Monday, 28 November 2016

Atdheu


Çfarë është atdheu? Në ç’formë vjen ai te kujtesa jonë kombëtare? Sa i madh është atdheu? Pyetje që ia bëjmë vetes vazhdimisht kur meditojmë për vendin tonë por që u duhet tu japim përgjigje kur na pyesin pafajësisht më të vegjlit, fëmijët tanë. Çdo vit, duke rrëmuar në kulturën e vendit tënd  mund të gjesh motive dhe simbole, kordinata dhe drejtime për të përkufizuar atdheun por besoj se një nga përkufizimet dhe përshkrimet më të mira na e ka dhënë poeti kombëtar, Naim Frashëri të vepra e vet madhore “Bagëti e Bujqësi” në 1886.


Friday, 25 November 2016

Kongresi i Manastirit: Evropianizimi i kulturës shqiptare në fillim të shekullit të XX



Zhvillimi i shpejtë i lëvizjes  kulturore  pas vitit 1908,  sillte si nevojë të ngutshme caktimin e një alfabeti të vetëm për shkrimin e shqipes. Nismën për thirrjen e tij e mori klubi "Bashkimi" i Manastirit. Në një thirrje të klubit "Bashkimi" thuhej: " Ora e  Lumtur erdhi, kur ne fillojmë punojmë të lirë dhe të papenguar pë lumturinë e kombit tonë, jo me armë dhe barut, por me penë dhe me letër. Ne duhet të fillojmë me çështjen e alfabetit- sepse ndryshe nuk do të arrijmë qëllimin e lartë-përparimin e gjuhës sonë." (Peter Bartl, Myslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarsinë kombëtare (1878-1912), Dituria, Tiranë: 2006, fq. 201.)


Wednesday, 23 November 2016

Antifashizmi shqiptar.



Rezistenca shqiptare nuk është më e rëndësishmja në Europë, por as e vogël në raport me numrin e popullsisë ndaj me të drejtë nëse e pranojmë antifashizmin si një vlerë të konfirmuar edhe nga Këshilli i Europës herë pas here, ne duhet të ndihemi krenarë që vendi u radhit në koalicionin antifashist. Luftë civile, luftë shoqërore, luftë nacionalçlirimtare apo luftë antifashiste? Pasioni duhet të pushojë të jetë mbizotërues në gjykimin e kësaj lufte dhe gjykimi i shëndoshë duhet të marrë udhë, jo si një tendencë apo rreshtim politik, as si përfitim elektoral i së sotmes, por si një e vërtetë që vjen përmes dokumentacionit të shumtë të shfletuar dhe të paraqitur me skrupulizitet akademik.
Lufta jonë kundër nazifashizmit përfshiu shumë njerëz, fate njerëzore e personazhe që do të shenjonin historinë e mëvonshme 50-vjeçare së Shqipërisë, por në asnjë rast korruptimi i idealeve të atyre që morën pjesë në luftë nga ata që volën frutat e fitores duke u shndërruar në udhëheqës që shkelën mbi idealet e ëndrrat e shokëve të tyre në luftë, nuk duhet ngatërruar duke përbaltur protagonistët dhe njerëzit e thjeshtë që vunë gjakun dhe sakrificat e tyre në shërbim të atdheut. Lufta jonë, përveçse një luftë çlirimtare, është dhe një sfidë për shqiptarët e sotëm për të parë të vërtetën dhe të shkuarën drejtpërdrejtë në sy, pa komplekse për të shkuarën dhe me një tharm dinjiteti njerëzor për të shkruar historinë moderne të Shqipërisë, larg llogoreve të hapura që në frontin e luftës dhe me një gjithëpërfshirje dhe përfaqësim të të gjithë atyre që kontribuuan sado pak në mbarëvajtjen dhe fitoren mbi fashizmin.


Tuesday, 22 November 2016

Ceremonia e turpit kombëtar...



Në të premten e zezë të 7 Prillit 1939, Shqipëria u sulmua në mënyrën më të pabesë nga Italia Fashiste, një vend i cili sipas marrëveshjes së pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve më 1921 (pararendëses së OKB së sotme) ishte vendi garant për pavarësinë e Shqipërisë. Si rezultat, Shqipëria humbi pavarësinë e saj dhe nëpërmjet një akti djallëzor të quajtur "Bashkim Personal" vetëm pesë ditë më vonë u bë një apendiks i Mbretërisë Italiane.


Sunday, 13 November 2016

“Alipashaida”, eposi i harruar i Ali Pashë Tepelenës



Nuk ka dyshim që në gjallje të Ali Pashë Tepelenës, ka pasur përpjekje për të shkruar jetën dhe bëmat e vezirit karizmatik të Janinës, përpjekje që dëshmohen nga “Ali Pashaida” e Haxhi Shehretit, poetit homerik delvinjot, që me një poemë të gjatë dhe origjinale përshkruante origjinën, jetën, ngjarjet dhe vdekjen e pashait. Një përpjekje të tillë e dëshmon Dr. Henry Holland në veprën e vet “Travels in the Ionian Islands, Albania, Thessaly, Macedonia etc”, kur përshkruan ngjarjet e Kardhiqit dhe nënvizon faktin se ato ishin përshkruar  të plota në historinë poetike të Ali Pashës, të cilën i kishte dhënë miratim për botim (-Holand. H (2009) Mjek te Ali Pasha. Tiranë Migjeni, fq 206). Po kështu te Pukëvili gjejmë informacionin se në Vjenë kishin shtypur për nder të Ali Tepelenës një poemë (Puoqueville. F (2011). Ali Tepelena . K& B:Tiranë, faqe 299). Të dy autorët, Dr Holand dhe Pukëvili, edhe pse nuk e përmendin titullin e veprës poetike, mund të kuptohet dhe arrihet në një përfundim paraprak, përmes analizës së fakteve se bëhet fjalë për “Ali Pashaidën” e Shehretit.


Saturday, 5 November 2016

Lumnimi i martirëve



1-Klerikët e pushkatuar kanë pasur moshën mesatare 47 vjeç dhe kanë bërë 258 muaj në hetuesi. 2-Klerikët që kanë vdekur në tortura kanë pasur moshën mesatare 50 vjeç dhe kanë kryer 68 muaj hetuesi. 3-Kleikët e zhdukur pa gjyq kanë pasur moshën mesatare 56 vjeç dhe kanë bërë 56 muaj hetuesi. 4-Klerikët që vdiqën pak kohë pas torturave e kanë pasur moshën mesatare 52 vjeç dhe kanë bërë 3 vjet hetuesi. 5-Klerikët e vdekur në burgje ose në kampe kanë pasur moshën mesatare 56 vjeç dhe  kanë kryer 156 vjet  burg. 6-Kleikët që kanë vdekur pasi kanë kryer dënimin, kanë bërë gjithsej 315 vjet burg. 7- Klerikët që kanë vuajtur dënimin dhe kanë mbijetuar, kanë kryer 363 vjet burg. Po të mbledhim gjitë vitet që përmendëm mësipër arrijmë në konkluzioni që gjithë vitet e burgimit të klerit katolik shqiptar janë 881 vjet ose 9 shekuj. Të gjithë qenë klerikë të shkolluar dhe intelektualë të zotë. Ata kanë kryer sëbashku rreth 450 vjet studime në 24 universitete të Evropës.

Dom Noc Noga, “Humbje dhe fitore”, Shkodër 1999, faqe 132


Wednesday, 2 November 2016

Sfidat letrare dhe kulturore të “Selam Alejkum baba!"


Nëse do të analizojmë me një sy të thjeshtë dhe kritik gjithë literaturën  e udhëtimit të udhëtarëve evropianë përgjatë shekullit të XIX dhenë vazhdim rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve do të shohim se ajo rreth rrotullohet përgjatë disa fjalëve kyç e kryesore si:  islam, krishtërim lindor, katolicizëm,tolerancë, kanun i Lek Dukagjinit, primitivizëm, natyrë e egër.