Sunday, 4 November 2018

Gjergj Kokalli, shërbyesi besnik i Edward Lear.




Gjergj Kokalli (Giorgio Kokali) u bë shërbyesi i Lear-it në Korfuz, në pranverë 1856 dhe ndenji me të deri në vdekje në Monte Generoso, në gusht 1883. Origjina e tij ishte shqiptare, i krishterë nga Suli, fliste shqip, greqisht, dhe italisht.Veç detyrave të shtëpisë, Kokalli e shoqëroi Learin në udhëtimet dhe me t’u kthyer ai ishte modeli që pozonte për piktorin, i veshur me kostumet që Lear-i blinte nëpër vende të ndryshme. U mundua t’i mësojë anglisht shoqëruesit të tij dhe një nga detyrat e Kokallit ishte që të lexonte në anglisht me zë “Huta dhe macja”, por pa sukses. Pas vdekjes së gruas së Gjergjit më 1874, Lear-i u dha një shtëpi djemve të tij; më i madhi Nikolla është varrosur në San Remo. Lear-i besonte se “arsyeja që nëntë ndër dhjetë shërbyes i lë të pakënaqur, është se padronët i trajtojnë si karrige apo tavolina dhe nuk e çajnë kokën për ta si qenie njerëzore. Më vonë, në vitet e vetmisë, Gjergji u bë përherë e më shumë shok i Lear-it. Një natë në javë ai e ftonte për një gotë dhe një cigare që të kujtonin udhëtimet së bashku. “I shtrenjti im i gjorë Gjergj, gjithmonë kishte qenë një suliot gjysmë i civilizuar, më shumë një Rob Roy primitiv ose një malësor”,- shkruan ai në ditar pas vdekjes së Gjergj Kokallit më 1883. “Uroj ta kem merituar një mik të tillë.” Nikollë Kokalli, djali i Gjergjit është varrosur pranë tij.
Guri i varrit ka një shënim përkujtimor për Gjergjin që kish vdekur më 1883 dhe ishte varrosur në Mendrisio në Zvicër. Në atë pllakë është shënuar: Shqiptari i krishterë nga Suli, ishte për 30 vjet shërbyesi besnik dhe mik i Eduard Lear-it.


Marko Boçari and Suliote Albanians



Monday, 29 October 2018

Medalje e panjohur e porositur ndoshta nga Ali Pasha Tepelena në Gjermani






Ky është një medalion i periudhës osmane në shtëpinë e ankandit Kunker, Gjermani. Ajo mendohet se është porositur në 1807 nga Ali Pasha Tepelena ( 1741-1822), sundimtari shqiptar Shqipërisë dhe Greqisë, i cili ishte de facto i pavarur nga Porta e Lartë . Në kundërshtim me traditën islame, ajo tregon portretin e një gruaje me kostum oriental ose grek. Ajo quhet Mbretëresha [Vasiliki] Hanim. Hollësi të mëtejshme për këtë medalje jashtëzakonisht të rrallë janë të panjohura.


Tuesday, 2 October 2018

Shtëpia e Veli Pashës, djalit të Ali Pashë Tepelenës, në Kalibet e Mëdha në Thesali.





Thesalia e Greqisë është një nga krahinat më pjellore të Ballkanit. Në të kultivoheshin përveçse drithërave dhe bimë industriale si duhan dhe pambuk. Si një krahinë e pasur në fillim të shekullit të XIX ajo u gjend në qendër të lakmive territoriale të Ali Pashë Tepelenës. 


Tuesday, 25 September 2018

Prishja e Hormovës nga Ali Pashë Tepelena




Ngjarjet dhe prishja e Hormovës nga Ali Pashë Tepelena janë baza e paragjykimeve të mëvonshme që u ngritën mbi nënën e tij dhe vet Ali Pashën. Për to ka shkruar pothuajse çdo historian dhe shkrimtar që ka trajtuar jetën dhe karrierën e Ali Pashë Tepelenës. Gjithsesi, si në të gjitha trajtimet që i janë bërë figurës së Ali Pashë Tepelenës nuk kanë munguar trajtimet e tipit orientalist dhe ekzagjerimet duke nxjerrë në pah kundërshtitë e gjithsecilit autor që ka shkruar për prishjen e Hormovës. Nga një lexim i kujdesshëm dhe referimit të dokumenteve mund të dalim në përfundimin se ngjarjet e Hormovës shpesh herë u ekzagjeruan dhe u shtrembëruan sidomos pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës në funksion edhe të pasqyrimit të figurës së tij si një tiran dhe gjakësor. Kjo bindje u përveçse nga historianët dhe shkrimtarët e huaj u përforcua edhe nga mendimi i Rilindjes Kombëtare ku një pjesë e aktivistëve të saj e pasqyruan këtë figurë historike sipas këndvështrimeve të tyre. Pjesa më e madhe e autorëve të Rilindjes Kombëtare dhe atyre të Pavarësisë u formua në Janinë, në gjimnazin “Zosimea” ku bëmat dhe aktiviteti i Pashait Tepelenas ishin ende të freskëta në memorien e njerëzve. Në të njëjtën kohë ata ishin përfaqësues edhe të familjeve të pasura feudale, që e kishin ndier në lëkurë pushtetin centralizues të Ali Pashës. Përqendrimi i pushtetit në një dorë të vetme nuk ka shkaktuar viktima të shumta vetëm në Shqipëri dhe në Pashallëkun e Janinës, por gjithandej nëpër Europë sa herë ky proces ka hyrë në spiralet e veta të fuqizimit të pushtetit dhe ambicieve për të krijuar etnitete shtetërore të fuqishme. Për këtë arsye tek Sami Frashëri dhe Ismail Qemali gjejmë referenca negative për Ali pashë Tepelenën në fjalorin Kamus-El-Alam dhe kujtimet e Ismail Qemalit. Po kështu me ndjesi negative e vështroi dhe Papa Kristo Negovani në poemën e vet “Prishja e Hormovës” në 1904, ku mes motiveve të tjera zuri vend dhe motivi fetar.


Thursday, 20 September 2018

Këngë për Ali Pashën nga Dhimitri Mitropanos




Ali Pasha

Mes rrugicave me kalldrëm
rrëshket  një araba
me zëmër copë-copë
qan një Pasha
qan për Frosinën
Ali Pasha

  Qan Pashai
  qan e gjithë mëhalla
 Zonjën Frosinë
 e qan dhe arabaja
 e qajnë të gjithë romenjtë
dhe e gjithë dynjaja

Çfarë marrëzie
 bëre Pasha?
 mbyte në liqen
 të madhen tënde  sevda
 tani çfarë do mbetet
 mes mureve nëpër oda?

Qan Pashai
qan e gjithë mëhalla
Zonjën Frosinë
e qan dhe arabaja
të gjithë romenjtë
dhe e gjithë dynjaja

Ali Pasha. Dhimitri Mitropanos
Teksti: Kostas Vergos
Muzika: Spiros Papavasileiu
Dhimitri Mitropanos(1971)


Përktheu nga greqishtj : Dorian Koçi 

'' Ο Αλή πασάς '

Μες στο καλντερίμι τρέχει ο αραμπάς Με καρδιά συντρίμι κλαίει ένας πασάς Κλαίει για τη Φροσύνη ο Αλή πασάς Κλαίει ο πασάς κλαίει ο μαχαλάς Τη κυρά Φροσύνη κλαίει κι ο αραμπάς Όλη η ρωμιοσύνη κι όλος ο ντουνιάς Τι παραφροσύνη έκανες πασά Έπνιξες στη λίμνη το τρελό σεβντά Τώρα τι θα μείνει μέσα στον οντά Κλαίει ο πασάς κλαίει ο μαχαλάς Τη κυρά Φροσύνη κλαίει κι ο αραμπάς Όλη η ρωμιοσύνη κι όλος ο ντουνιάς




Tuesday, 18 September 2018

Esmihan Hanëmi (Hamko), ose Hanko, nëna e Ali Pashë Tepelenës. (1725-1792)





Ky është një ilustrim i hershëm i nënës së Ali Pashë Tepelenës. E ëma, Esmihan Hanëmi (Hanko), ishte bija e Zenel Beut të Konicës, feudalit më të fuqishëm shqiptar të asaj zone. Nëpërmjet beut të Konicës, me vajzën e të cilit qe martuar, Veli Beu, i ati i Ali Pashë Tepelenës u lidh fort me familjet më të rëndësishme të vendit. Davenport  W. (1823) “Historical Portrati of deading events in the life of Ali Pasha, Vezir of Epirus, Surnamed the Lion, with the biographical sketch”)


Thursday, 6 September 2018

Opera "Skënderbeu" e Vivaldit




Lista e kompozimeve rralla të kryera nga Antonio Vivaldi përfshin dhe operën "Skënderbeu". Shfaqja e parë e kësaj opere u realizua në Teatro de la Pergola në Firence të Italisë më 22 qershor 1718. Ajo përuroi rihapjen për publikun të këtij teatri. Libreti u shkrua nga Antonio Salvi, libretisti i preferuar i Dukës së Toskanës, Ferdinando de' Medici, nga familja e njohur e Mediçëve. Ngjarjet zhvillohen në muret e Krujës në rrethimin e parë të saj në 1450, ndërsa qyteti është i rrethuar nga trupat turke që drejtohen nga sulltan Murati. Ushtarët otomanë kapin rob Donikën, ndërsa Skënderbeu i shqetësuar rrëmben vajzën e sulltan Muratit duke menduar që konflikti të zgjidhej me këmbimin e dy robëreshave. Në fund Skënderbeu e çliron vetë Donikën e tij me trimëri dhe kritikët mendojnë se ka Vivaldi ka dhënë me këtë opera triumfin e dashurisë dhe burrërisë shqiptare.