Tuesday, 3 January 2017

Fshati shqiptar i Mandricës në Bullgari



Fshati është themeluar në vitin 1636 nga tre vëllezër blegtorë, që vijnë nga fshati Vithkuq afër Korçës. Sipas legjendës ata siguruan mish dhe qumësht për ushtrinë turke gjatë kohës së udhëtimit të saj drejt Edrenesë. Si shenjë mirënjohjeje pashai u dha të drejtën të zgjedhin vendin, ku dëshirojnë të banojnë. Kur u vendosën ata ndërtuan një baxho dhe filluan të shesin prodhimin e tyre në fshatrat e afërta. Në bullgarisht baxho është “mandra” dhe nga kjo fjalë u formua toponimi Mandrica. Zanati i vendasve më vonë u bë rritja e krimbit të mëndafshit dhe për këtë arsye rajoni i fshatit është plot me mana.Shtëpitë trekatëshe prej qerpiçi janë ndërtuar posaçërisht për rritjen e krimbave të mëndafshit dhe fshati u bë një nga prodhuesit prijës në këtë degë. Kultivimi i duhanit gjithashtu ishte shumë i përhapur në fshat, atje u zhvilluan edhe zanate të tjera.
Ka pasur punishte të lëkurës, punishte për prodhimin e fuçive, për tahan, për shkrirje dhe prodhimin e kambanave etj.Dikur dasmat zgjatnin nga tri ditë, kujton Marija Stoençeva: “Ato fillonin të premten me rruajtjen e dhëndrit. Të shtunën shkonim në gostitje, të dielën me karrocë shpihej prika e nuses. Dasmat ishin shumë të pasur, me valle në tre rrathë. Për Pashkët kishim Rrotë Rrotulluese Ferris dhe ne, fëmijët paguanim me lekë apo me vezë të kuqe për të vozitur. Në Festën e të Lidhurave të Djathit bënim karnaval, i cili shkonte nëpër fshat dhe secili jepte gatime për të tjerët. Pastaj fillonin vallet.”Sipas tregimeve gojë pas goje vendasit u martuan për gra nga fshatrat e afërta dhe kështu popullsia u rrit deri në 3500 banorë. Të sapoardhurat duhej të mësonin shpejt gjuhën shqipe. 400 vjet më vonë kjo formë arkaike e shqipes akoma po flitet.

Burimi: Radio Sofia.Seksioni Shqip


No comments: