Monday, 22 April 2013

Kauza të tradhtuara




Një nga dilemat kryesore në demokracitë në zhvillim përsa i përket funksionimit të një prej mekanizmave kryesore të saj,rolit të grupimeve dhe partive politike  është nëse çdo kauzë e qytetarëve mund të kthehet në kauzë politike dhe anasjelltas.


Wednesday, 17 April 2013

Sevdaja e Ali Pashës për Vasiliqinë




Un i mjeri ç'jam goditur
Prej syve të tu jam venitur
Hund e faqe, buzë e gush,
Ma bën zembrën zjarr e prush.


Monday, 15 April 2013

Pula e zezë





Pula e zezë,
e zeza pulë,
korba pulë,
pulë zeza,
çuditërisht
për inat
të të gjithëve
bën vezë të bardhë.

1994


Sunday, 14 April 2013

Balada e Emigrantit




Mbetsh more shok mbetsh
përtej Urës së Bruklinit
Të fala ti bëni nënesë
pasaportat të mi shesë
Në pyet nëna për mua
i thoni se u martua
në pyet se në ç’kalë hipi
në atë që e nxjerr jashtë ligjit
në pyet se ç’nuse mori
Plevitin prej kraharori
Në pyet se krushq i vanë
Kreditorët po e hanë.

1994


Friday, 12 April 2013

Petale Trëndafili






Petale, petale u pjalmove 
Në kopshtin tim,
Nuk ta dija emrin, as të njihja
Rrokulliseshe pa fund në bulëza vese
I jepje dritë pusit në fund të oborrit.
Ku je, ku shkove neraidë e rinisë
Në çbrigje zbarkove, çdhimbje more pas
Një hije rrëqethet lugjeve të vjeshtës së mallit
Një tambur oshëtin gjithmonë larg...
Të të rikujtoj si petal trëndafili
Apo si një gjemb që dorën ta çpon?
Mes pritjes, ikjes dhe ardhjes
Emri jot diku larg veson
Mirëqofsh përhera aty ku frymon
Dhe bryma lule të reja shperthen 
Në gonxhe trëdafili aq të admirueshëm
Sa vetëm ti dije të mbillje...




Tuesday, 9 April 2013

Dervishi dhe Ali pasha Tepelena



Viktor Hygo, shkrimtari i madh romantik francez  i konsideruar dhe si “ndërgjegjia e gjallë” e Francës, në fillimet e tij poetike  njohu si gjithë shkrimtarët e tjerë romantikë tërheqjen nga egzotizmi dhe orienti.


Thursday, 4 April 2013

Unë jam e kuqja...



Unë jam e kuqja,
Që përgjak agimet
Thyen burrëritë dhe tremb shemrat
Unë jam e kuqja që rrëzëllehet bezeve të piktorëve
Për të dhënë përngjasimet e ëndrrave të çartura
Unë jam e kuqja që përthyem në xhamat e dritareve
Për ti dhënë brymë fjalëve të pathëna
Unë jam e kuqja që lind nga brenda, nga zemra…


Wednesday, 3 April 2013

Monopateve të kujtesës




Në ashensorët e memories
janë të gjitha  rrathët,
të  Ferrit, Purgatorit, Parajsës.
Ku të të gjej?
Fytyra jote është pjalmuar luleve të mallit
si medalion i trishtë harrimi.
Nuk gjej forcë as të të mbaj në shpinë si mëkat
as të të përkujtoj si një çast gëzimi.
Shfaqesh e venitesh si dritë e largët qiriri
Ndriçon e errëson monopatet e shpirtit
Ku je?
Jehona rregj e rrok përjetësisht largimin.


Tiranë: 03.04.2013


Tuesday, 2 April 2013

Gazetari e papërgjeshme





Gazetaria është një “gjueti lajmi” apo një reflektim serioz i ngjarjeve që ndodhin? Me pjesë e parë të fjalisë  nënkuptojmë se “lajmi i keq është lajm i mirë”, pra ai që mund të krijojë sensacion ndaj përzgjidhen detajet që mund të jenë më pompoze por në të vërtetë nuk është se ata janë pjesa thelbësore e lajmit.