Viktor Hygo, shkrimtari i madh romantik
francez i konsideruar dhe si “ndërgjegjia e gjallë” e Francës, në
fillimet e tij poetike njohu si gjithë shkrimtarët e tjerë romantikë
tërheqjen nga egzotizmi dhe orienti.
Orientalizmi në Evropë shkon deri në kohën e kryqëzatave dhe romancave mesjetare. Në periudha të ndryshme ka patur interesa dhe qëndrime të ndryshme ndaj Orientit dhe Orientalizmit, por ai u bë i njohur gjatë Romantizmit sepse Orienti ishte formë sublime e tij. Poeti ri romantik Viktor Hygo shkruajti vëllimin poetik “Orientalet” në moshën 27 vjeçare, dhe e botoi në shkurt 1829, duke gjetur frymëzimin e vet në Orient , që në fakt nuk e kishte vizituar ndonjëherë. Kjo lloj përqasje e tij ishte në frymën e kohës dhe qe nxitur shumë nga leximet e librave të Pouqeuville, konsullit francez pranë Ali Pashës në Janinë dhe të shkrimet e alzasianit Adolphe Cerfbeer, i mbiquajtur Ibrahim Manzour, komandant i xhenjos në shërbim të vezirit, që e paraqiste të nxirrë figurën kontradiktore të pashait. Që në parathënien e veprës së vet Hygoi, jep mendimin dhe gjykimin për figurën e Ali Pashë Tepelenës, të cilin e krahason me Napoelon Bonapartin. “Barbaria e vjetër aziatike, ndoshta nuk është aq e zhveshur nga njerëz të mëdhenj sa ç’pandeh qytetërimi ynë. Duhet rikujtuar se ajo prodhoi të vetmin kolos që ky shekull arriti ta vërë ballëpërballë Bonapartit... atë njeri gjeni, turk e tartar në të vërtetë, atë Ali-Pasha, që është për Napoleonin çka është tigri për luanin, skifteri për shqiponjën”. Fakti që në Francën e gjysmës së parë të shekullit XIX, publiku francez njihte dhe lexonte rreth jetës, bëmave dhe aksioneve politike të kësaj figure tregon sesa i rëndësishëm ishte për publikun europian. Libri poetik “Orientalet” është shkruar sigurisht nën kapërcyellin e dy ngjarjeve të rëndësishme për mendimin kulturor e politik të Europës, fillimit të udhëtimit të shpeshtë në Lindjen e Afërt ku bënte pjesë Pashallëku i Janinës dhe përpjekjeve kryengritëse për t’u krijuar shteti kombëtar grek. Parë nën prizmin e këtyre dy ngjarjeve, figura e Ali Pashës u portretizua nëpërmjet mesazheve orientaliste si despot oriental, gjakpirës e të pabesë, cinik e epshor duke e parë si një shtypës dhe një zotërues të territoreve që ata do të dëshironin të shikonin të projektuar “Heladhën” e teksteve të tyre shkollore, por edhe për të tërhequr vëmendjen e lexuesve të tyre me aventura të tilla për njerëz të vendeve që ishin sa afër Europës, por në të njëjtën kohë dhe shumë larg saj për shkak të mungesës së kontakteve kulturore. Si duket dhe nga paragrafi , Hygo nuk e njihte mirë origjinën e Ali Pashës, por admironte lojën e tij diplomatike dhe karakterin e veçantë që i kishin dhënë një famë të madhe në Europë. Mesa duket ai ishte ndikuar nga libri i konsullit francez Pouqeuville Histoire de la régénération de la Grèce (Paris, 1824, 4 vol. in-8°), ku ai i mëshonte origjinës aziatike të Ali Pashës. Gjithsesi kjo e dhënë e Pouqeuville duhet marrë me rezervë, pasi shumë nga feudalët shqiptarë në kohërat e Perandorisë Otomane kishin dëshirë që ta lidhnin origjinën e tyre me familje fisnike turke. Shumica e udhëtarëve, që vizituan Pashallëkun e Janinës dhe lanë vepra të shkruara për kontaktet e tyre me Ali Pashën, pohojnë se paraardhësit e Ali Pashës ishin feudalë vendas të krishterë, që ishin konvertuar në Islam, ashtu si kishin bërë shumë të tjerë që i përkisnin asaj klase feudale.-Skoitis N. D (1971) From Bandit to Pasha: The first steps in the rise to poëer of Ali of Tepelen 1750-1784, faqe 225.

Ndonëse ka pasur edhe burime osmane/shqiptare
që kanë konfirmuar origjinën aziatike të paraardhësve të Ali Pasha Tepelenës,
siç është autori Ahmed Myfit, që është emri otoman i Myfit Bej Libohovës. Ai në
veprën e vet të shkruar në osmanisht e të botuar në Kajro në 1903 “ Tepedenli
Ali”, shkruan se paraardhësi më i vjetër i njohur i Ali Pashës ishte një
dervish Mevleli i quajtur Nazif, që ishte me origjinë nga Kutahya në Azinë e
Vogël. Edhe autorë të mëvonshëm modern si Denis Skiotis në artikullin e tij “From Bandit to Pasha: The first
steps in the rise to poëer of Ali of Tepelen 1750-1784”, dëshmojnë se pavarësisht
faktit të zvogëlimit të origjinës së tij nga biografët, ai ishte një nga
anëtarët e klasës më të lartë të aristokracisë myslimane shqiptare. Jo vetëm
ishin të dy, babai dhe xhaxhai i tij pashallarë, por ata shërbyen dhe si
guvernatorë të provincave në të njëjtën kohë. Në një raport të shkruar nga një
grek i parësisë së Gjirokastrës për përdorim të Oborrit të Hapsburgëve, Aliu
përshkruhej si një nga pasardhësit e një familje fisnike të Toskëve dhe nga të
parat në Epir. -Skoitis N. D(1971) From Bandit to Pasha: The first steps in
the rise to poëer of Ali of Tepelen 1750-1784, faqe 227.
Poezia e mëposhtëme është frymëzuar nga një
pasazh i librit të kujtimeve të Ibrahim Manzurit, me dervishin mistik që rrinte
jashtë Janinës dhe që pashai Tepelenas e nderonte shumë duke i toleruar çdo
qortim apo fyerje. Vetë Ali Pasha duket se ishte bektashi. Gjithsesi në kohën e
tij akoma nuk kishte plasur armiqësia midis bektashinjve që ishte sekti i
urdhrit të jeniçerëve dhe pushtetit perandorak qendror, pasi ai nuk do të
mënonte ta përdorte këtë armiqësi në ballafaqimin e tij final. Nga fundi i
jetës së tij ai shpalli kalimin e tij në fenë e krishterë një tentativë e
dëshpëruar për të fituar simpatinë e revolucionarëve grekë.Ky veprim nxjerr në
pah jo vetëm karakterin jo besimtar të Aliut[32], por dhe nuhatjen e hollë
politike të tij porsa i përket marrëdhënieve të tij politike me Fuqitë e Mëdha
dhe atyre kulturore me Evropën. Në fillimet e pushtetit të vet më 1791, atëherë
kur ai i ishte drejtuar qeverisë ruse me një propozim konkret për bashkëpunim
të hapur që ai të shpallte pavarësinë, një nga pikat mes disa të tjerave që
Aliu kërkonte si garanci në shtetin e tij të ardhshëm ishte dhe “ushtrimi i
lirë i fesë nga myslimanët”, ndërsa tani më 1820 përqafonte një besim krejt të
kundërt fetar nga që kish dashur të mbronte. Siç shikohet ka një kapërcim të
madh në qëndrimin e tij nga 1791 më 1820.
Victor Hugo (1802-1885)
Në ballë të grupit të vogël e të rreptë të arnautëve,
Shkonte Aliu Pashai me ballin nëpër re,
Gjithë populli përqark nderonte i tmerruar,
Përgjunjur dhe kryet përkulur gjer në dhe.
Befas u ndje nga turma: “Më prit, Ali Pasha!”
Një dervish mjekërbardhë, sy të pafrikë te balli
Përpara i doli të ashprit Ali Pashë Arnautit
Dhe kalin pullali ia mbërtheu për kapistalli.
“S’ta kam frikën as ty, as të ndyrës thikës tënde
O shënjti i shejtanit, tiran, mizor e qen,
Para këtyre t’trëmburve e trimave tuaj të çartur
Vdes sot, por kush je ti, jam unë që do ta them!
Pallatin e ke ngritur mbi eshtra e xhenaze
Me atë dorë gjakatare, kushdi se sa ke vrarë!
Një populli i ke vën’ thikën, por s’e di, or lugat,
Se këtu pranë të është hapur e po të pret një varr.
Njerëzve shpata jote u shkon si kosë mbi bar...
Por shpirti do të dalë ndër çengela zinxhirësh,
Me dorë të vet Allahu do të të varë, o kusar,
Mu në pemë të segjinit plot me shpirtra qafirësh…
As paratë, as dredhitë, intrigat as kalatë,
Asgjë, o shpirtkatran nuk do të bëjë derman,
Për jetë fantazma jote do të tmerrojë dynjanë,
Jot ëmë përse të lindi shtatë herë është bërë pishman.
Çifut e faqezi, nxirre thikën nga mylli.
Në gjoks ma ngul, s’ta kam frikë me sua e xhins,
Kur shpirti të më dalë, mu në grahmë të fundit,
Një pështymë do të hedh në surrat, o përbindësh.
“A ke më për të sharë, dervish?” – pyeti Pashai
“S’kam më! Ja gjoksi im! Ngule thikën, shëmtirë!”
Aliu ra thellë në të thella... buzëqeshi... dhe dervishit
I dhuroi qyrkun e vet stolisur në xhevahirë
Dhe i tha lamtumirë.
(Përshtatur-poetizuar në gjuhën shqipe nga Riza Lahi, 2013)

No comments:
Post a Comment