Debati më
i fundit në gjirin e Partisë Socialiste për riorganizimin e saj është një debat
i shëndoshë që i shkon për shtat së majtës shqiptare, e cila në dallim nga e
djathta, gjithmonë ka lejuar rryma mendimi dhe korrente të ndryshme nga ato që
konsiderohen si linja zyrtare. Në këtë kontekst, cilido mendim për të
përmirësuar më tepër jetën e brendshme të partisë besoj se është i mirëpritur
derisa në fakt t’i shërbejë dhe të jetë koherent me zhvillimet më të fundit të
organizmit të partive simotra në Europë.
Wednesday, 22 July 2015
Wednesday, 15 July 2015
Kur shuheshin pena dhe pushka e shqiptarisë...
100
vjetori i vrasjes tragjike të Çerçiz Topullit dhe Mustafa Qullit.
Kujtesa historike është një proces që mund të punojë në dy
drejtime. Drejtimi i parë është ai përkujtimor që është dhe varianti më i
përhapur dhe që nënkupton se vlera, ide dhe personazhe i shërbejnë kombit
vazhdimisht për të mbajtur gjallë ndërgjegjen kombëtare dhe i dyti është
drejtimi mohues që është variant më pak i përhapur dhe që nënkupton që ngjarje,
personazhe apo dhe vlera “harrohen” sërish për ti shërbyer
interesave kombëtare. Një rast i tillë është p.sh ai i Zvicrës, ku lufta e konfederatave në 1846 harrohet dhe nuk përmendet për ti mëshuar më fort identitetit zviceran të të tre kantoneve. Në Shqipëri për shumë arsye që kanë të bëjnë me rastin specifik të saj në historinë e Ballkanit por edhe pse zakonisht modelet janë marrë të gatshme nga jashtë, është përqafuar drejtimi i parë , ndaj dhe njerëzit dhe shoqëria janë shumë të ndjeshëm ndaj çdo përkujtimi ndaj atyre që janë pranuar prej kohësh si vlera të mirëfillta kombëtare dhe personazhe të rëndësishëm që kanë mbizotëruar historinë e vendit.
Në mes
të verës, në datën 15 korrik , shqiptarët përkujtojnë ditën e vrasjes të heroit
kombëtar Çerciz Topulli dhe aktivistit kulturor dhe gazetarit Muço Qulli në
Shkodër nga forcat malazeze të pushtimit, të denoncuar si patriotë shqiptarë
nga konsulli grek që ua njihte shumë mirë aktivitetin patriotik në shërbim të
çështjes kombëtare shqiptare.
Eshtrat
e Çerciz Topullit u morën në vitin 1936 dhe u rivarrosën në Gjirokastër
sëbashku me vëllain e tij Bajo Topullin në një kodër paksa jashtë qytetit, vend
i cili u kthye në një vend peligranazhi për çdo shqiptar që vizitonte
Gjirokastrën dhe e ndjente veten të lidhur me idenë kombëtare. Ja se
c'shkruante e lexonte ne mes te Sheshit qendror te Shkodres ne 1936 Pater Anton
Harapi me rastin e percjelljes se eshtrave te Cerciz Topullit dhe te Muco
Qullit: “Ndaluni! Ku veni burra?! Çerçiz e Muço, dy fjalë ka me ju Shkodra
Kreshnike, ktu në log të kuvendit para se të daheni. Do ta leni Shkodrën, të
shkoni e të pushoni atje, ku së parit pat t’amblat rreze të diellit, ku, si
filiza të shndoshtë, gëzueshëm e rritët shtatin, atje prej kah Shqypnija u qiti
dhe u ndriti!
…Veç,
o burra, qi, dekun, flitni, të metun, njalleni, të hupun, sod ndritni, kah
rreth e rrokull t’i bini Shqypnis, deh, lshonie nji za, at zanin t’uej kumbues
si të luajve, diftoni djelmnis shqiptare shka u ushqeu idealin, shka u mbajti
karakterin, shka u bani të pavdekshëm.
….T’i
diftojm, po, botës, se shqyptarët janë njimend burra; se mund të jemi Toskë e
Gegë, muhamedan e kristjan, e njiherit shqyptarë të njimendtë.
Zoti i
vërtetë e atdheu le të na bashkojn, Zoti e atdheu të na mbajn, me Zot e me
Atdhe të lumnojm!”
Një komb që në përpëlitjet
e tij identitare fillon dhe shuan kujtesën historike të vlerave dhe idealeve që
e kanë krijuar është i destinuar për tu kthyer në një masë amorfe popullate mbi
të cilën mund të kryen gjithfarë eksperimentesh mbi shumëkombësinë, një modeli
që Evropa po e braktis për veten e saj, ndaj për këtë arsye dhe për qindra
arsye të tjera të ekzistencës së idesë kombëtare të shqiptarëve vlerat dhe
idealet e Çerçiz
Topullit dhe Mustafa Qullit duhen
përjetësuar në djalërinë shqiptare.
Gazeta Java News
Monday, 13 July 2015
Srebrenica-ndërgjegjia e martirizuar e Europës.
Bllokimi nga ana e Rusisë në Këshillin e Sigurimit në OKB
të një rezolute që do të dënonte Serbinë dhe serbët e Bosnjës për gjenocid të
ushtruar ndaj boshnjakëve myslimanë më 11 korrik 1995, në masakrën më të madhe
njerëzore të Pasluftës së Dytë Botërore mund të jetë shembulli më i mirë për të
kuptuar se gjeopolitika në rajon nuk ka ndryshuar shumë që prej një shekulli.
Ballkanit perëndimor i është kërkuar për më se 20 vjet të vazhdojë të
demokratizohet, të mos shikojë pas nga e kaluara por në fakt kjo gjë ka
tingëlluar si paradoks, për të vetmen arsye se njerëzit që organizuan
Srebrenicën vazhduan të mbijetojnë në kulturën politike të rajonit.
Sunday, 12 July 2015
Diplomati i harruar Rauf Fico...
Rauf Fico lindi në
Sana të Jemenit, më 13 mars të vitit 1881, në një familje me
origjinë nga Gjirokastra. Ai kreu arsimin fillor në mejtepin e Shkodrës
dhe më pas vazhdoi shkollën Volksschule të Vjenës, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Stamboll. Në kryeqytetin osman, Rauf Fico kreu
studimet e larta për shkenca politike e administrim në Shkollën
Civile të Administratës Mbretërore në Stamboll, që në atë kohë njihej me emrin
“Mülkiye-i-Sehahané”. Ai përfundoi studimet e larta me rezultate të shkëlqyera
dhe hyri në librin e artë të asaj shkolle.
Tuesday, 7 July 2015
Nevoja për një kod të ri moral dhe etik
Emri i
një vendthi apo toponimi nuk mund të mbetet përjetësisht në memorie përmes
ngjarjeve më të bukura që ndodhin aty, por edhe me ngjarje që godasin fort e të
bëhen të shënuara në rrjedhën e kohës për ndërgjegjen e qytetarëve të të gjithë
vendit. E tillë ishte ngjarja e vrasjes në pritë të dy turistëve çekë në
fshatin Prekal në Dukagjin. Ka rreth pesëmbëdhjetë vjet që emri i krahinës së
Dukagjinit është kthyer në një makth për turistët çekë, pasi aty ka gjasa që u
përsërit sërish një histori ende e pazbuluar e tre turistëve çekë që u
deklaruan të humbur në vitin 2001.
Subscribe to:
Posts (Atom)