Thursday, 13 October 2016

Sundimi i Ali Pasha Tepelenës




Në studim të jetës së Aliut nuk do mbajtur larg sysh gjendja e ahershme e Shqipërisë dhe e shqiptarëve për të cilët gjithë shkronjësit e vjetër janë të njëzëshëm të na i rrëfejnë si njerëz të rreptë, të pabindur dhe fort pak të qytetëruar. Aliu, kishte të bëjë me adversarë (kundërshtarë – red), këmbëngulës, që s’e dëgjonin dhe s’donin ta dëgjojnë.
Thonë se një ditë i rrëfenin pashait të Janinës punët që kishte bërë një tjatër shqiptar anë Nilit, Mehmet Aliu. Tepelenasi si dëgjoi historinë e veprave të çudiçme të Misirit, paska thënë: :”Hajde o Mehmet Ali, si lum ti që ke gjetur fellahët dhe i bën si i do vetë, unë këtu vras nëntëdhjetë e nëntë shqiptarë dhe nuk i mbush dot kokën të njëqindit!”
Është një gjë e treguar se në vendet që sundonte Aliu mbretëronte një siguri dhe qetësi e plotë. Vallë, zbutjen e vetijave dhe përparimin relativ që vërejmë sot në anët jugore të vendit tonë, a  nuk ja kemi hua rreptësisë dhe keqësisë që ekzersoi (ushtrojë-  red) veziri nga Tepelena?

Mithat Frashëri, alias Lumo Skëndo. Dituria, 1926, nr.1.f.19-22





No comments: