Monday, 25 February 2013

PESË VJET PAVARËSI E KOSOVËS DHE IMPAKTI I SAJ NË BOTËN SHQIPTARE




Nuk e di nëse gaboj kur  pohoj se brezi im i mësuar dhe i rritur në ngjarje që shënonin represionin serb mbi Kosovë si demonstratat e vitit 1981, heqja e autonomisë së Kosovës në 1989, helmimet e fëmijëve në 1992, represionin e masakrat në 1998 e së fundi genocidin e hapur në 1999 do t ia arrinte një dite si ajo e pesë viteve më parë, më 17 shkurt 2008 që të përjetonte dhe shikonte shpalljen e pavarësisë së Kosovës.


Friday, 22 February 2013

Shtegtimi dhe rikthimi i Bajronit



Refleksione rreth monografisë “Xhorxh Bajroni” të studiuesit Profesor Doktor  Afrim Karagjozit. Botimet Plejad



Ikja, arratisja nga realiteti, rikthimi, kthimi,udhëtimi në kohë dhe në hapësirë janë koncepte metafizike që hasen shpesh si tema në letërsinë e përbotshme. Si të tilla ato kanë pasur një trajtim të përbotshëm çka e bën më të qenësishëm termin “Welt Litterature”-Letërsia Botërore që Gëte kërkonte ta përcaktonte në fillim të shekullit të XIX.


Friday, 15 February 2013

SHQETËSIME DIPLOMATIKE DHE ÇËSHTJA SHQIPTARE




Ditët e fundit ka një shqetësim të diplomacisë ndërkombëtare të akredituar në Tiranë për sa i përket rritjes së retorikës nacionaliste, si i kanë vlerësuar një sërë deklaratash të udhëheqësve shqiptarë në rajon me rastin e njëqindvjetorit të pavarësisë.


Wednesday, 13 February 2013

Thembra e Akilit të demokracisë shqiptare




Në raportin e fundit të publikuar nga Transperancy International, zbatimi i ligjit në Shqipëri ishte në masën 66%. Raporti bënte të ditur gjithashtu se Shqipëria krahasuar me raportin e një viti më parë kishte pasur ngritje përsa i përket zbatueshmërisë së ligjeve por nuk nënvizonte me hollësi fushat në të cilat zbatimi i ligjit është më problematik.


Wednesday, 6 February 2013

Pidestali i munguar i drejtësisë








Luigji i  XIV, një nga mbretërit më jetëgjatë të Francës, ndërtuesi i Tylërive të famshme nuk mbahet kaq shumë mend në historinë njerzore për gjithë këto kontribute sesa për një shprehje që në kohën e tij nënkuptonte gjithë piramidën e pushtetit: Shteti jam unë.


Sunday, 3 February 2013

Rrugëtimi i identitetit etno-kulturor të arvanitasve


Influenca e nacionalizmit kulturor në marrëdheniet greko-shqiptare është shfaqur që në fillimet e shfaqjes së nacionalizmit në rajon. Duke jetuar për një kohë të gjatë nën çatitë e dy perandorive, asaj bizantine dhe otomane, afërsia territoriale si dhe ndarja e disa vlerave të përbashkëta si ajo e një besimi të njëjtë fetar midis popullsisë greke dhe një pjese të popullsisë shqiptare kanë krijuar premisat që grupe të ndryshme popullsie të identifikohen ose të përzgjellin kombin në të cilin dëshirojnë që të jenë anëtarë.