Filozofi dhe esseisti i njohur anglez Francis Bacon (1561-1626) në esenë e tij mbi “Udhëtimet” shkruan
se udhëtimi , për moshat e reja është pjesë e edukimit, në moshat e
vjetra është pjesë e eksperiencës.[1] Që prej
asaj kohe udhëtimi i njohur ndryshe dhe me emrin Grand Tour ishte kthyer në një
mjet e përvojë edukuese për të rinjtë e aristorkracisë angleze. Mirëpo në
fillim të shekullit të XIX udhëtimi tradicional i “Grand Tour-it pësoi një
ndryshim themelor. Turi i Francës dhe i Italisë u braktis dhe udhëtimet në
Greqi, Shqipëri dhe Turqi, të cilat ishin pjesë të Perandorisë Otomane u bënë
të modës.
Monday, 22 June 2015
Tuesday, 16 June 2015
Politikë bajate përgojimesh
Zgjedhjet lokale kanë shkaktuar një debat dhe reaksion të
natyrshëm në jetën politike të vendit. Akoma pa u zgjedhur kandidatët
janë vënë në qendër të vëmendjes për të analizuar çfarëdolloj veprimi apo
aksioni politik të pritshëm. Sigurisht që në këto debate nuk ka asnjë gjë të
keqe pasi ato janë një pasqyrë e mirë për të mësuar se ç’pret opinioni publik
nga kandidatët e përzgjedhur apo se cila do të jetë sjellja e tyre politike në
përputhje me projektet dhe premtimet elektorale.
Friday, 12 June 2015
Fushatë për qytetarët dhe jo zgjedhje të përgjithshme
Fushata elektorale për zgjedhjet lokale e
mbylli javën e saj të dytë. Kjo gjë mund të kuptohet lehtë jo vetëm nëpërmjet
datës së kalendarit zyrtar të fillimit të saj por dhe nga intensiteti i
aktivitetit politik të dy koalicioneve pjesëmarrëse në zgjedhje. Qytetet dhe
sheshet e Shqipërisë po bëhen dëshmitarë të mitingjeve dhe emocioneve politike
që po e jonizojnë së tepërmi politikisht jetën e përditshme. Për më tepër, një
teknologji e përsosur informacioni po e shoqëron veprimtarinë e të dyja
grupimeve të mëdha politike, duke e sjellë drejtpërsëdrejti atmosferën politike
në tryezat dhe sallonet e qytetarëve.
Subscribe to:
Posts (Atom)