Saturday, 29 June 2019

Arkitektura e mundishme e lirisë:krijimi i shtetit të Republikës së Kosovës.




Nuk e di nëse gaboj kur  pohoj se brezi im i mësuar dhe i rritur në ngjarje që shënonin represionin serb mbi Kosovë si demonstratat e vitit 1981, heqja e autonomisë së Kosovës në 1989, helmimet e fëmijëve në 1992, represionin e masakrat në 1998 e së fundi dëbimin biblik të bashkombasve tanë në 1999 do t ia arrinte një ditë si ajo e 17 shkurtit të vitit 2008,  që të përjetonte dhe shikonte shpalljen e pavarësisë së Kosovës.Ngjarje të tilla historike të takojnë shumë radhë ti përjetosh e ti ndjesh, ndaj në optikën e ngjarjeve që kalojnë si ujë që rrjedh,  të duken gati-gati të pabesueshme.


Libri që paraqesim sot “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt Kosovës së pavarur (1987-2008)”i autorit Jacques Baudouin, këshilltarit tëish Ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, Bernard Kouchner,  është në fakt sa një lindje e lirisë së Kosovës por edhe një rrugëtim i përjetimit të idesë së lirisë mes vet kontinentit europian. Rënia e Murit të Berlinit në Europë , përfundimi i Luftës së Ftohtë dhe triumfi i demokracisë liberale në Europën Lindore dhanë pamjen e gënjështërt se erdhi fundi i historisë që Francis Fukuyamaprofetizoi në studimin e tij të njohur, por në fakt konfliktet e ngrira filluan të dalin në sipërfaqe. Shkrirja e akujve të totalirizmit do të sillte edhe shkrirjen e konflikteve ndëretnike ku vakumin e ideologjisë së përmbysur të socializmit shkencor do ta zinte shumë shpejt ideologjia e nacionalizmit ekstrem. Ky libër është një studim divulgativ për të parë sesi shoqëria jugosllave e fundit të viteve 80’e dominuar nga nacionalizmi serb shkoi buzë greminës në luftërat e Kroacisë, Bosnjes dhe në parandalimin që iu bë tmerrit pa fund të makthit ndëretnik në Kosovë.

Nëpër faqet e tij shpalosen me një përpikwmëri akademike e skrupozolitet kronologjik e gjithë rrokopuja e prishjes së Jugosllavisë, agresioneve serbe në Kroaci e Bosnjë , Konferenca e Dejtonit, lindja e UÇK-së , Konferenca e Rambujesë, bombardimet ndaj Serbisë, rezolutat e kombeve të Bashkuara, diplomacia ndëraktive, diplomacia fluturuese, dorëzimi i Kasapit të Ballkanit-Miloshevicit, hyrja e trupave të KFOR-it në Kosovë, përpjekjet për stabilizmin e vendit, pakoja Ahtisari e së fundi shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Në gjithë këtë rrugëtim lëvizin personazhet më të rëndësishëm politikë të fundshekullit të XX, si Presidenti Amerikan Bill Clinton, Sekretarja e Shtetit Madlin Ollbrajt, ambasadoret Hollbruk e Kristofer Hill, Kryeministri britanik Tony Bler, presidenti francez Zhak Shirak , ministri i puneve te jashtme italian Lamberto Dini, Kancelari gjerman Gerhard Shroder  e Ministrat e jashtem gjemanë Klaus Kinkel e Joshka Fisher, ish kryeministri spanjoll Felipe Gonzales etj. Duket sikur Fushëkosova e Kosova kthehen në skenë tragjedish shekspiriane ku luhet fati i një populli të vogël. Mes gjithë këtyre personazheve politikë europianë shfaqet dhe Presidenti i tanishëm i Kosovës, Hashim Thaçi që me staturën e një studenti të etur për arsim, kulturë e identitet  për shqiptarët gjen metaforën e lirisë të plazmuar në historinë e Drenicës dhe pothujase të çdo familje shqiptare në Kosovë. Që nga shekulli i Iluminizmit e deri në ditët tona, humanizmi dhe liria kanë ushqyer breza të tërë të njerëzimit duke mbetur në fakt piketa të rëndësishme të shtetndërtimit e filozfisë politike të popujve të Europës. Pikërisht në këto dy piketa u ringjall feniksi ishpresës për themelimin e shtetit të Kosovës nga UÇK dhe udhëheqësit e saj.

Pa dyshim që Hashim Thaçi ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në këtë drejtim siç del me të drejtë në faqet e librit por në të njëjtën kohë ai e komandatët e tjerë të UÇK-sw u shndrruan gardianëtë lirisë së shqiptarëve duke e ruajtuar luftën për liri të shqiptarëve të Kosvës nga inflitrimeve të lëvizjeve islamike, bashkangjitjes me idetë e mykura marksiste-leniste apo dhe akuzave si një produkt i krimit të organizuar. Presidenti Thaçi ka treguar intuitën politike të një burri shteti kur kërkoi garancitë shtesë në Rambuje për të firmosur marrëveshjen që do i hapte rrugën formimit të shtetit të Kosovës, organizimin e Partisë Demokratike të Kosovës në paqe,  negociatat për pavarësi me Ahtisarin dhe fillimin e dialogut Serbi-Kosovë.
“Studimi i së shkuarës për të kuptuar më së miri të tashmen ishte i nevojshëm, por të bësh historinë iu duk më e dobishme për kauzën e lirisë” thotë autori kur përshkruan maturinë politike e shndrrimin politik nga  studenti i historisë Thaçi,  në burrin e shtetit që themeloi shtetin e Kosovës.
Sigurisht që vështirësitë që hasen në shtrirjen dhe vendosjen e shtetit ligjor në pjesën veriore të Kosovës janë sfida që meritojnë vëmëndje të veçantë për të përzgjedhur opsionet më të mira të mundshme por ashtu si në Rambuje ku udhëheqësi politik i UÇKsë i duhej të rrezikonte duke veshur mantelin e politikanit dhe braktisur formatin e nacionalistit romantik edhe në ditët e sotme Kosova dhe populli shqiptar ka nevojë për vizionin e një politikani me eksperiencë më se 20 vjeçare po aq sa është dhe jetëgjatësia e fillimit të shtetndërtimit të Kosovës. Sot ajo që po përjetohet në Kosovë i përngjet një ëndrre dikur të konsideruar si të paarritshme por ja që brezat e rinj të lindur në Kosovë po e përjetojnë çdo ditë.
Mirëpo ashtu si dihet zakonisht se ëndrra dhe realizimi i saj zgjat shumë shkurt dhe pastaj vjen realiteti, edhe shqiptarët shumë shpejt pasi kanë shijuar ëndrrën e tyre për themelimin e shtetit të Kosovës u është dashur të përballohen me realitetin, i cili shpesh herë nuk ka qenë lajle lule por edhe i zymtë dhe i trishtë. Pas një periudhe 11 vjeçare shteti i Kosovës edhe pse ka kaluar përmes shumë vështirësive për të themeluar dhe përsosur institucionet e tij, i nevojitet ende ndihma  bujare të komunitetit ndërkombëtar për të kuptuar realitetet përmes vendimit për liberalizimin e vizave dhe dhënies jetë tëëndrrës europiane të Kosovës. Republika e Kosovës në këto vite ka arritur tëpërforcojë identitetin e vet shtet formues dhe të promovojë maturi në politikat e jashtme në rajon. Në këtë 20 vjetor të lindjes së demokracisë liberale më të re në Europësigurisht që një ndjenjë faleminderimi e madhe i drejtohet komunitetit ndërkombëtar me në krye SH.B.A që bënë të mundur çlirimin e saj nga okupatorët serbë, ndaj në horizont nuk mund të ketë asnjëherë asnjë irritimi apo acarimi mes Kosovës dhe aleatit të vet strategjik, sepse shqiptarët në fundin e shekullit të kaluar u bënë dëshmitarë jo vetëm të shprehjes që “liria fitohet”, por se ajo edhe mund të “dhurohet”. Për ta merituar këtë liri politike Kosovës i  duhet të afrohet sa më pranë vlerave të aleatëve të saj strategjikë, ndaj përforcimi i demokracisë dhe rritja ekonomike do të ishin dy shtylla të mira prej nga do të ngrinte  shumë më lehtë ngrehinën e triumfit te demokracisë liberale në Kosovë.






No comments: