1. A është
Partia Demokratike e djathtë?
Pyetja juaj më
sjell ndërmend fjalën e fundit në gjyq të një martiri intelektual Ismet Toto në
1937 që kur po e akuzonin së bashku me të vëllanë se kishin organizuar një
rebelim me tendenca komuniste u përgjigj se është në interes të qeverisë që ta
paraqesë rebelimin tonë si të tillë pasi në fakt nëpunësit e qeverisë nuk janë
në gjendje që të dallojnë qartë se kush është komunist, fashist apo liberal.
Mesa duket mungesa e një platforme të mirëfilltë ideologjike dhe të një
sofistikimi ideor që përcakton qartë pozicionin e partive politike në skeptrin
politik qenka një sëmundje e vjetër e jetës sonë publike. Në këtë kontekst PD
si një forcë e themeluar si antikomuniste në pragfundin e vitit 1990 përmban në
vetvete elementët e një partie të djathtë, por e parë thellë në terren dhe në
mënyrën e ndjekjes së politikave rezulton se shumë herë ajo i ka braktisur
skemat klasike të së djathtës.
Për më tepër në një vend si
Shqipëria ku ka shumë kategori sociale në nevojë besoj se çdo forcë politike që
është në pushtet i duhet të ndjekë disa politika të majta për të siguruar një
mbështetje më të gjerë nga elektorati. Privatizimi i gjithçkaje dhe përkeqësimi
i situatës së publikes nuk reflektojnë deri më tani zhvillimin dhe konsolidimin
e jetës sonë publike dhe rritjes së mirëqenies pasi në fakt më tepër se një
plan i mirëmenduar mirë që përfaqëson pikëpamje të djathta duket se është një
plan që kërkon të zbatohet vetëm për hir të mungesës së menaxhimit të mirë. Të
gjitha partitë politike shqiptar pothuajse vuajnë nga mospasja e një shtrati të
qëndrueshëm ideologjik, çka bën të mundur që ideologjia që kinse
përfaqësojnë të jetë më tepër një fasadë sesa reflektim i vullnetit të
njerëzve.
Në
këtë kontekst bashkëpunimi PD me LSI që filloi në situatën e pas zgjedhjeve zë
vitit 2009 vazhdon ende të jetë i suksesshëm jo sepse ideologjitë e të dy
partive përputhen por sepse interesat e përbashkëta të të dy lidershipeve janë
afat gjata dhe sesa të humbin pushtetin më mirë kërkojnë ta ndajnë atë.
Gazeta Dita 9.11.2012
No comments:
Post a Comment