Përhapja e islamit
në Shqipëri vazhdon të mbetet një nga problemet historike, sociale, e fetare që
tërheq vëmendjen e studiuesve. Debatet akademike ndahen në parashtrimin e
problemit, nëse ka qenë një konvertim vullnetar apo i imponuar nga osmanët. Në
varësi të përgjigjes së kësaj pyetjeje janë ngritur dhe paradigmat e
shtjellimit të këtij problemi. Mirëpo pavarësisht, shkollave të mendimit,
interesave politikë dhe kulturorë, pak a shumë studiuesit seriozë bien dakort
se mungesa e një autoriteti dhe etniteti kishtar apo shtetëror të pavarur dhe
centralizues te arbërit, emigrimi gati biblik i pjesës më elitare të etnisë
shqiptare pas pushtimit otoman në Itali dhe zotërimi i luginës së Shkumbinit
dhe qyteteve të Beratit, Gjirokastrës, Janinës,Vlorës, Elbasanit, Krujës dhe
Shkodrës nga osmanët me garnizone ushtarake përcaktuan edhe rrjedhojën e
ngjarjeve përsa i përket orientimit fetar të popullsisë. Islamizimi i
popullsisë në Shqipëri, kryesisht u zhvillua në zonat urbane. Garnizonet
osmane, që u vendosën në kështjella ndërtonin edhe xhami për të ushtruar fenë e
tyre, ndërtonin treg dhe së bashku me të qendra kulti, që përhapnin qytetërimin
e tyre. Indiferenca dhe braktisja në fatin e vet, sidomos të Shqipërisë së brendshme,
Elbasanit, Beratit e Gjirokastrës nga fuqitë perëndimore, Republika e Venedikut
dhe Mbretëria e Napolit bëri të mundur që influenca e besimit islam dhe
mundësitë, që jepte përqafimi këtij besimi për ruajtjen e pronës dhe
privilegjeve si dhe mundësia për të bërë karrierë brenda Perandorisë Otomane të
rritej dhe të bëhej një nga besimet fetare të ushtruar në Shqipëri. Ky proces u
vërejt në fillimin e shekullit të XVI. Megjithëse ky konvertim nuk ishte
masiv në fillim sipas një raporti që dokumenton vizitën e Marino Bizzi, Islam,
ky numër do të rritet në mënyrë të ndjeshme në shekujt e XVII dhe XVIII. Në të
njëjtën kohë siç dëshmon udhëtari osman Evlija Çelebi, në librin e vet
“Udhëtimet” në 1660-1670, në pothuajse çdo qytet të madh shqiptar ishin ngritur
krahas institucionevetë kultit edhe biblioteka dhe medrese, në të cilat studionin gjuhën arabe, persishte
dhe osmane si dhe mësim feje.
Evlija Çelebiu në
udhëtimin e tij në viset shqiptare më 1610 përshkruan disa nga qendrat urbane
shqiptare ku kishte filluar të lulëzonte kultura islame. Ai përmend se Berati ka tre medrese dhe se çdo xhami kishte një
myderiz që jepte mësim të Kuranit falas[1].
Po kështu ai dëshmon për një prani të zhvillimit të artit poetik në Berat. Në këtë anë të bregut ka gjashtë kafene
moderne. Disa prej tyre janë në breg të lumit ku disa nga zotërijntë bëjnë
banja, ca të tjerë gjuajnë peshk dhe shumica e tyre bisedojnë e diskutojnë
probleme fetare, shkencore e politike. Poetët, shkrimtarët dhe oratorët e këtij
vendi janë njerëz me kulturë të lartë e me studime të plota. Ata nuk çajnë krye
për doktrina fetare, por në sjellje janë shumë të kujdesshëm. Janë njerëz të
zgjuar dhe me delikatesë, e cila shkon deri në shkallën më të lartë.
Tabakhaneja është vend dëfrimi me pastërti e hijeshi të madhe në breg të lumit[2].
Vetëm një shekull më vonë Berati dhe Elbasani dhe Gjirokastra të përshkruara
nga Çelebiu u kthyen në qendra ku nuk lulëzon vetëm kultura islame, por edhe
poezia e bazuar në motive orientale. Kjo poezi shkruhet dhe shqip me alfabet
arab. Zhvillimi i kulturës vendase sipas modeleve lindore bëri të mundur, që
kultura urbane islamike të merrte pjesë në qarkun kulturor të Perandorisë
Otomane, ku në mes të tjerave shquan rryma e bejtexhinjve dhe literatura e
sekteve të ndryshëm islamë.
Midis poetëve
bejtexhinj, që u shqua në shekullin XVIII, është edhe Sulejman Naibi. Ai ishte
nga Berati dhe jetoi e vdiq aty, duke qenë bashkëkohës me poetin tjetër të
shquar bejtexhi, Nezim Beratin. Segmenti
kohor ku ka jetuar Nezim Berati dhe Sulejman Naibi, qe shumë i favorshëm për krijimin e një elitari tipik të provincës, që
përpiqet të shfrytëzojë maksimalisht të gjithë rrugët drejt integrimit
perandorak. Stabilizimi i jetës qytetare solli dhe krijimin e hapësirave për
zhvillimin e një jete kulturore të mirëfilltë me karakter oriental. Në këto
kushte elita shqiptare (kryesisht ajo e shkolluar në Lindje-shënimi im) kishte
mundësi që të zhvillonte dhe testonte aftësistë e veta jo vetëm në gjuhët e
mëdha orientale (arabisht, persisht e turqisht), por të shkruante dhe krijonte
në gjuhën amtare, shqip.[3]
Pak dihet për
jetën e tij, përveç faktit që pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Berat dhe
për një periudhë kohe ka jetuar në Elbasan, ku shkoi pasi u martua. Sulejman
Naibi sikur e thotë edhe dorëshkrimi i Gjirokastrës i zbuluar dhe publikuar nga
Osman Myderrizi në vitin 1954, është beratas dhe jetoi në kohën e Nezim
Frakullës. Është i dyti poet, pas Nezimit, që na ka lënë një divan shqip.
Divani i tij deri tashti nuk është gjetur po dimë me siguri se egziston, pse
kemi takuar njerëz që e kanë parë vetë me sy. Sulejman Naibi sipas një
kronogrami turqisht të Memet Ashkiut nga Berati, që e kishte pseudonimin Kadi
Leshi, vdiq më 1771 d.m.th. 12 vjet pas Nezimit, themeluesit të letërsisë
shqipe me alfabetin arab. Në një dorëshkrim të teqesë së madhe të bektashive në
Elbasan u gjet një shënim, se ka qenë martuar në Elbasan. Ndoshta do të ketë
qenë nëpunës dhe si i tillë do të ketë ndenjur ca kohë edhe në atë qytet.[4]
Për Sulejman Naibin besohet se mbiemri i vërtetë ishte Ramazani. Mbiemri Naibi
me të cilin është i njohur është një titull zyrtar që përdorej në Perandorinë
Otomane. Najp në turqisht dhe Naib në
arabisht ishte shefi i kancelarisë në gjykatën e Sheriatit, zëvëndës i Kadiut
në mungesën e tij. Kjo nëpunësi në Shkodër si dhe në qendra të vilajeteve të
tjera ka funksionuar deri në mbarim të sundimit osman[5].
Kjo e dhënë na jep mundësinë të mendojmë se Sulejman Naibi ka pasur një
funksion zyrtar, si zevëndës Kadi në Berat,
çka do të thotë se duhet të ketë kryer studime për Sheriat në Stamboll
ose në Kajro, dy nga qendrat teologjike të Perandorisë Otomane. Në librin
“Këngë Popullore të Beratit” gjejmë një informacion tjetër për fisin dhe
familjen e Sulejman Naibit. Pasardhës të Suljeman Naibit, siç thonë kujtimet,
janë Fugallarët. Mbiemri u ndryshua nga përdorimi i një xhamadani të qëndisur
me ngjyra si të fugës. Në kujtim të poetit të shquar, iu la trashëgim brezave
emri Sulejman[6].
Sulejman Naibi ishte një njohës i mirë
i gjuhëve orientale dhe në poezinë e tij ka imituar poezinë e lindjes. Naim
Frashëri në “Parathënien e Iliadës së Omerit”, përmend vetëm Hasan Zyko
Kamberin dhe Nezim Frakullën, por jo Sulejman Naibin. Duket se poezia e tij nuk
ka qenë fort e njohur edhe pse nga ato copëza që kanë shpëtuar plotësonin më
mirë një kriter ndaj të cilit Naim Frashëri i kritikonte bejtexhinjtë. Në mes të vjershëtorëvet së Shqipërisë ka
zënë kryenë Hasan’ i Zyk Kamberit; pas atij janë Nezimi, Hixhretiu etj, etj.
Por të gjithë kanë bërë faj që s’faletë e të metë që s’ndjehetë kurrë. Kanë
përzjerë gjuhën e bukurë shqip me fjalë të huaja. Gjuha jonë duhetë shkruar
fjeshtë shqip, se fjalët e huaja e
shëmëtojnë shumë[7].
Gjuha shqipe e përdorur në poezitë e Sulejman Naibit ka më pak orientalizma se
gjuha e poezive të Nezim Frakullës.
Sulejman Naibi ka
shkruar një divan në shqip, që deri në 1944 qarkullonte dorë më dorë në
Fier, por kopja e plotë e tij nuk është
gjetur. Krijimtarinë e tij e njohim vetëm përmes 4-5 vjershave në dorëshkrim.
Megjithatë, ato e paraqesin si një nga bejtexhinjtë më të talentuar me frymëzim
e kulturë poetike. Modelet poetike lindore kishin filluar të kishin përparësi
mes elitës myslimane shqiptare. Sipas Naim Frashërit vjersh’ e Azisë ka bukuri të madhe, shijë të shumë, rrjeshtë të mirë,
masë të pëlqyerë, fjalë të xgjedhura e lodra të ndryshme[8].
Në ato pak vargje që na kanë ardhur nga Naibi, duket se kanë një metrikë të
përsosur sipas kritereve të mësipërme. Në “Dorëshkrimin e panjohur të
Gjirokastrës” të botuar nga Osman Myderrizi gjejmë edhe dy poezi të tjera të
Sulejman Naibit. Nga dy poezitë që transkriptuam, njëra e ka titullin tyrqisht:
“Qyftei Sulejman Naib Berati der haki Nevruz”, d.m.th., e folura e Sulejman
Naib Beratit për Nevruzin; tjetra: “Tekrar qyftei Sulejman Naib Berati” d.m.th.
prap e folura e Sulejman Naib Beratit, që në të vërtetë nuk është titull, se
nuk tregon gjë për përmbajtjen e vjershës. Ne kësaj vjershe, duke u mbështetur
në brendinë, i vumë titullin “Si bandill i djegur”. Nevruzin alevitë dhe
bektashitë e mbajnë si ditëlindjen e Aliut, dhëndërit dhe kushëririt të
Muhamedit, dhe e kremtojnë si festë. Nga kjo poezi kuptohet se Sulejman Naibi
qe bektashi ose alevi. Fjala nevruz është persisht dhe do të thotë ditë e re.
Në kalendarin e vjetër pers shënonte fillimin e vitit dhe ditën e parë të
pranverës. Sipas kalendarit që përdorim sot bie më 22 mars, d.m.th. 8 ditë pas
ditës së verës që kremtohet më 14 mars.[9]
Karakteristikë për vjershat e Naibit është lirizmi i bazuar në figuracionin
standard të poezisë orientale si dhe konceptet filozofike lindore. Ai i këndon
vashës së bukur, natyrës, dhe ëmbëlsisë së jetës, përmes simboleve të njohura
të trëndafilit, bilbilit dhe kopshtit të lulëzuar. Përmes këtij
figuracioni të pasur e plot ngjyra të gjalla, Naibi e jep me shumë
natyrshmëri bukurinë e femrës, ndjenjën e dashurisë. Ai është nga poetët e
pakët bejtexhinj, që i këndon bukurisë së femrës. Poezia e Naibit nuk njihet
tërësisht dhe për këtë arsye ai duket se ka qëndruar në hije dhe jashtë
vëmendjes të historisë së letërsisë shqipe. Poezitë e Sulejman Naibit dhe
lirikat e tij kushtuar natyrës dhe femrave mund të jenë një urë lidhës midis
lirikës popullore dhe letërsisë së kultivuar. Vetë bejtexhinjtë, nga ana tjetër nuk
shkruanin me synimin që të botonin libra, por që t’i fiksonin në letër krijimet
e tyre të destinuara për deklamim. Të shkruarit ishte praktikë mnemonike.
Kontakti i kësaj letërsie me publikun kryhej në mjedise si teqe ose çajhane, ku
mblidhej mileti të dëgjonte poetët të recitonin krijimet e tyre[10]
Vjershat e Sulejman Naibit janë shumë
afër natyrës së këngëve popullore dhe ndonjëra prej tyre si: "Mahmudeja e
stolisurë” këndohet edhe sot në Elbasan, në Berat e Tetovë. Kjo për arsyen
sepse ai ka përdorur vargun tetë rrokësh, që është vargu i këngëve të folklorit
të Toskërisë. Rima e përdorur është abab, rimë që përdoret gjerësisht në
folklorin shqiptar. Më vonë këtë varg do
ta përdorte dhe Naim Frashëri, çka do ta bënte një varg mbizotërues në poezinë
shqipe. Në poezinë e tij kushtuar Mahmudesë, ka të ngjarë që emri të mos
përputhet me një person të vërtetë. Sulejman Naibi ka mundësi të ketë përdorur
emrin Mahmude për vashën që dashuronte. Emri Mahmude në arabisht është trajta
femërore e Mahmud-i lavduem, i denjë për
lavd, për elozhe[11].
Në poezi jepet një detaj dhe për veshjen e Mahmudesë. Jeleku me kadife
vishej gjerësisht nga femrat aristokrate myslimane, pasi kadifeja ishte një
copë e shtrenjtë, që vinte nga Stambolli. Jeleku dëshmon një nivel të lartë të
mjeshtërive artizanale të Shqipërisë së asaj kohe dhe të qytetit të Beratit si
një nga qytetet më të zhvilluara të Shqipërisë së Jugut. Jeleku pa mëngë dhe i
qëndisur me ar ishte një veshje e aristrokracisë së lartë beratase dhe dëshmon
për një nivel mirëqënie të shtresave shoqërore që e vishnin. Qyteti i Beratit,
ashtu si dhe qytetet e tjera shqiptare në periudhën osmane, kishin një
artizanat të zhvilluar, të organizuar në esnafe, që trashëgonin mjeshtëritë
brenda familjeve brez pas brezi. Brenda një harku kohor zejtaria në qytetin e
Beratit kishte shënuar një përparim të dukshëm, çka shihet jo vetëm në shtimin
e numrit të zejtarëve, por edhe të zejeve. Në defterin e vitit 1583, janë regjistruar 638 zejtarë. Edhe pse nga
numri i zejeve që ushtroheshin në këtë
kohë (23), qyteti i Beratit vinte pas qyteteve të tilla si Elbasani (45 zeje),
Prizreni (45), Shkodra e Prishtina (me nga 28 zeje secila). Për nga numri i
zejtarëve që punonin këtu, Berati zinte vendin e parë mes qyteteve shqiptare.[12]
(Ferit Duka, Berati në kohën osmane
(shek. XVI – XVIII):79).
Ja disa vargje të Sulejman Naibit
Kënga e Mahmudesë;
Në ëndërr të gremisurë,
Në ëndërr m’u shty një sevda:
Mahmudeja e stolisurë, (1)
Mjeri unë po heq xheja.
Këjo sevdaja e insanit[13]
Gjallë njerinë ç'e përvëlon,
Mahmudeja e Sulejmanit
Me gazep[14]sokakut shkon.
Jelek kadife veshurë
Si mos njeri në këtë dhè,
Me buzë duke qeshurë,
Ç'të ka hije moj Mahmude!
KËSHTU E KËSHTU MË
THANË
Kështu e kështu më thanë, s’kam për të besuarë.
Gjersa të të qasem pranë,
Menç jam i shkretuarë.
Do t’ikënj e të marrë dhenë,
Të kapërcenj shtatë male.
Më vjen keq për Mahmudenë,
Se m’i ranë shumë halle.
Thotë vetë Mahmudeja:
- Dua sultan Sulejmanë. (1)
Qysh të bënj, oh, un’ e mjera,
Së largu e kam meqanë.
Dhimitër Shuteriqi, në “Kënga e
popullit”, faqe 313, edhe pse nënvizon se kënga është e Sulejman Naibit nga
Berati dhe që njihet në popullsi “Kënga e Mahmudijes së Sulejmanit”, nuk vë në
dukje, pranë tekstit,
autorësinë beratase të saj.
1.Sulltan, përdoret si lëvdatë për
të dashurin.
AMAN, O IM ATË
Aman, o imatë,
Le t’i flas unë
trimit t’ngratë!
Tash
tre vjet e kam provuar,
Një
të keq s’ia
kam dëgjuar.
Aman, o mori nanë,
Pash
Zotin që na
ka dhanë!
Ma nep
ti mua Sulejmanë
Po m’atë kamshti
sevdanë!
Aman, mori diell,
Pash
Zotin që vran e kthiell
E shetitnë shtatë
qiell,
As’ma
pe dylberen time?
Aman
mori hanë,
Pash
at’Zot që të ka banë,
Kallëzomë ti
Sulejmanë,
Të
shkoj e t’i vete pranë!
Kënga siç e
dëshmojnë edhe vargjet është e Sulejman Naibit. Emri i Mahmudesë nuk na jepet
si në dy këngët e mëparshme, sepse kënga na zbulohet perms fjalës së saj. Shih
edhe afërsinë e vargurt të këngës së mëparshme “Të kapërcenj shtatë male” me
vargun e strofës së tretë “E shetitnë shtatë
qiell”.
Dhimitër Shuteriqi
nuk na e vë në dukje autorësinë e këngës në “Kënga e popullit” as në shënimet
faqe 313, as pranë tekstit faqe 81, edhe pse e radhit pranë këngës “Kështu e kështu më thanë”. Këngën e
merr për të Shqipërisë së Mesme. Këngën e gjejmë të botuar edhe në “Këngë
popullore lirike”, faqe 44. Gabimisht merret si këngë e Veriut, ndoshta nga
format gege, që kanë qenë të përdorura, shpesh edhe për rimë, nga bejtexhinjtë
beratas. U botua në gazetën “E vërteta”, 12 korrik 1994, dhe në “Qyteti i
këngëve”, Berat, 1996, faqe 50 – 53.[15]
[1]-Evlija Çelebi, Shqipëria 350 vjet më parë, Horizont, Tiranë, fq 51.
[2]-Evlija Çelebi, Shqipëria 350 vjet më parë, Horizont, Tiranë, fq 52.
[4]-Osman Myderrizi, Një dorëshkrim shqip i panjohur i
Gjirokastrës, “Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Seria Shkencat
Shoqërore”, 1 (1957), f. 177-200.
[5]-Tahir Dizdari, Fjalori i Orientalizmave në
gjuhën shqipe, Instituti Shqiptar i
Qytetërimit dhe mendimit Islam, Tiranë, fq 698.
[6]-Agim Mehqemeja, Këngë popullore të
Beratit, fq.
[7]-Naim Frashëri, Parathënia e Iliadhës së Omerit, Botimet Toena, Tiranë, Vepra 6,
2007, fq 290
[8]-NaimFrashëri, Parathënia e
Iliadhës së Omerit, Botimet Toena, Tiranë, Vepra 6, 2007, fq 290.
[9]-Osman Myderrizi, Një dorëshkrim shqip i panjohur i
Gjirokastrës, “Buletin i Universitetit Shtetëror të
Tiranës, Seria Shkencat Shoqërore”, 1 (1957): f. 177-200.
[10]-Ardian Vehbiu, Në mbrojtje të
bejtexhinjve, Në mbrotje të bejtexhinjve (2006) http://xhaxhai. ëordpress.com/kulture/letersi/ne-mbrojtje-te-bejtexhinjve/
[11]-Tahir
Dizdari, Fjalori i Orientalizmave në
gjuhën shqipe, Instituti Shqiptar
i Qytetërimit dhe
mendimit Islam, Tiranë, fq 604.
[12]-Ferit Duka, Berati
në kohën osmane (shek. XVI – XVIII, fq 79.
[14]-Nga turqishtja, gazap. Kjo fjalë ka shumë
kuptime, por në Toskëri sipas orientologut Dizdari përdoret edhe me kuptimin
–ska më bukur se kaq.
1 comment:
Përshëndetje, unë jam Daniella Williams Pasi kam qenë në lidhje me Anderson për vite me rradhë, ai u nda nga unë, bëra gjithçka që ishte e mundur për ta rikthyer atë, por gjithçka ishte e kotë, doja shumë që ai të kthehej për shkak të dashurisë që kam për të. E luta me gjithçka, i dhashë premtime por ai nuk pranoi. I shpjegova problemin tim shoqes sime dhe ajo më sugjeroi që më mirë të kontaktoja një magjistar që mund të më ndihmonte të bëja një magji për ta rikthyer atë, por unë jam tipi që nuk besova kurrë në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse ta provoja. e dërgoi me postë magjistarin dhe ai më tha se nuk kishte problem që gjithçka do të jetë në rregull para tre ditësh, se ish-i im do të kthehet tek unë para tre ditësh, ai bëri magjinë dhe çuditërisht në ditën e dytë, ishte rreth orës 16:00. Ish-i im më thirri, isha aq i befasuar, iu përgjigja telefonatës dhe gjithçka që ai tha ishte se i vinte shumë keq për gjithçka që ndodhi, sa donte që unë të kthehesha tek ai, se më donte aq shumë. Unë isha shumë i lumtur dhe shkova tek ai dhe kështu filluam të jetonim përsëri të lumtur së bashku. Që atëherë, unë kam premtuar se këdo që njoh që ka një problem marrëdhënieje, do t'i ndihmoja një personi të tillë duke e referuar atë te personi i vetëm real dhe i fuqishëm i magjisë që më ndihmoi me problemin tim. Ju mund t'i dërgoni email atij nëse keni nevojë për ndihmën e tij në marrëdhënien tuaj ose në ndonjë rast tjetër. Email: ellenspellcaster@gmail.com
WhatsApp+2349074881619
1) Magjitë e dashurisë
2) Magjitë e humbura të dashurisë
3) Magjitë e divorcit
4) Magjitë e martesës
5) Magjitë lidhëse
6) Magjitë e ndarjes
7) Dëboni një dashnor të kaluar
8.) Ju dëshironi të promovoheni në zyrën tuaj / magjinë e Lotarisë
9) dëshironi të kënaqni të dashurin tuaj
Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për një zgjidhje të qëndrueshme. Email: ellenspellcaster@gmail.com
WhatsApp+2349074881619
Post a Comment