Kontributi
i Mehmet Pashë Dërallës në shteformimin shqiptar
Kujtesa
historike është një proces që mund të punojë në dy drejtime. Drejtimi i parë
është ai përkujtimor që është dhe varianti më i përhapur dhe që nënkupton se
vlera, ide dhe personazhe i shërbejnë kombit vazhdimisht për të mbajtur gjallë
ndërgjegjen kombëtare dhe i dyti është drejtimi mohues që është variant më pak
i përhapur dhe që nënkupton që ngjarje, personazhe apo dhe vlera
“harrohen” sërish për ti shërbyer interesave kombëtare. Një rast i tillë
është p.sh ai i Zvicrës, ku lufta e konfederatave në 1846 harrohet dhe nuk
përmendet për ti mëshuar më fort identitetit zviceran të të tre kantoneve.