Sunday, 30 October 2016

Rrugëtim drejt Evropës përmes librit.





Ndër qytetërimet e lashta shquan qytetërimi antik greko-romak, trashëgimia e të cilit është një nga faktorët bashkues të Evropës së sotme. Pikërisht në këtë adhurim të vetive dhe cilësive të qytetërimit greko-romak,  i ka rrënjët dhe mendimi evropian i Rilindjes dhe Iluminizmit gjatë së cilit u konceptua dhe artikulua ideja e Evropës së Bashkuar.


Friday, 28 October 2016

Oxhaku i ri i Vrionasve



Konsulli francez Pouqeuville pranë oborrit të Ali Pashë Tepelenës, në veprën e vet, e portretizon Omer bej Vrionin, si pasardhës të Paleologëve, princërve të sprasmë të Myzeqesë, të cilët kishin ndërruar fenë në fillim të shekullit XVI. Ibrahim Pasha Vlora e pat syrgjynosur dhe ia pat zaptuar pronat. Gjatë periudhës së mërgimit në Egjipt, Vrioni ishte shquar në betejën e Abu-Mënefit, kundër anglezëve dhe më vonë i martuar me një princeshë të ve mamluke, kishte lënë Egjiptin dhe shërbimet ndaj Mehmet Ali Pashës dhe ishte futur në shërbim të Ali Pasha Tepelenës.196 -Puoqueville. F (2011). Ali Tepelena . K& B: Tiranë, 193.


Saturday, 22 October 2016

Tipari fatkeq i shqiptarëve sipas Konicës



Nje tipar padyshim fatkeq i shqiptareve dhe tipar mjaft i dukshem  eshte mungesa e plote e idealizmit. Ne nje vend ku njerezit vdesin aq kollaj per hiçgjë, nuk eshte degjuar qe te vdese dikush per nje ideal ose ceshtje.

Do te kerkonte shume kohe per te shpjeguar se perse Shqiperia nuk e ka fituar lirine me heret dhe ka nje liste te shkurter te deshmoreve per lirine kombetare. Akte te devotshmerise qe kane shkaktuar vdekjen e mijera njerezve, mund ta benin te duket i rreme pretendimi im per mungesen e idealizmit.

Por besnikeria e ndaj traditave te ngulitura dhe nje kanuni qibar per nderin jane pothuajse akte mekanike qe nuk nenkuptojne se dikush e rrezikon jeten per nje ideal te zgjedhur lirisht.

Faik Konica.Shqiperia:kopshti shkembor i Evropes Juglindore



Wednesday, 19 October 2016

Kur ju buzëqeshni...






Kur ju buzëqeshni
Dëgjoj muzikën e buzëqeshjes suaj

Mësoni të jëni të shenjtë
Shenjtëria qendron në një buzëqeshje

Doni ta ndryshoni rrënjësisht jetën tuaj
I buzëqeshni njëri-tjetrit. 



Thursday, 13 October 2016

Sundimi i Ali Pasha Tepelenës




Në studim të jetës së Aliut nuk do mbajtur larg sysh gjendja e ahershme e Shqipërisë dhe e shqiptarëve për të cilët gjithë shkronjësit e vjetër janë të njëzëshëm të na i rrëfejnë si njerëz të rreptë, të pabindur dhe fort pak të qytetëruar. Aliu, kishte të bëjë me adversarë (kundërshtarë – red), këmbëngulës, që s’e dëgjonin dhe s’donin ta dëgjojnë.
Thonë se një ditë i rrëfenin pashait të Janinës punët që kishte bërë një tjatër shqiptar anë Nilit, Mehmet Aliu. Tepelenasi si dëgjoi historinë e veprave të çudiçme të Misirit, paska thënë: :”Hajde o Mehmet Ali, si lum ti që ke gjetur fellahët dhe i bën si i do vetë, unë këtu vras nëntëdhjetë e nëntë shqiptarë dhe nuk i mbush dot kokën të njëqindit!”
Është një gjë e treguar se në vendet që sundonte Aliu mbretëronte një siguri dhe qetësi e plotë. Vallë, zbutjen e vetijave dhe përparimin relativ që vërejmë sot në anët jugore të vendit tonë, a  nuk ja kemi hua rreptësisë dhe keqësisë që ekzersoi (ushtrojë-  red) veziri nga Tepelena?

Mithat Frashëri, alias Lumo Skëndo. Dituria, 1926, nr.1.f.19-22





Tuesday, 11 October 2016

Fillesat e teatrit ndër shqiptarë...




Fillesat e teatrit në Shqipëri ka të ngjarë të jenë në shfaqjet e “Karagjozit”, një lloj teatri me kukulla që fillesat i ka në oborrin e Ali pashë Tepelenës. Udhëtari anglez J.C.Hobhouse në librin e tij “Një udhëtim në në Shqipëri dhe në provincat e tjera tëTurqisë në Europë dhe Azi drejt Konstandinopojës” (1813)  përmend faktin që në Janinë pa një shfaqje të tillë, ku personazhe ishin figura të njohur të oborrit të Ali Pashë Tepelenës.


Monday, 10 October 2016

Një portret imagjinar i Shanisha Tepelenës, motrës së Ali Pashë Tepelenës



Ky portret është një portret i panjohur i Shanishës, motrës së  Ali Pashe Tepelenes nga një  autor anonim. Portreti eshte bazuar ne imagjinate dhe në të mund te konstatosh lehte, influencat e orientalizmit, duke e perfyturuar ate te shemtuar, me veshtrim te eger gati si shtrige. Shumica e piktoreve europiane u ndikuan nga rrefimet e Pouqeuville dhe mbi motivet e tyre pikturuan portrete abuzive te personazheve historike...


Thursday, 6 October 2016

Europa Mbretëreshë dhe Arbëria



Kjo është një hartë e vjetër e Europës e shekullit te XVI, e cila është vepër e humanistit Heinrich Bünting dhe është realizuar ne vitin 1582. Harta mban titullin Europa Regine (Europa Mbretëreshë)dhe simbas traditës klasike është e paraqitur si grua e kurorëzuar mbretereshë. Ne fakt në mitologji Europa paraqitet  si një vajzë e re, një princeshë, bijë e mbretit mitik Agenor, e cila u rrëmbye nga Zeusi i shndrruar në dem dhe që humbi gjurmët e saja diku ne atë që quhet sot Evropë.

Harta e Buntingut, e cila mbështetet mbi një paraqitje më të hershme te saj nga hartografi Johannes Putsch e vitit 1537, paraqet mes atyre pak vendeve europiane, edhe Arbërinë (Albania) e cila gjatë asaj epoke kishte emër të madh në Europë, si rezultat i rezistencës antiosmane.  Kjo hartë ndodhet ne hollin e Parlamentit Europian dhe është shprehje simbolike e bashkimit të kontinentit tonë qysh me fillimin e epokës moderne (e cila fillon me Rilindjen Europiane). Arbëria në mesjetë nuk ishte e njohur vetëm nga rezistenca antiosmane, pasi harta me përfishirjen e saj, respekton një mit të vjetër të kontinentit tonë. Një nga vëllezërit e Europës  ishte Kadmi, themeluesi i Tebës( Thiva  e sotme në Greqi). Ai u vu në ndjekje të motrës së vet dhe pasi nuk e gjeti , u ndal duke themeluar qytetin e Thives. Ai konsiderohet si shpikësi i alfabetit grek dhe ndërtuesi i mureve të mëdhenj të qytetit. Sipas Bibliotheca, libër që përmblidhte në tre vëllime gjithë mitet e antikitetit, botim  shekullit të II pas Krishtit, në moshë të madhe ai u tërhoq nga pushteti si mbret i Thivës dhe sëbashku me Harmoninë, duke u shndrruar në gjarpërinj,  u vendosën në brigjet e liqenit të Lyhnidës( liqeni i sotëm i Ohrit). Nga martesa e tyre lindi një djalë Illyrion që u bë paraardhësi i gjithë fiseve ilire.
Iliria dhe Arbëria ishin pjesë përbërëse e memories kulturore dhe historike e qytetërimit europian, ndaj Arbëria , imazhi i së cilës qe përforcuar dhe nga betejat e Gjergj Kastriot Skënderbeut zë një vend të rëndësishëm në hartë. Miti i Evropës i ngjizur këtu në Ballkan,  ku ajo e gënjyer nga Zeusi i shndërruar në një dem pranon ti hipi sipër për të rendur me të , duke mos marrë kështu vetëm një vendim personal por duke filluar dhe bazat e një ideje evropiane që do ngazëllonte dijetarë të shumtë që nga Herodoti e deri tek etërit e Evropës së bashkuar, vazhdon të gjallojë në idenë europiane të kontinentit.




Tuesday, 4 October 2016

Origjina e fjalës “Shqipëri” dhe pse bota na quan “Albania”




Shqiptari i thotë vetes shqiptar, vendit të vet Shqipëri, Shqipni, po populli njihet në botë, sikundër dihet, lashtërisht si Albanais, Albanese etj., dhe vendi i tij si Albanie, Albania. Ky emërtim i dyfishtë ka arsyet e veta. Ai ka lidhje me disa rrethana të karakterit etnografik, të cilat janë specifike për Shqipërinë e për të kaluarën historike të saj.