Regretfully, we are
bankrupt- Per fat te keq kemi falimentuar
Harilas Trikupis(1832-1896)
Harilas Trikupis(1832-1896)
"Regretfully, we are
bankrupt")(Greqisht: "Δυστυχώς επτωχεύσαμεν") Per fat te keq
kemi falimentuar. Këto janë fjalët e kryeministrit grek Harilla Trikupit para
parlamentit grek me 1893.Ky ishte kolapsi i dytë i shtetit grek që kish bërë
shpenzime të mëdha në investime publike por mbi të gjitha me shpenzimet e fryra
në administratë. Trikupi dha dorëheqjen dhe Fuqitë e Mëdha të kohës
,Anglia,Franca dhe Gjermania që ishin dhe kreditorët më të mëdhenj të saj vunë
nën kontrollin e tyre doganat,portet si dhe morën disa monopole si ai shkrepëseve
dhe kripës në vend. Të gjitha këto masa u morën që këto fuqi të siguronin
pagesat e borxhit të tyre dhe monopolet vazhduan deri në vitet 50’ të shekullit
të XX. Gjithsesi kjo gjë nuk e pengoi Greqinë që në 1897 të shkonte në luftë
kundër Perandorisë Otomane,ta humbte atë por si shpërblim….mori autonominë e
plotë të ishullit të Kretës. Ishte koha kur Perandoria Angleze e konsideronte
Helenizmin si shtyllën kryesore të politikës së vet në Lindjen e Afërme. Filohelenizmi i përfaqësuar nga figura të mëdha të mendimit botëror si
Bajroni, Shelli , Shatobriani etj u shfaq fuqishëm në hapësirën e mendimit
evropian dhe kjo reymë mendimi ka hedhur rrënjë mirë në mentalitetin evropian
aq sa herë përmendet Greqia të gjithë u shkon ndërmend demokracia dhe kultura e
lashtë antike greke. Mirëpo lidhja midis asaj Greqie antike, idealet e së
cilës përfaqësojnë dhe një nga kolonat e qytetërimit evropian të sotëm dhe
Greqisë së sotme që ne shikojmë dhe përjetojmë janë me të vërtetë të largëta,
po aq sa udhëheqësit e sotëm të “Mëngjesit të Artë” që fituan plot 21 vende në
zgjedhjet e fundit ngjajnë me hirin e Akilit, Perikliut, Sokratit e Platonit që
pretendojnë se do i ringjallin. Sot gjërat kanë ndryshuar
shumë. Pesha specifike gjeopolitike e Greqisë ka rënë në rajon,shteti grek
është drejt falimentimit dhe Bashkimi Evropian nuk po tregon ndonjë dëshirë të
madhe për ta shpëtuar nga falimentimi dhe jo më ta shpërblejnë si në vitin e
largët 1897. Megjithatë rezultatet e zgjedhjeve të
reja që do të mbahen në Greqi duhet të jenë më inkurajuese për forcat pro
evropiane sepse shfrytëzimi i retorikës nacionaliste dhe anti emigracioni mund
të nxjerrë sërish në skenë hije të së shkuarës që Ballkani po mundohet ta lërë
pas dhe natyrisht në këtë tension financiar që po jeton Greqia, kjo më gjë
është më e pakta që mund ti duhet asaj vetë por dhe rajonit.