Tabloja historike, si gjini në
artet figurative, daton hershëm në pikturën shqiptare me autor Spiro
Xegën, por zhvillimin e vërtetë e mori në mesin e shekullit të kaluar. Sigurisht që tablotë nga koha e luftës partizane reflektonin
këndvështrimet ideologjike të "Njeriut të Ri" që “kalitej në flakët e
revolucionit” të supozuar që kish ndodhur, por kishte tablo si “Gjyqi i kryengritësve
në Sinjë”(1978) që pasqyron një detaj të luftës civile nëse mund ta quajmë
kështu midis fisnikërisë së vjetër shqiptare të kryesuar nga Oxhaku i Vlorajve
ndaj një oxhaku të ri i Vrionasve që mbështeste reformat centralizuese të
Tanzimatit pas rënies tragjike të Ali pashë Tepelenës dhe fundit të autonomisë
de facto të territoreve shqiptare. Po kush ishin Vrionasit?
Oxhaku
i Vrionasve
Konsulli francez Pouqeuville
pranë oborrit të Ali Pashë Tepelenës, në veprën e vet, e portretizon Omer bej
Vrionin, si pasardhës të Paleologëve, princërve të sprasmë të Myzeqesë, të
cilët kishin ndërruar fenë në fillim të shekullit XVI. Ibrahim Pasha Vlora e
pat syrgjynosur dhe ia pat zaptuar pronat. Gjatë periudhës së mërgimit në
Egjipt, Vrioni ishte shquar në betejën e Abu-Mënefit, kundër anglezëve dhe më vonë
i martuar me një princeshë të ve mamluke, kishte lënë Egjiptin dhe shërbimet
ndaj Mehmet Ali Pashës dhe ishte futur në shërbim të Ali Pasha Tepelenës.196
-Puoqueville. F (2011). Ali Tepelena . K& B: Tiranë, 193.Gjithethsesi,
studiuesi Vexhi Buhraja, e hedh poshtë këtë pretendim, duke theksuar se fakti
që Çelë Ibrahimi, bir i parë i Islam Beut, kryegjyshit historik të kësaj
familje, ka pasë ndërtuar në fshatin Virjon (sot Ullinjas) në rrethinën e
Beratit, një krua që gjer para disa vjetësh mbante, siç na thotë një shënim që
kemi gjetur ne, një mbishkrim me datë 1097 (1685/1686), e bën të kotë orvatjen
për të kërkuar vendlindjen origjinare të Vrionasve, jashtë fshatit të mësipërm,
Virjonit, emri i të cilit u përdor si llagap për familjen, por në trajtën Vrion.197
-Buharaja. V (1968) Konferenca e Parë e Studimeve Albanologjike. Tiranë: 8
nëntori, faqe 82. Omer Vrioni ishte në krye të operacioneve ushtarake, që u
ndërmorën ndaj Ibrahim Pashë Vlorës dhe Pashallëkut të Beratit në 1809, ku
rezultoi i sukseshëm me pushtimin e Kështjellës së Beratit dhe kryekomand i
trupave të Ali Pashës, kur ky i fundit u shpall fermanli-jashtë ligjit. Për një
kohë të gjatë ai gëzoi besimin e Pashait Tepelenas, besim që në momentet e
fundit, ashtu si dhe pjesa kryesore e aristrokracisë toske e shpërdoroi, pasi
iu bashkëngjit ushtrisë perandorake pa rezistencë dhe iu kundërvu Ali Pashë
Tepelenës. Natyrshëm lind pyetja: përse kjo pabesi e madhe e krerëve shqiptarë?
Së pari, një rol të rëndësishëm
në këtë kundërvënie të tyre me Ali Pasha Tepelenën, luajti centralizmi i tepërt
i pushtetit nga ana e Pashait Tepelenas, që dhe u vinte fre ambicieve të tyre
feudale dhe së dyti, një lloj solidariteti fetar me osmanët i bënte më të
ndjeshëm ndaj një Fatve të lëshuar nga Sheh Ul Islami dhe Sulltani si Kalif i
botës myslimane. Siç dihet, në ekspeditën ushtarake, që organizoi Stambolli
kundër Pashallëkut të Janinë, në qershor të vitit 1820, morën pjesë edhe mjaft
feudalë derebej të shpronësuar dikur nga Ali Pashë Tepelena, të cilët
llogarisnin, që me shembjen e tij, të rifitonin pronat e dikush derebellëket e
humbura dhe të rimëkëmbin pushtetin e tyre partikularist, që ai ua kishte
rrafshuar.198 -Lito. Z (2003). Shqipëria dhe Tanzimati. Tiranë: Toena, faqe 44.
Mes tyre ishte dhe Omer Vrioni, që pushtetin me marrjen e kështjellës së
Beratit nuk e kishte gëzuar, pasi Ali Pasha Tepelena kishte emëruar djalin e
tij Myftarin si sanxhakbej dhe në këtë mënyrë vet Ali Pasha kishte kontribuar
në rritjen e pakënaqësisë së Omer Vrionit ndaj tij. Gjithsesi, Porta e Lartë
dhe Sulltan Mahmudi II, kishin si synim jo vetëm të shtypnin Pashallëkun e
Janinës, por të rivendosnin administratën centraliste perandorake duke i dhënë
fund njëherë e përgjithmonë pushtetit partikularist të feudalëve shqiptarë. Mesa duket këtë synim të Sulltan Mahmudit II,
Ali Pasha e kishte kuptuar, ndaj u drejtohet në këngë anëtarëve të divanit dhe
xhogajdurëve se do më kujtoni kur t’u shaj Hasan Vrioni. Në këtë varg autori
popullor pohon një të vërtetë historike, pasi në një raport të Konsullatës
franceze në Janinë, më 1842, shkruhet se Omer Vrioni, me anë të ndikimit të tij
mbi shqiptarët kountriboi në humbjen e Ali Pashë Tepelenës. “Rënia dhe vdekja e
Ali Pashës kishte kurorëzuar përpjekjet e oxhakut të Vrionasve të Beratit dhe
politika e Portës së Lartë e kishte mundësuar Omer Pashën, të parin e tyre, të
trashëgonte pjesërisht fuqinë e tiranit të vjetër”.199 -Ligor Mile, faqe
215-Vrionasit.
Gjithsesi, ashtu si thuhet dhe në
dokument, Porta e Lartë në kuadër të politikës së saj, nuk lejoi që oxhaku i
Vrionasve të fitonte të njëjtin pushtet politik partikularist si të Pashait
Tepelenas, por e përkrahu të fitonte pushtet ekonomik në Shqipërinë e Jugut.
Vezir Omer Pasha e pozicionoi nga pikëpamja politike e shoqërore familjen
Vrioni, ndërsa fuqia ekonomike filloi me Kareman Vrionin, djalin e dytë të Omer
Pashës, i cili pas shpalljes së Reformave të Tanzimatit, u bë mytesarif i
Beratit. Kareman Vrioni bleu shumë prona nga familja Alltuni e Vloraj, të
sekuestruara nga shteti në vitet 20 të shekullit XIX, si pasojë e pjesëmarrjes
aktive të këtyre familjeve në lëvizjet e kryengritjet anti tanzimatiste. Më
vonë ai bleu dhe pjesën e ortakut të vet Emin Pasha, serasqerit të Rumelisë, me
kushte shumë të leverdishme.200 -Guga. M ( 2005). Vrionasit ndryshe.Tiranë:
EMAL, faqe 26). Fuqia e familjes u përqëndrua më së shumti në Berat dhe në
qytetin e ri që krijuan, në Fier, duke shërbyer në këtë lloj mënyre si një
kundërpeshë ndaj familjes Vlora, sepse Janina, që pas rrëzimit të Ali Pasha
Tepelenës, nuk iu dha më asnjë oxhaku shqiptar për ta administruar.
Gjyqi
i kryengritësve në Sinjë”(1978)
Në tablo, pasqyrohen dy bejlerë
Vrionas, të zënë rob pas shpartallimit të forcave të tyre në betëjën e Greshicës
që zgjati për tre ditë me radhë. Beteja u zhvillua në 1847 dhe forcat osmane të
kryesuara nga Isuf Vrioni dhe vëllai i tij, pasi kishin shëtitur fshat më fshat
në Mallakastër për të vënë në zbatim reformat e Tanzimati që ishin ndërprerë
pas kryengritjes së vitit 1839, hasën në rezistencën e forcave kryengritëse
shqiptare që kryesoheshin nga Rrapo Hekali . Autori Vilson Kilica ka përjetësuar
në telajo një nga momentet më domethënëse të kryengritjes antiosmane dhe anti tanzimatiste
të Shqipërisë së Jugut të udhëhequr nga Zenel Gjoleka në Labëri dhe Rrapo
Hekali në Mallakastër në vitin 1847. Rreth e përqark,në formë harku, me një kolorit të pasur ngjyrash pasqyrohen
fshatarë lebër e mallakstriotë që japin verdiktin për tradhëtinë. Ngjyrat,
vendi dhe veshjet presupozohet të pasqyrojnë epokën. Bejlerët Vrionas janë pasqyruar
me veshje orientale, çallmë e kaftan që zyrtarët otomanë mbanin përpara
reformave në ushtri të quajtur “Nizam el Xhedid”, reformës ushtarake të
ndërmarrë nga Sulltan Selimi III në 1807 dhe të ndjekur nga Sulltan Mahmudi II,
në 1825 pas shkatërrimit të urdhrit të jenicerëve. Që prej 1825 ushtria otomane
u kthye në një ushtri të rregullt kazerme dhe nuk mbante më çallma por kapele si ushtritë
evropiane. Vizatimi i çallmës mbi kryet e beut vrionas ndoshta është aty për të
bërë qartë dallimin me luftëtarët lebër e mallakastritotë që mbajnë qylafët e tyre.Bie në sy kontrasti
në veshje ku luftëtarët shqiptarë janë të pasqyruar me kolorite të larmishme të
kostumeve të tyre popullore, ku shquan fustanella e bardhë , karekteristikë për
Shqipërinë e Jugut. Në fakt, një varg i një kënge popullore të kësaj periudhe
na rrëfen se fustanellat e luftëtarëve shqiptarë nuk ishin kaq ceremoniale sa në
tablo. Vargjet Gjoleka në Shurr të Kuçe/fustanin mbi gju hajduçe rrëfenjë
se kohët e vështira të kryengritjeve nuk të lejonin për të mbajtur veshje
ceremoniale të tilla.Sigurisht që për këto detaje historike që nuk i përngjajnë
realitetit nuk është përgjegjës vetëm piktori
Kilica, por edhe historiografia shqiptare e kohës.
Lëvizjet dhe kryengritjet e
viteve 1833, 1839 dhe 1847 në jug të Shqipërisë, historiografia shqiptare i
pasqyronte si lëvizje kryengritëse fshatare të prirë nga krerë të fshatarësisë
së mesme si Tafil Buzi, Zenel Gjoleka, Hodo Nivica dhe Çelo Picari, kur në fakt
ato ishin të organizuar nga Vlorajt dhe Delvinajt që pas rënies së Ali Pashë
Tepelenës kishin shpresuar ta zëvendësonin atë në qeverisjen e Shqipërisë. Këtë
gjë e dinin shumë mirë dhe autoritetet osmane që bash për këtë arsye i kishin
internuar shumicën e krerëve shqiptarë dhe të familjes Vlora. Gjyqi i Sinjës kryesohej nga
Rrapo Hekali, udhëheqësi i kryengritësve mallakstriotë që kundërshtonin në emër
të parisë shqiptare zbatimin e reformave të Tanzimatit që prekte drejtë për së
drejtë interesat e fisnikërisë dhe popullsisë shqiptare. Konflikti ishte i egër
midis Vrionasve, besnikë të Perandorisë që po fitonin influencë dhe pasuri në
Shqipërinë e Jugut dhe oxhaqeve tradicionalë shqiptarë si Vlorajt
dhe Delvinajt. Në Sinjë gjyqi i kryesuar nga Rrapo Hekali ndërmorri si veprim egzekutimin
e Vrionasve si për të treguar se jo vetëm reformat nuk do të zbatoheshin por
dhe autoriteti i familjes Vrioni nuk do të pranohej në krahinë. Këtë egzekutim
oxhaku i ri i Vrionasve nuk e fali, dhe kur u kap rob Rrapo Hekali në 1847, në
përfundim të kryengritjes si na dëshmojnë gojëdhënat e Labërisë të sjellura nga
Ago Agajt në librin e tij “Lufta e Vlorës”, për ta ofenduar e mbathën me patkoj në duar e
këmbë para se ta vrisnin. Detaje të tilla të egra të trajtimit të
kundërshtarëve kanë lënë gjurmë në kulturën politike në rajon.
Në vitin 1978, vit në të cilin është
përfunduar tabloja nga Kilica, në vitin
e vetmisë së madhe në prag të prishjes me Kinën, ideologjia zyrtare dukej se tërthorazi
ka influencuar mbi autorin. Vendi sapo ka dalë nga gjyqet e famshme të
tradhëtisë së lartë të ushtarakëve, të ashtëquajtura sabotime në ekonomi dhe
gabimeve në ideologji në vitet 1974-1975. Atmosfera e këtyre gjyqeve të
kujtonte atmosferën e gjyqeve partizane të revokuara kaq shpesh në historinë
komuniste të Shqipërisë, ku shpesh herë viktimat ishin dënuar pa faj. Fill pas
ngjarjeve, Vrionasit gjetën paqe me familjet e tjera feudale shqiptare dhe hynë
në marrëdhenie miqësie përmes krushqive me to. Ata luajtën një rol të rëndësishëm
në historinë e Shqipërisë ku vlejmë të përmendim Mehmet Ali Pashë Vrionin,
djalin e Jusuf(Isuf) Vrioni të vrarë në Sinjë, si bashkëorganizator i Lidhjes
së Prizrenit dhe shoqërues i Abdyl Frashërit në udhëtimin diplomatik të
ndërmarrë në 1879 për të njohur të drejtat e kombësisë shqiptare. Demonizimi i
Vrionasve filloi që pas luftës së dytë botërore kur komunbistët erdhën në fuqi
dhe ata u konsideruan një familje latifondiste dhe kundërshtare e regjimit. Në
vitin 1946 eshtrat e Iljaz Vrionit , djalit të Mehmet Pashë Vrionit, ish
kryeministër i Shqipërisë u hodhën në Osum dhe djali i tij, përkthyesi i
talentuar dhe një nga figurat emblematike të kulturës shqiptare,Jusuf Vrioni u
arrestua dhe u dënua me 15 vjet burg.
Gjithësesi tabloja Gjyqi i kryengritësve në Sinjë”(1978),
pavarësisht rrethanave dhe kundërvënieve kur u krijua, mbetet domethënëse për kohën kur është pikturuar dhe mesazhet që
përcjell. Ajo duhet studiuar dhe shpjeguar nga kuratorët e artit që në fakt duhet
të studiojnë më tepër historinë e personazheve dhe ngjarjeve historike që
referohen kur bëhet fjalë për tablo
historike. Konteksti historik, shpesh herë bën diferencën...
No comments:
Post a Comment