Ky është një medalion i periudhës osmane në shtëpinë e
ankandit Kunker, Gjermani. Ajo mendohet se është porositur në 1807 nga Ali
Pasha Tepelena ( 1741-1822), sundimtari shqiptar Shqipërisë dhe Greqisë, i cili
ishte de facto i pavarur nga Porta e Lartë . Në kundërshtim me traditën islame,
ajo tregon portretin e një gruaje me kostum oriental ose grek. Ajo quhet
Mbretëresha [Vasiliki] Hanim. Hollësi të mëtejshme për këtë medalje
jashtëzakonisht të rrallë janë të panjohura.
Gjithësesi duket se ka një gabim pasi në vitin 1807,
Vasiliqia ishte vetëm 9 vjeç dhe ajo hyri në pallatin e Ali Pashë Tepelenës në
vitin 1812. Për këtë arsye, ajo mund të jetë pasqyrimi i një femre tjetër nga oborri
i i Ali Pashë Tepelenës.
Imazhi perëndimor i medalionit dëshmon ndikimin e
marrëdhënive të ngushta diplomatike që kish filluar Ali Pasha Tepelena me
Fuqitë e Mëdha në rajon. Në fillim Franca 1798-1800 dhe pastaj Rusia 1800-1807
zotëronin Ishujt Jonianë, fqinjë të Pashallëkut të Janinës. Ndërkohë që agjentë
britanikë si William Martin Leake ishin të pranishëm në rajon.
Në dhjetor 1806, Porta e Lartë i hapi luftë Rusisë dhe
Ali Pashë Tepelena nxitoi të përfitonte duke arrestuar konsujt rusë në
territoret e veta dhe me artilerinë, që kishte marrë nga francezët u përpoq të
sulmonte ishullin e Shën Maurës, por rusët ngritën kundër tij feudalët çamë dhe
armatolitë e Thesalisë. Ali Pasha u pajtua me feudalët çamë, kurse i biri i tij
Myftari e mbyti në gjak kryengritjen e armatolive në Thesali.
Kur Fransua Pouqueville i emëruar konsull i përgjithshëm
i Francës, mbrriti në Janinë në 1806, i solli Ali Pashë Tepelenës dhe premtimin
e Napoelonit se do t’i jepte nën administrim ishullin e Korfuzit nëse do të
angazhohej në luftë kundër rusëve. Tashmë Ali Pasha Tepelena zotëronte gjithë
bregdetin e Çamërisë dhe po shikonte që të merrte në zotërim dhe Korfuzin dhe
Ishujt Jonianë. Paqja e Tilsitit në vitin 1807 midis Francës dhe Rusisë bëri të
mundur largimin e rusëve nga ishujt jonianë, zotërimin e tyre sërish prej
Francës dhe largimin e rrezikut rus për të minuar pushtetin e Ali Pashë
Tepelenës në Epir dhe More.
No comments:
Post a Comment