Nuk e di nëse gaboj kur pohoj se brezi im i mësuar dhe i rritur në
ngjarje që shënonin represionin serb mbi Kosovë si demonstratat e vitit 1981,
heqja e autonomisë së Kosovës në 1989, helmimet e fëmijëve në 1992, represionin
e masakrat në 1998 e së fundi dëbimin biblik të bashkombasve tanë në 1999 do t
ia arrinte një ditë si ajo e 17 shkurtit të vitit 2008, që të përjetonte dhe shikonte shpalljen e
pavarësisë së Kosovës.Ngjarje të tilla historike të takojnë
shumë radhë ti përjetosh e ti ndjesh, ndaj në optikën e ngjarjeve që kalojnë si
ujë që rrjedh, të duken gati-gati të
pabesueshme.
Saturday, 29 June 2019
Dëshmorët hebrenj antifashistë të Shqipërisë.
Pushtimi i Shqipërisë nga Italia Fashiste më 7 prill 1939 rrëzoi shumë mite
mbi të cilën shqiptarët e viteve ’30 kishin sendërtuar identitetin e vet, ndaj
edhe përpjekjet për të rifilluar një luftë çlirimtare sigurisht që nuk do të
kalonin përmes së njëjtës shkollë mendimi dhe veprimi. Koha kërkonte një dinamikë
tjetër dhe reminishencat e politikës osmane dhe hasburgase të kompromisit,
bashkëpunimit, tradhtisë në çastin final që gjallonin këtyre anëve dhe që
kishin brumosur shumicën e elitës politike shqiptare nuk mund të ishin më të
zbatueshme në një botë që kish ndryshuar aq shumë që nga përfundimi i Luftës së
Parë Botërore. Një botë që ziente nën thundrën e makinës ushtarake të
nazifashizmit që promovonte “diferencat nga natyra” – superiorët mbi të tjerët
e darvinizmin social, kërkonte një luftë të pakompromis dhe vetëmohuese, çka
britanikët si mjeshtërit e politikës të bazuar në “common sense”-gjykimit të
shëndoshë e kuptuan dhe nuk ngurruan të bëjnë aleancat e nevojshme për të dalë
fitimtarë nga ky konflikt.
Subscribe to:
Posts (Atom)