Thursday, 18 February 2016

Harapi i Beledijes (1916), portret nga Kol Idromeno.



Beledije në turqisht do të thotë bashki, dhe personazhi zezak në tablo, shërbente si roje pranë bashkisë së Shkodrës. Prania e popullsisë zezake ka qenë e pakët në Shqipëri. Bajroni në takimin e famshëm me Ali Pasha Tepelenën, kur përshkruan hyrjen e personazhit letrar Child Harold në kështjellën e Tepelenës përmed mes popullsive të tjera që baresin në oborr dhe etiopianë.


Tuesday, 16 February 2016

Partnerë dhe miq strategjikë...

Vizita e z John Carry-it, Sekretarit Amerikan të shtetit rikomfirmoi sërish miqësinë dhe rolin e veçantë të marrëdhenieve strategjike midis dy vendeve.


Saturday, 13 February 2016

Muza martire e Gjirokastrës...


Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adana, të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari vendoset në Tiranë.


Friday, 12 February 2016

Si e trajtojmë të kaluarën?



Intervista e fundit e Nexhmije Hoxhës, së vesë së diktatorit komunist dhe një nga bashkëpunëtoret më të afërta të tij e kapi në befasi publikun shqiptar.


Thursday, 11 February 2016

Themelimi i Tiranës


Në foto harta-e-vitit-1689,-autor-Giacomo-Cantelli,-kushtim-i-botuesit-për-papa-Klementi-XI-(Giovanni-Francesco-Albani).-Burimi,-Biblioteka-Kombëtare

Tirana mund të ketë pasur origjinë më të hershme se 400 vjet më parë. Përgjithësisht eksiston një mendim që e lidh origjinën e emrit Tiranë me Teheranin dhe themelimin e saj nga Sulejman Pashë Ballgjini, një fisniku shqiptar të islamizuar nga Mulleti.


Monday, 8 February 2016

Ikja e Orfeut



Në botën e nëndheshme nuk është aspak mirë
Ndaj kthehu e këndo për ne, Orfe!
Jeta këtu lart është shend e verë
E sotmja është më e mirë se e djeshmja, qe.

Nuk kthehem,nuk vij, as leje nuk marr
do iki nga drita do zhytem në terr
Kush më thote se toka është parajsa
Ta dini që per mua është ferr

Mbi krahët tuaja le të shkelqejë drita
Le të laheni në një ujëvarrë gëzimi
Kur vdiq Euridikia si nuk e kuptuat
Se bashkë me të lindi dhe trishtimi.


Nuk dua të rroj më në këtë botë
Mësohuni njerëz të dashuroni
Nuk lind asgjë nga e keqja
Nuk fitoni asgjë nëse lëndoni....


Sunday, 7 February 2016

Epruveta ideologjike e Njeriut të Ri.



Një nga objektivat kryesore të kulturës së shtetit socialist shqiptar e lidhur ngushtë me doktrinën e Realizmit Socialist ishte krijimi i Njeriut të Ri, një term i huazuar nga kultura sovjetike e që për më tepër se tridhjetë vjet mbizotëroi në ligjërimin publik shqiptar.