Sociologu i mirënjohur Durkheim e përkufizon vetvrasjen si term të aplikuar në të gjitha rastet e vdekjes si rezultat direkt ose indirekt i një akti negativ ose pozitiv të vetë viktimës, për të cilin ai e di që do sjellë këtë rezultat. Nisur nga kjo qasje teorike është paksa e vështirë të përkufizosh natyrën e vetvrasjeve politike në Shqipëri që në jetën politike në Shqipëri fillojnë kryesisht me vetvrasjen e Et’hem Totos në 1937.
Saturday, 30 July 2016
Saturday, 9 July 2016
Tablotë historike dhe Historia
Tabloja historike, si gjini në
artet figurative, daton hershëm në pikturën shqiptare me autor Spiro
Xegën, por zhvillimin e vërtetë e mori në mesin e shekullit të kaluar. Sigurisht që tablotë nga koha e luftës partizane reflektonin
këndvështrimet ideologjike të "Njeriut të Ri" që “kalitej në flakët e
revolucionit” të supozuar që kish ndodhur, por kishte tablo si “Gjyqi i kryengritësve
në Sinjë”(1978) që pasqyron një detaj të luftës civile nëse mund ta quajmë
kështu midis fisnikërisë së vjetër shqiptare të kryesuar nga Oxhaku i Vlorajve
ndaj një oxhaku të ri i Vrionasve që mbështeste reformat centralizuese të
Tanzimatit pas rënies tragjike të Ali pashë Tepelenës dhe fundit të autonomisë
de facto të territoreve shqiptare. Po kush ishin Vrionasit?
Friday, 8 July 2016
Dy anglezë në Ksamil (prill 1857)
Kjo tablo në akuarel është realizuar nga Edward
Lear(1812-1888) në prill 1857 , gjatë një udhëtimi të shkurtër në Tre
scogli-Tre shkëmbijntë, Ksamili i sotëm, në veri të Butrintit në Shqipëri.
Lear-i lundroi nga Korfuzi, ku kish zënë me qira një shtëpi gjatë periudhës së
dimrit , për në bregun përballë.
Friday, 1 July 2016
Leximet e ndryshme të romanit "Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit”
Përcaktimi i
dashurisë së një femre ndoshta është rebusi më i vështirë për qeniet njerëzore.
E kanë provuar dhe vazhdojnë ta provojnë shkrimtarë të vegjël dhe të mëdhenj,
gjithsecili duke kontribuar sadopak në zgjidhjen e këtij rebusi. Kur përcaktimi
i këtij misteri përvijohet me përmasat e përjetimit të dashurisë përmes
rrugëtimit të vetëpërcaktimit të “unit” si karakter dhe “unit” shoqëror të një
popullate, atëherë ky mister merr përmasat e një sage që ngërthen në vetvete
disa elemente.
Subscribe to:
Posts (Atom)