Thesalia e Greqisë
është një nga krahinat më pjellore të Ballkanit. Në të kultivoheshin përveçse
drithërave dhe bimë industriale si duhan dhe pambuk. Si një krahinë e pasur në
fillim të shekullit të XIX ajo u gjend në qendër të lakmive territoriale të Ali
Pashë Tepelenës.
Pashallëku i Janinës sipas Aravatinoit kishte një shtrirje,që shkonte pak më në jug të
Durrësit, vazhdonte në lindje pak më në veri të Ohrit, duke zbritur për në jug
dhe duke përfshirë Follorinën, Verien, gjysmën e ishullit Eubea, si dhe duke
lënë jashtë Thivën dhe Athinën, por duke përfshirë gjithë Morenë dhe tërësisht
bregdetin Egjean, Jonian dhe të Adriatikut të këtyre territoreve(Shih për më
tepër Aravantinus. S. (2000) Ali pasha Tepelenliu. Athina :Dodoni,harta faqe
64. ). Ali Pasha Tepelena i përkiste klasës së ajanëve myslimanë, pushteti i të
cilëve bazohej në mbrothësinë e tyre si pronarë tokash apo tregtie dhe
marrëdhëniet e veta me qeverinë qendrore(.Charles&Barbara Jelavich.:
Themelimi i shteteve kombëtare të Ballkanit,1804-1920. Dituria.Tiranë:2004 ). Në
vitet e qeverisjes së tij ishte shumë evidente dhe ngritja e shtresës së
tregtarëve të krishterë. Ky realitet i ri u pasqyrua dhe në një nga shtyllat e
politikës së tij të brendshme, e cila ishte mbështetja e tregtisë me vepra
zhvillimi(Nikos Bardhiabasis. “Antiprologu” Istorika Athinë Elefterotypia:15
Mars 2001). Tregtia me Evropën siguronte shpërblime të barabarta për tregtarin
e krishterë dhe ajanin mysliman. Ky i fundit furnizonte produktet bujqësore dhe
mbronte tregtarin. Të dy grupet donin një sistem të lirë e të hapur tregtie
brenda perandorisë dhe i kundërviheshin kontrollit dhe rregullave të qeverisë.
(Charles&Barbara Jelavich.: Themelimi i shteteve kombëtare të Ballkanit,1804-1920.
Dituria.Tiranë:2004). Dr Holland
shkruante se në vitet 1820, artikujt kryesorë të eksportit nga Pashallëku i
Janinës ishin drithi, lënda drusore, vaji, duhani, pambuku dhe leshi. Eksportet
e drithit, sipas tij, shkonin drejt Italisë, Ishujve Jonianë, Maltës e gjetkë.
Pashai i Janinës zotëronte monopolin mbi shitjen e drithërave. Nga gjiri i
Artës eksportohej gjithashtu lëndë drusore, për të cilën interesoheshin deri
arsenalet e marinës në jug të Francës. Gjithnjë sipas Holland, nga Arta
eksportoheshin sasira të konsiderueshme vaji, duhani, leshi e produktesh leshi,
siç ishin gunat apo velenxat. ( Dr.Henri Holland.”Mjek te Ali Pasha”.Shtëpia
botuese: Migjeni : 2008). Popullsia e Pashallëkut të Janinës ishte rreth
1.500.000 dhe u përkiste grupeve të ndryshme etnike, si shqiptarë, grekë, vllehë,
hebrenj e ciganë. Shqiptarët ishin kryesisht elita ushtarake e Pashallëkut, zotërues
të mëdhenj pronash, por e dhe tregtarë , zakonisht ata të besimit të krishterë.
Grekët dhe vllehët ishin të ndarë në
shtresat e larta si tregtarë dhe në raja banorë të fshatrave dhe çifligjeve. Një
pjesë ë vllehëve ishin barinj të lirë që shtegtonin sa nga malet drejt detit e
anasjelltas. Ali Pasha Tepelena shquhej edhe për ndërtimin e vendbanimeve të
reja në çifligjet e tij. Përveç kështjellave dhe godinave administrative, Ali
Pasha zotëronte edhe një numër shtëpish pushimi, të cilat kishin paraqitjen e
sarajeve të vogla që i gjejmë të banuara në vitet 1806-1809, sidomos në viset
përreth Janinës, si në Muzhar, në Xhegelovë,Stravaq, Zicë,Delvinaq, në Artë,
Kaciko-Pazar pranë Artës.Një e tillë ishte dhe themelimi i vendbanimit të
Kalibeve të vogla në Thesali. Kalibja e madhe në kohën e Perandorisë Otomane
ishte çiflig i Ali Pashë Tepelenës dhe më vonë i Veli Pashës, djalit të
tij. Qyteza e vogël u themelua në fillimet
e shekullit të XIX nga gjashtë vendbanime të vogla të zonës me iniciativën e
përfaqësuesit turk të Ali Pashës i cili qeveriste në atë kohë Thesalinë. Ka të
ngjarë që vendi të kishte qenë më parë vendqendrim vllheësh , çka vërtetohet
dhe nga fjala kalibe në vllahisht që është
kasollja tradicionale vllahe për të banuar.
Veli Pasha për sa kohë sundonte krahinën
ndërtoi aty banesën e tij, Konakun në
qendër të fshatit. Konaku kishte 35 dhoma, me banja turke dhe tualeta brenda
saj. Pas vdekjes së Ali pashë Tepelenës , Sulltani ia dhuroi fshatin gruas së
Ismail Rahmi Pashës, djalit të Veli Pashës.Ismail Pasha administroi për një kohë
të gjatë Thesalinë dhe la gjurmë të pashlyeshme në rajon. Për të Ismail Qemali,
në Kujtimet e tij dëshmon se ishte Guvernatori i Përgjithshëm i Thesalisë dhe
ai vet punoi si shef i kabinetit të tij.
Fshati u çlirua
nga osmanët në gusht të vitit 1881 dhe iu shit Konstandin Zhapës nga pronarët
shqiptarë ashtu si dhe shumë çifligje të zonës.
Konaku deri në vitin 1881, vit në të cilin Thesalia bashkohet me Greqinë
ishte gjithashtu banesa e Beut Osman dhe qendra administrative të zonës
përreth, ndërsa pas bashkimit të Thesalisë me Greqinë u shndrrua në qendrën e
pronarit të çifligut, Kostandin Zhapës, shqiptarit të pasur nga Labova që bleu
Koliben e Madhe dhe fshatra të tjerë në Thesali. Si administrator të këtyre
çifligjeve ai vendosi nipin e vet Apostol Zhapën. Pronat e fshatit iu dhuruan
shtetit grek në 1892 sipas testamentit të Konstandin Zhapës. Deri atëherë ,
pronat e çifligut iu jepeshin me qira banorëve. Ndërtesa ruhet edhe sot dhe në në vitin 1995 u cilësua si godinë
historike nga Ministria e Kulturës. Nga viti 1976 aty gjendet dhe Muzeu
Folklorik i Kalibjes së Madhe dhe Shoqatës Kulturore tè zonës.
Shqiptarët në
Perandorinë Osmane kishin një rol që Noel Malcom në veprën e vet “Agjentët
Perandorakë” e cilëson si amfibës kulturorë duke bërë të mundur shpesh herë
komunikimet e ndërsjellta në diplomaci, tregti, pronësi midis shteteve perëndimorë
dhe Perandorisë otomane. Ky rol u përforcua edhe në Krishterimin Lindor ku
komunitetet e krishtera shqiptare shpesh herë u shndrruan dhe në elita
drejtuese në Greqi, Principatat Rumune, Odesa apo dhe në komunitetet e pasura të
Kairos dhe Aleksandrisë. Familja Zhapa ishte pikërisht një e tillë që bënte të
mundur falë statusit ekonomik që kish fituar në Vllahi, Epir dhe Greqi e
Stamboll transaksionet finaciare të shitjes dhe blerjes së pronës mes pronarëve
shqiptarë myslimanë dhe përfitimit të drejtë për së drejtë prej këtyre
transaksioneve. Çështja e pronave të shqiptarëve Thesali u trajtua dhe gjatë
Lidhjes së Prizrenit, ku dega jugore e saj në Gjirokastër, Prevezë dhe Frashër kundërshtonin
çdo ambicie greke në rajon. Pavarësisht kësaj Fuqitë e Mëdha u aneksuan
Thesalinë në gusht të vitit 1881 brenda Mbretërisë greke dhe u bindën për të
mos bërë ndryshime territoriale në favor të Greqisë, në Epir. Shqiptarët që
kishin prona tokësore iu njoh e drejta e pronësisë por shumë shpejt për shkak të
presioneve nga administrata greke u detyruan ti shisnin tek familjet e
kriishtera shqiptare Zhapa dhe Zografot, që nga tregtarë të pasur u kthyen dhe
në pronarë tokash sipas ndryshimeve të reja të dominimit të Thesalisë në rajon.
No comments:
Post a Comment