Në të premten e zezë të 7 Prillit 1939, Shqipëria u sulmua në mënyrën më të pabesë nga Italia Fashiste, një vend i cili sipas marrëveshjes së pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve më 1921 (pararendëses së OKB së sotme) ishte vendi garant për pavarësinë e Shqipërisë. Si rezultat, Shqipëria humbi pavarësinë e saj dhe nëpërmjet një akti djallëzor të quajtur "Bashkim Personal" vetëm pesë ditë më vonë u bë një apendiks i Mbretërisë Italiane.
Bashkimi i kurorave të Shqipërisë dhe Italisë asnjëherë nuk u mor parasysh seriozisht, dhe në literaturën e së drejtës ndërkombëtare zë shembullin e një bashkimi fals. Dorëzimi i kurorës së Skënderbeut, mbretit të Italisë Viktor Emanuelit III, është akti më i turpshëm i kolaboracionistëve shqiptarë dhe që besoj se nuk bën krenar askënd. Shqipëria ishte një nga viktimat e para të të ashtuquajturit rendit të ri fashist dhe konfigurimit të hartës gjeopolitike që fuqitë e boshtit dëshironin t‘i jepnin botës.
No comments:
Post a Comment