirësitë e njohura të qeverisjes administrative
dhe të sundimit të ligjit por kryesisht me mbijetesën e tij. Territoret
shqiptare u kthyen në një teatër luftimesh të Luftërave ballkanike në 1912-1913
në vigjilje të lindjes së shtetit shqiptar dhe gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore (1914-1918), çka e
vështirësoi shumë mbijetesën e pikëpamjes politike të vazhdimësisë së shtetit
shqiptar në kufijtë e përcaktuar në Konferencën e Londrës.
Pikërisht në këtë kohë, përpjekjet e patriotëve shqiptarë
të shpërndarë nga zjarri i Luftës së Madhe nëpër kolonitë shqiptare në Europë
dhe SH.B.A për të krijuar vazhdimësinë juridike të shtetit shqiptar dhe njohjen
e tij nga aleancat e ndryshme që ishin krijuar gjatë Luftës së Parë Botërore, janë
përpjekje epike që meritojnë një vëmendje të veçantë nga ana e studimeve historike.
Krahina autonome e Korçës dhe figura e Themistokli Gërmenjit, arkitektit të
krijimit të këtij enti të veçantë shtetformues, përbëjnë një histori politike
dhe sociale të admirueshme, efektet e së cilave u ndjenë të ishin pak vite më
vonë përcaktuese për fatin politik të Shqipërisë dhe për vazhdimësinë kulturore
të lidhjeve të Shqipërisë me Perëndimin.
Korça është djepi i nacionalizmit shqiptar dhe qyteti ku
u mbrujtën idetë e mëdha të krijimit të shtetit të ardhshëm të shqiptarëve. Kjo
ngjizje e ideve kombëtare në Korçë dhe rrethinat e saj nuk ishte e rastësishme.Krahina
e Korçës përmbushi shumë më herët se krahinat e tjera shqiptare kushtet për një
urbanizim të shpejtë nëpërmjet rritjes së volumit të tregtisë mes krahinave të
Epirit dhe Maqedonisë duke shfrytëzuar shumë mirë portin e Selanikut, si dhe
nëpërmjet emigracionit të suksesshëm në shumë qendra urbane të Evropës Lindore
si Bukuresht, Athinë, Sofje apo dhe deri në Afrikë, në Kajro, Aleksandri dhe
Ismailia.
Në këto qendra urbane , kryesisht në Bukuresht e Kajro u
mbrujtën dhe u formuan dy breza veprimtarësh të Lëvizjes Kombëtare , ku mes
tyre spikat dhe Themistokli Gërmenji. Patrioti shqiptar Themistokli Gërmenji është
një nga figurat kombëtare, jeta dhe aktiviteti i të cilit ka lënë gjurmë të
pashlyeshme në kujtesën kolektive shqiptare. I shkolluar si shumica e
patriotëve shqiptarë në një shkollë greke në qytetin e Korçës , ashtu si shumë
figura të tjera në historinë e kombeve të tjerë, zgjimin kombëtar e përfiton
përmes gjuhës së shkruar. Një letër e ardhur nga Bukureshti nga i ati i tij
emigrant në gjuhën shqipe, shërbeu si shkëndija për të kuptuar identitetin e
vet gjuhësor e kombëtar përkarshi identiteve të tjerë fetarë dhe imagjinar që i
mbivendoseshin nga arsimimi i tij. Historia e tij personale në fakt u kthye në
një histori të përgjithshme të komunitetit të tij që arsimohej në shkolla
greqisht por frymonte dhe gjallonte shqip në jetën e përditshme. Ndarja tejet e
prapambetur e popullsisë sipas modelit të mileteve në Perandorinë Otomane
kishte krijuar keqkuptime të mëdha që mundoheshin të plotësoheshin nga
nacionalizmat agresivë të fqinjëve.
“Kultura islamike e Perandorisë Osmane i kishte mëshuar
identifikimit të besimit fetar me kombin, duke sheshuar dallimin midis
shqiptarëve e myslimanëve të tjerë nga njëra anë dhe duke nxjerrë më në pah,
nga ana tjetër, atë midis islamikëve dhe të krishterëve gjithfarësojësh. Në një
shoqëri shumëkombëshe, siç ishte ajo e Perandorisë Osmane, jeta e nënshtetasve
të saj, ç’është e vërteta, ishte organizuar rreth besimit, të cilit, ata i përkisnin:
domethënë, vija ndarëse ndërmjet të qeverisurve dhe qeverisësve-ose, thënë më
shkoqur, popullsisë hegjemone-ishte religjioni dhe jo kombësia, ku padyshim,
ashtu si në të gjithë perandorinë, myslimanët përftonin një pozicion të
priveligjuar, gjë që, në rastin e Shqipërisë qe shndërruar e kishte përbërë një
pengesë objektive për të arritur bashkimin kombëtar të myslimanëve me të
krishterët, qofshin ata ortodoksë apo katolikë.[1]
Themistokli Gërmenji do të ishte në ballë të zgjimit të
komunitetit të vet shqiptaro-ortodoks për të rikomfirmuar identitetin kombëtar
dhe do të shndrohej në një tribun dhe udhëheqës të popullsisë së vet. Ai do të
ishte dhe njeri i aksionit pasi në krahinën e Korçës , çeta e tij patriotike do
të ishte nga të parat që do të ngrinte flamurin e lirisë. Kjo trashëgimi
politike dhe kulturore e personalitetit të tij do të ishin faktorë vendimtarë
që në vitin 1916 do të bënte të mundur themelimin e Krahinës Autonome të Korçës
nën flamurin francez. Zona e pushtimit francez ishte më e vogël se zona e
pushtimit austro-hungarez dhe ajo italiane gjatë Luftës së Parë Botërore në
Shqipëri. Megjithatë në këtë zonë ndodhej një nga qytetet me të rëndësishme të
Shqipërisë, Korça. Para ardhjes së francezëve, Korça ishte në duart e ushtrisë
greke e cila e pushtoi zyrtarisht qytetin më 27 tetor 1914. Menjëherë sa
vendosën pushtimin e tyre në këtë
rajon për realizimin e synimeve
aneksioniste, vendosën në të gjitha postet kryesore funksionarë grek. Regjimi i
egër i pushtimit grek dhe si dhe synimet e kahershme ndaj qytetit të Korçës dhe
krahinave përreth tij, shkaktuan pakënaqsi në rradhët e popullsisë shqiptare.
Në këto kushte sapo ushtria franceze vendoset në qytet, një komision korçarësh,
në emër të popullsisë së krahinës u kërkoi atyre largimin e menjëhershëm të
trupave greke dhe ngritjen e një administrate shqiptare. Komanda franceze jo
vetëm nuk i mori parasysh këto kërkesa, por e kaloi administratën e qytetit nga
duart e grekëve kostandinistë në duart e aleatëve të vetë, grekëve venizelistë.[2] Në
rrethana të tilla patriotët shqiptarë i drejtuan armët e tyre edhe ndaj
pushtuesve francezë. Kjo lëvizja patriotike i detyroi autoritetet ushtarake
franceze dhe përfaqësuesit e qytetit të nënshkruanin marrëveshjen e 10
dhjetorit 1916 për shpalljen e “Krahinës
Autonome të Korçës”, e cila zgjati deri më 16 shkurt 1917. Protokolli i 10
dhjetorit ishte i përbërë prej 9 nenesh
me një përfaqësi prej 14 vetash nga Korça, ku bënin pjesë (7 ortodoksë e 7
myslimanë), të cilët arritën të nënshkruanin me komandantin e forcave franceze
të Korçës, me kolonelin Hanri Dekuan.[3] Administrimi i krahinës iu
besua një këshilli administrativ i quajtur ndryshe këshilli qeveritar, i
përbërë po nga ato figura politike shqiptare, që kishin nënshkruar dokumentin.
Ky këshill do kishte nën urdhrat e veta xhandarmërinë dhe njëkohësisht do të
krijoheshin edhe repartet lëvizëse shqiptare për të ruajtuar “pavarësinë e
territorit dhe lirinë e banorëve”. Ky protokoll mbyllej me dy pika të ndjehme
për shqiptarët, ku gjuha zyrtare do të
ishte shqipja, ndërsa flamuri i krahinës autonome të Korçës do të ishte “flamuri
tradicional i Skënderbeut me shiritat trengjyrësh të flamurit francez”.[4]
Shpallja e autonomisë me emrin “Republikë” u bë në një mbledhje solemne, ku u
mbajtën fjalime nga Themistokli Gërmenji dhe koloneli Dekuan. Me emrin e
“Republikës” u shtypën pulla poste dhe u vunë në qarkullim monedha 1 fr. dhe
0.5 fr.[5]
Stadi më evolues i Krahinës Autonome të Korçë, në
Republikën e Korçës është frut i drejtë për së drejtë i aksionit politik të
Themistokli Gërmenjit që në atmosferën e krijuar në Korçën e zbrasur nga
ushtritë greke por ende me grekomanë shqiptarë brenda , diti të luajë një Real Politikë të vërtetë duke plotësuar
qëllimet e Lëvizjes kombëtare Shqiptare por edhe interesat e francezëve në
rajon. Ishte pikërisht arritja e këtij qëllimi të lartë shkaku i fundit tragjik
të Themistokli Gërmenjit. Patrioti shqiptar u vra dhe nuk u pushkatua ligjërisht
nga organet e sigurisë franceze sepse pikërisht ishte njeri që me aktivitetin e
tij prishi të gjitha skemat e pista të rregullimit të territoreve të pa luftës.
Në vitin 1916-1917 , Greqia po përjetonte një dilemë të
madhe politike për të hyrë apo jo në Luftën e Parë Botërore përkarshi Antantës,
vendet e të cilave tradicionalisht kishin sponsorizuar nacionalizmin agresiv
grek po të qëndronte neutral për të ndihmuar Fuqitë Qendrore pasi ishte e
lidhur kulturialisht dhe politikisht nëpërmjet origjinë së Dinastisë së vet
mbretërore. Në krye të fraksionit pro Antantës qëndronte politikani i rafinuar
grek Venizellos, ndjekësit të Megali Idesë dhe hartuesi i politikës së jashme greke
të tre deteve dhe dy kontinenteve, ku krahina e Vorio-Eprit(Epirit të veriut)
zinte një vend qendror në mëtimet territoriale greke ndaj Shqipërisë. Për ti
shpëtuar presionit politik të ruajalistëve grekë ai ishte shpërngulur në
Selanik ku ishte vendosur dhe Armata Franceze e
Lindjes. Republika e Korçës dhe aktet administrative të ngritjes së
flamurit shqiptar, hapjes së shkollave shqip dhe pjesëmarrjes së shqiptarëve të
dy besimeve fetare në administratën franceze-shqiptare ishin veprime politike që
kishin shbërë gjithë politikën ekspansioniste greke të më së 30 vjetëve në
rajon. Venizellosi dhe përkrahësit e tij ishin kundërshtarë të rreptë të asaj
se çkish ndodhur në Korçë dhe stautusit që kishin fituar opatriotët shqiptarë në
krahinë. Në Selanik ishte vendosour dhe Esat Pashë Toptani sëbashku me 500
trupa të tij shqiptare që mëtonte se përfaqësonte Shqipërinë dhe ishte
rreshtuar përkrah Antantës. Edhe ai ishte një kundërshtar i rreptë i çdo përpekje
që delegjitimizonte aksionte e tij politike. Dokumentet e shqyrtuara dhe të
njohura deri më tash historike nuk na
lejonë të flasim me siguri me për përfshirjen e këtyre dy personazheve në
pushkatimin e Themistokli Gërmenjit, por një analizë shkak pasojë na bën të
mundur që të sugjerojmë se edhe Venizellosi si dhe Pashai Tiranas mund të jetë përfshirë
në intrigën politike kundër Themistokli Gërmenjit.
Esat Pasha gjendej
vetëm, pa përkrahje nga pothuajse e
gjithë klasa dhe elita politike shqiptare
dhe kërkonte me ngulm një
territor shqiptar ku mund të hynte sërish me luftëtarët e vet dhe prej andej të
shpallte qeverinë e vet. Pjesa veriore dhe qendrore e Shqipërisë ishte nën
administrimin austriak pas dërrmimit të Serbisë dhe zona jugore shqiptare ishte
nën Italinë. Me të dy këto fuqi ai tashmë nuk kishte më marrëdhenie të mira për
ta lejuar që të rikthehej në Shqipëri dhe i vetmi territor ku ai mund të
kthehej ishte terriori i Korçës dhe rrethinave të saj ku ishin trupat franceze.
Esat pasha ishte në marrrëdhenie shumë të mira me gjeneralin francez Sarrej dhe
aksioni i tij politik përkonte shumë mirë me synimet politike franceze në
rajon. Reduktimi i statusit të Krahinës Autonome të Korçës menjëherë pas
vrasjes së Themistokli Gërmenjit dhe hyrjes së Greqisë në Luftën e Parë
Botërore përkrah Antantës dëshmon se interesat greke dhe franceze përputheshin
në rajon.
Sigurisht që fjala e fundit i mbetet shqyrtimit të dosjes
së plotë hetimore, të dëshmitarëve për fat të keq shqiptarë në gjyqin me dyer
të mbyllura ndaj Themistokli Gërmenjit që duhet të shqyrtohet dhe shikohet nga
historianët dhe penalistët. Por një gjë është e sigurtë se Themistokli Gërmenji
nuk u pushkatua sepse tradhëtoi për interes të një fuqie tjetër të huaj idealet
e mëdha të Republikës Franceze, Liri-Barazi-Vëllazëri por sepse me
patriotizmin tij për Shqipërinë dhe
aksionin politik të krijimit të Republikës së Korçës prishi planet politike të
Greqisë dhe tutorëve të vet politikë në rajon. 102 vjet pas vrasjes së tij,
çështja e Themistokli Gërmenjit duhet sqaruar plotësisht para opinionit publik
shqiptar në mënyrë të tillë që organizatorët të mos i shpëtojnë gjyqit të
historisë.

[1] Salleo,F.(2000).Shqipëria:gjashtë muaj mbretëri.Tiranë: Shtëpia e
Librit dhe Komunikimit.,faqe 22
No comments:
Post a Comment