Fillesat e teatrit në Shqipëri ka të ngjarë të jenë në
shfaqjet e “Karagjozit”, një lloj teatri me kukulla që fillesat i ka në oborrin
e Ali pashë Tepelenës. Udhëtari anglez J.C.Hobhouse në librin e tij “Një udhëtim
në në Shqipëri dhe në provincat e tjera tëTurqisë në Europë dhe Azi drejt
Konstandinopojës” (1813) përmend faktin
që në Janinë pa një shfaqje të tillë, ku personazhe ishin figura të njohur të
oborrit të Ali Pashë Tepelenës.
Në vitet e mëvonshme, personazhet u modifikuan duke përfshirë
edhe vetë Ali Pashën. Kështu në teatrin e Karagjozit, një fjalë turqisht që përkthet
në greqisht Mavromatis dhe në shqip
Syziu, gjejmë personazhe si Thanas Vajën,
Vezirin , Veligegën(një nga komandët e policisë së Ali pashë Tepelenës),
priftin, mësuesin dhe sigurisht Karagjozin që përmbledh gjithë mençurinë
popullore. Nuk dimë në se këto shfaqje kanë qenë dhe në gjuhën shqipe, pasi në
Greqi vazhdon ende tradita e tetarit të Karagjozit. Gjithësesi, shfaqja e parë
teatrore e dokumentuar në Shqipëri është “Dasma e Lunxhërisë” në vitin 1874 e shkruar
nga Koto Hoxhi, e cila u vu në skenë nga
nxënësit e shkollës normale “Zografia” të fshatit Qestorat në Gjirokastër. Krijimet e para dhe shfaqja e parë teatrore përkojnë
me Periudhën e Rilindjes Kombëtare. E
para dramë shqiptare me strukturë të mirfilltë artistike është “Emira” e arbëreshit Françesk Anton Santori
(1814-1894), e shkruar më 1885, e cila u botua nga De Rada në gazetën “Fjamuri
i Arbrit” . Drama shqipe arriti nivele
më të larta me autorë të tjerë siç janë: A. Z. Çajupi, me komedinë “Katërmbëdhjetë
vjeç dhëndërr” (1902), Gjergj Fishta me
melodramën “Shën Françesku i Asizit” (1909), Fan. S. Noli, me dramën “Israelitë e Filistinë”
(1907), Mihal Grameno, me komedinë në tre akte “Mallkimi i gjuhës shqipe”
(1905) dhe tragjedinë në vargje “Vdekja e Pirros “ (1906) etj.
1 comment:
Ndersa dy zonjat e para qe levruan dramen shqipe jane: Kriste Berisha dhe Meri Dhroso - 1954-1959.
Post a Comment