Vizita e z John Carry-it,
Sekretarit Amerikan të shtetit rikomfirmoi sërish miqësinë dhe rolin e veçantë
të marrëdhenieve strategjike midis dy vendeve.
Ndihma e ofruar nga SHBA-ja konsiston në të njëjtat parime demokratike dhe plane afatgjata për të kontribuar për stabilitetin në rajon, ndaj asnjë faktor politik nuk duhet të mërzitet apo ta quajë të tepërt këshillimin e tyre në problemet e brendshme të demokracisë në Shqipëri.
Ndihma e ofruar nga SHBA-ja konsiston në të njëjtat parime demokratike dhe plane afatgjata për të kontribuar për stabilitetin në rajon, ndaj asnjë faktor politik nuk duhet të mërzitet apo ta quajë të tepërt këshillimin e tyre në problemet e brendshme të demokracisë në Shqipëri.
Mesazhi i tyre ka qenë gjithmonë i hapur dhe i çiltër si në vitet 20’, ku nëpërmjet aktivistëve të “Vatrës” kontribuonin në themelimin e jetës demokratike Shqipëri; në 1946, kur e këshillonin qeverinë komuniste të kohës të organizonte zgjedhje të lira si kusht kryesor për prosperitetin e vendit; sërish në vitet ‘90 për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike e tashmë në dhjetëvjeçarin e shekullit XXI, me respektimin e institucioneve. Kjo qëndrueshmëri e tyre ndaj vendit të vogël dhe aleat, që jo rrallë ka ndezur xhelozira tek fqinjët, duhet përshëndetur dhe jo anatemuar pasi për një vend si Shqipëria, që njëzet e pesë vjet më parë ishte një ishull i vetmuar i marrëzisë komuniste, është një fat politik të ketë këtë mbështetje politike nga SHBA-ja si fuqia e vetme dhe njëkohësisht demokratike në botë.
Ajo çka vërtet Shqipëria mund t’i ofrojë SHBA-së në shenjë mirënjohjeje për këtë ndihmë që po ja jep në të gjitha fushat e jetës, nuk është vetëm dërgimi i trupave në Irak dhe Afganistan, apo pranimi i muxhadeninëve iranianë, si rëndom dëgjohet nëpër korridoret e opinion bërjes shqiptare, por stabilizimi dhe konsolidimi i demokracisë në vend dhe faktorizimi në politikën rajonale në Ballkan. Në këtë mënyrë do të dimë vërtetë t’u jemi mirënjohës miqve tanë, duke luajtur rolin që ata dëshirojnë për ne, por dhe do të jetë dhe një përfitim i madh për vendin tonë, pasi nëpërmjet kësaj rruge Shqipëria do të përparojë duke u zhvilluar politikisht dhe ekonomikisht.
Gazeta Tema. 14.02.2016
No comments:
Post a Comment