Në
ashensorët e memories
janë
të gjitha rrathët,
të Ferrit, Purgatorit, Parajsës.
Ku
të të gjej?
Fytyra
jote është pjalmuar luleve të mallit
si
medalion i trishtë harrimi.
Nuk
gjej forcë as të të mbaj në shpinë si mëkat
as
të të përkujtoj si një çast gëzimi.
Shfaqesh
e venitesh si dritë e largët qiriri
Ndriçon
e errëson monopatet e shpirtit
Ku
je?
Jehona
rregj e rrok përjetësisht largimin.
Tiranë:
03.04.2013
No comments:
Post a Comment