Kapelet dhe setrat e pambukta
të ardhura nga Kina e vëllazërisë,
janë zëvendësuar me kapele bejsbolli
dhe bluza me mbishkrime që mbartin
shënime që ata si kuptojnë
për fusha me golf dhe vende pushimesh të largëta
për prodhime bio dhe çokollata.
Të dërguara nga kush e di ç’vende të botës së parë
të blera lirë, shumë lirë në Pazar,
të veshura me ngut mbi njëra-tjetrën
si album fotografish i një bote që lëviz
globalizmin në trup të tyre ekspozojnë
e ndërsa në TV-të,
që jetën mondane të qytetarëve
të kënaqur u tregojnë
shfaqen dhe sivëllezërit e tyre në
kryeqytetet të botës
në përleshje të egra me policinë,
për të ruajtur pak dinjitet dhe jetesë të mirë
për të mos paguar gabimet e atyre që në banka
s’ditën ta mbanin “mirë” llogarinë.
Kujtohen se propaganda boshe e lirisë
nuk sjell as bukë në shtëpi as punë as shkollim
teksa nëpër miniera kërkojnë për
metale
u premtohet mirëqenie nga riciklim i fekaleve
u vjen rëndë që janë kaq të heshtur
skuqen që janë kaq të tredhur
.
Një televizor sot blihet më kollaj se më parë
rroba ka pafund në tregje të pistë
përmirësimi i jetesës vazhdon.....
melankoli e mërzitshme që çdo
1 Maj të trishton.
No comments:
Post a Comment