Luigji
i XIV, një nga mbretërit më jetëgjatë të
Francës, ndërtuesi i Tylërive të famshme nuk mbahet kaq shumë mend në historinë
njerzore për gjithë këto kontribute sesa për një shprehje që në kohën e tij
nënkuptonte gjithë piramidën e pushtetit: Shteti jam unë.
Luigji i XIV,
zakonisht merret si shembulli i autoritarizmit klasik pikërisht nga kjo
shprehje dhe rrugëtimi i shoqërisë njerzore që nga kuptimi i kësaj shprehje
deri në demokracinë e sotme ku shteti është çdo nëpunës i tij, tregon dhe progresin
që është arritur në këtë drejtim.Disa ditë më parë, në një aksion policie për
të bllokuar një veprimtari kriminale në një fshat të Burrelit, shteti shqiptar u godit për vdekje pasi u vra
një kryekomisar i policisë së tij. Viktima nuk ishte mbret as mbret, as fodull
dhe s’kish shkëlqimin e Luigjit të Tylërive, por ishte diçka më tepër se ai,
ishte një shërbestar i përulur i shtetit.
Pas
vrasjes së tij ashtu si është bërë zakon të gjithë nxituan të bëjnë qokën e
rastit duke i thirrur hymne(shumë veta pa e njohur fare të ndjerin) ose nxituan
ta shpallin dëshmor të atdheut.
Sigurisht që edhe nderimet kanë pjesën e tyre dhe i japin emocione më tepër
situatës, por i ndjeri kryekomisar i rënë në krye të detyrës ka nevojë më tepër
për drejtësi. Çdo kush mund të thotë se kjo është një kërkesë minimale dhe
shteti shumë shpejt do të rivendosë drejtësinë, por ja që faktet që zbulohen
dita ditës po na tregojnë të kundërtën. Nuk dëshiroj të paragjykoj por që tani
kanë filluar të duken simptomat e mundësisë së gjendjes së provave për të ulur
dënimin e vrasësve, pasi po përmendet se kriminelët nuk ishin në dijeni se po
shtinin ndaj policisë, se këta të fundit ishin të veshur me rroba civile etj.
Egzistenca e këtyre provave mund të bëjë që falë dritareve në ligj të gjetura
me mjeshtëri nga avokatët e tij por po me kaq “mjeshtëri” të intepretuara nga
gjykatat shqiptare, kriminelët që qëlluan mbi shtetin, të mos marrë dënimin e
merituar ashtu si ndodh në vendet e tjera evropiane. Është tashmë e njohur
fakti se gjyqësori shqiptar në gjithë këte histori është hallka më e dobët e
atij zinxhiri që ne e quajmë shtet.Tabloja që njohin qytetarët shqiptarë është
shumë e zymtë.Vendime të apelit që prishin vendimet e shkallës së parë, jo me
një dy apo pesë vjet diferencë por deri dhe na anullimin e të parit, a thua se
gjyqtarët e tyre kolegë të shkallës së parë kanë qenë ca dilentantë e amatorë
që i kanë dhënë ato vendime. Për më tepër, të bën përshtypje se në të gjithë
vendimet e gjyqeve problematikë më tepër i është kushtuar rëndësi procedurës
administrative sesa veprës penale të të pandehurve. Personalisht jam njeri që
dëshiroj shumë që të besoj te drejtësia por kur shikon raste pas raste ku
drejtësia jo vetëm që nuk e kryen punën e vet, por bëhet dhe pengesë për punën
e policisë si ka ndodhur jo radhë herë, të zë trishtimi dhe nuk beson se
ndonjëherë ajo do të triumfojë.
Precedenti
i keq i goditjes së shtetit që zë fill që në revoltën e verbër të 1997 e ka
tronditur gjithë strukturën policore të vendit, ndaj kërkohet një mobilizim më
i madh i shtetit për ti rikthyer dinjitetin vetes por dhe qytetarëve. Në vendin
fqinj, përtej detit në Itali u desh
vullneti i një njeriu si Di Pietrio por dhe mbështetja e gjithë makinerisë së
pushtetit për ti dhënë fund një epoke të tërë mafioze që kish marrë peng
zhvillimin e provincave por dhe vetë Italinë.Në të njëjtën fazë historike pothuajse ka hyrë dhe Shqipëria, ku
kontigjente të ndryshme të krimit me lidhje të forta në Evropën Perëndimore janë shndrruar në një kërcëmim të drejtë për
së drejtë për sigurinë e qytetarëve por dhe për vetë demokracinë liberale pasi
nëpërmjet aktiviteteve të tyre të jashtligjshme deformojnë konkurencën e lirë
dhe tregun dhe krijojnë një atmosferë mbytëse.
Si
mund të kuptohet fare lehtë nga faktet që përditë na serviren por dhe nga kjo
ngjarje e trishtë , sfida është shumë e madhe për sistemin tonë gjyqësor dhe
ndoshta do kërkojë disa mandate qeverisëse për të rikthyer sërish drejtësinë në
shinat e veta. Një reformim i thellë në burimet njerëzore, transparencë e hapur
i vendimeve gjyqësore, por dhe një
ndryshim i bazuar mbi një plan llogaridhënës do të bënte të mundur që qytetarët
shqiptarë të fillonin të rifitonin besimin e tronditur të tyre te drejtësia.”
Të gjitha rrugët të çojnë në Romë “ thonë një fjalë fluturake latine, dhe ne
pas kësaj ngjarje të trishtë na duhet që të gjitha rrugët të na çojnë te
pidestali i munguar i drejtësisë, jo
vetëm për ta ndërtuar si monument, por për ta shdrruar atë vend, ku respektimi
i shtetit do të sjellë detyrimisht dhe
ndryshimin për ta kthyer si një simbol të paqes dhe harmonisë.
Gazeta
Shqip 06.02.2013
No comments:
Post a Comment