Wednesday, 17 April 2013

Sevdaja e Ali Pashës për Vasiliqinë




Un i mjeri ç'jam goditur
Prej syve të tu jam venitur
Hund e faqe, buzë e gush,
Ma bën zembrën zjarr e prush.

Në lesh tënd dua të varem
Dhe na ty të mos ndahem
Se na grat këtu në jet,
Më e mira je ti vet.
Si thëllënza kur këndon
O! Sa fort që më gëzon
Të keqn moj fytyr lar
Që me ndritë po si ar.
Ali pasha tha k'to fjal
Perteritur porsi djal
Rra në gji të Vasiliqis

Në mes zjarrit dashuris,
Mendja iku mori rrug
Si një zog që kërkon drug


Këngë popullore mbledhur nga Eqerem Bej Vlora.(2003) Ditar(Nga Berati në Tomorr dhe kthim). Koçi:Tiranë, faqe 92


No comments: