Një nga përfaqësuesit më të
mëdhenj të elitës arbëreshe është padyshim Jeronim De Rada që ndryshe nga
paraardhësit e vet jo vetëm pati meritën që hapi siparin e Romantizmit në
letërsinë shqipe me veprën e tij “Këngët e Milosaos” 1836, por për herë të parë
e integroi letërsinë e një komuniteti të vogël në rrjedhat europiane të kohës.
Në botimin e parë të librit De Rada ve si epigraf vragjet e poetit grek Pindari: “Muzat, më ndihmuan mua – që me një varg të ri
të shndritshëm – ta përshtat ritmin dorik”. Epigrafi jepet në greqishten
klasike. Libri i kushtohet Demetrio Lecca dhe ka këtë shënim: “Shkëlqesisë së
Tij, Gjeneral Brigadier, Komendator, Zotit Dhimitër Leka, këto këngë, që të
jenë dëshmi e lidhjeve shpirtërore me zakonet e lashta ndër njerëzit e
shpërndarë të Epirit (Shqipërisë)”.
Po kush ishte Demetrio Lecca/Dhimitër Leka?
Ai vinte nga një familje me
origjinë shqiptare nga Dhërmiu i Himarës, të vendosur në Napoli në fund të
shekullit të XVIII. Dhimitër Leka lindi në 24 prill 1779 në Dhërmi dhe vdiq në
-Napoli, më 21 prill 1862. Ai bëri një karrierë të shkëlqyer ushtarake duke
arritur gradën e gjeneral brigadierit në oborrin e Mbretit të Napolit. Dhimitër
Leka u varros në Kishën Ortodokse të Napolit dhe aty gjendet varri sarkofag i
tij sëbashku me bustin e gdhendur në basoreliev, vepra të porositura nga i biri
i tij Achille Leka. Mnbishkrimi është në italisht : DHIMITËR LEKËS, EPIROT,
TENENT GJENERAL I USHTRISË NAPOLITANE, I URDHËRIT TË SHËN GJERGJIT TË
BASHKIMIT, DHE SHËN SALVADORE TË GREQISË SHËN ANËS SË RUSISË DHE SHËN MIKELIT
TË BAVARISË KALORËS I KRYQIT TË LARTË, LINDUR NË DRIMADHES MË 28 PRILL 1779
VDEKUR NË NAPOLI MË 21 PRILL 1862 _______
ATIT TRIM DHE TË NDERSHËM, AKIL LEKA I NGRE NË KUJTIM.
ATIT TRIM DHE TË NDERSHËM, AKIL LEKA I NGRE NË KUJTIM.
Në gurrën popullore shqiptare ai
përkujtohet nga disa vargje që i ka botuar i ndjeri Llambro Ruci në librin e
vet “Zera e Akrokeraunëve”.
Ç‘u hap mandati në drekë,
Hajmedet o Dhimitër LEKË,
Hajmedet se ç’të ka gjetë,
gjëndërali i Bregdetë,
kapetan i mirë me fletë,
në stere edhe ndë detë.
Hajmedet o Dhimitër LEKË,
Hajmedet se ç’të ka gjetë,
gjëndërali i Bregdetë,
kapetan i mirë me fletë,
në stere edhe ndë detë.
2 comments:
Shpejtësia dhe efikasiteti.
Kreditë tona janë të shpejta dhe të sigurta dhe me norma shumë të ulëta interesi. Kërkoni kredi tani dhe merrni një konfirmim të shpejtë dhe një normë fikse.
psoloukas@gmail.com
Whatsapp: +33756841623
Τα δάνειά μας είναι γρήγορα και ασφαλή και με πολύ χαμηλά επιτόκια. Ζητήστε το δάνειο σας τώρα και λάβετε γρήγορη επιβεβαίωση και σταθερό επιτόκιο.
Athenapantazis8@gmail.com
Post a Comment