Pyetje
të shumta kanë shoqëruar vlerësimin e figurës së Ali Pashë Tepelenës dhe rolit
të tij në historinë moderne të Shqipërisë. Njerëz të ndryshëm të letrave,
historianë, përkthyes, por edhe shpesh herë amatorë të historisë, duke iu
referuar folklorit, gojëdhënave dhe leximit të veprave të udhëtarëve të huaj,
kanë krijuar tashmë një fabul të një njeriu orientalist, të egër, mizor që kur
veçohet fillon karrierën e vet si një hajdut i thjeshtë në malet e Epirit, për
të përfunduar nëpërmjet vrasjeve, përdhunimeve dhe dredhive si zot i vërtetë i
tij. Nuk mungojnë këtu edhe penelatat e fuqishme, madje me ngjyrime
orientaliste të haremeve të tij, dashurive, historia e Frosinës, që paraqesin
një figurë të degjeneruar dhe epshore të Ali Pashës, që s’ndalet para asnjë
gjëje për të arritur qëllimet e veta. Portreti më i mirë, për këtë perceptim
orientalist të figurës së Ali Pashës, nga ana e elitës evropiane të kohës, që
vizitoi Pashallëkun e tij, por edhe nga shfrytëzimi me mjeshtëri nga vet Pashai
i këtyre motiveve është trajtuar gjerësisht nga studiuesja Katherine Flamming
në veprën e vet të mirënjohur “Bonaparti Mysliman”, çka e ka lehtësuar shumë
terrenin metodologjik, për trajtimin e kësaj figure kontraverse në historinë e
afërt të Epirit, Shqipërisë dhe Greqisë. Studime dhe vlerësime të ndryshme për
Ali Pashë Tepelenën kanë dhënë edhe mendimtarë dhe aktivistë kulturorë të
Rilindjes Kombëtare ku spikat Sami Frashëri, Gavril Dara i Riu, Elena Gjika ,
Faik Konica, Mit’hat Frashëri etj.
Saturday, 23 June 2018
Monday, 18 June 2018
Valë europianizimi në rajon.
Rruga e integrimit evropian dhe bashkëjetesa e nesërme në
Evropë ka marrë një komfirmim të rëndësishëm me nënshkrimin e marrëveshjes
midis Greqisë dhe Maqedonisë në takimin e djeshëm në Prespë. Kjo marrëveshjë
krijon shumë premisa që në bazë të kritereve të Kopenhagës dhe traktateve të
tjera të B.E e gjithë problematika midis dy vendeve të sheshohet duke krijuar
një bashkëpunim më të mirë dhe aderimin e Maqedonisë në NATO dhe B.E. Po përse
u zgjodh Prespa si një vend i nënshkrimit të marrëveshjes?
Sunday, 17 June 2018
Koburja serme e Ali Pashë Tepelenës
Muzeologjia shqiptare është e varfër me sende personale
të Ali pashë Tepelenës. Shumica e objekteve personale të tij gjenden jashtë
Shqipërisë. Ky numër i madh objektesh i shpërndarë në muzeume dhe dyqane
antikuarësh tregon për rëndësinë që ka pasur figura e tij historike pavarësisht
gjykimeve kontraverse rreth jetës, aktivitetit dhe rolit të tij në histori. Një
objekt origjinal i Ali pashë Tepelenës është një kobure brezi që gjendet në
Turqi, në librarinë me antikuarë e harta të vjetra, Denizler Kitabevi, në
rrugën Istiklal Caddesi, fare pranë sheshit Taksim. Pistoleta është në gjendje
shumë të mirë, e zbukuruar me argjend dhe me emrin e Ali Pashës të shkruar në
osmanisht. Ky është objekti i dytë personal që njohim nga armët e zjarrit të
Ali Pashë Tepelenës. Njëra armë, një pushkë e llojit karajfile gjendet në
Muzeun e Ali Pashë Tepelenës në ishullin e liqenit të Janinës, dhe ka të
shkruar në greqisht: Ali Pasha 1804. Në tetor 2015, Muzeu i Ali Pashës në
ishullin e Janinës, u pasurua me një pushkë origjinale të Ali Pashë Tepelenës,
e cila është e larë në ar. Arma kishte qenë në zotërimin e një familje të
vjetër fisnike nga Janina që në vitin 1930 ishte shpërngulur në Athinë. Në fund
të jetës, zotëria posedues që dëshiroi të mbetet anonim vendosi që t’ia
dhuronte Muzeut të Ali Pashës, edhe pse për këtë objekt origjinal mund të
kishte marrë oferta nga shumë muze të botës. Arma e ekspozuar tashmë në muzeun
e Ali Pashës në Janinë është e tipit karajfile. Ndërsa arma që gjendet në
librarinë e antikuarëve Denizler Kitabevi është e llojit kobure brezi e punuar
me filigran, por nuk kemi të dhëna sesi ka përfunduar në duart e koleksionistëve
turq.
Saturday, 9 June 2018
Katër tablo studim për shqiptarët nga piktori francez Charles Bargue
Charles Bargue (1826/1827 – 6 prill, 1883) është një piktor dhe
litograf francez i njohur dhe për
hartimin e një kursi të rëndësishëm vizatimi. Ai e hartoi këtë kurs vizatimi
sëbashku me piktorin tjetër të njohur, mjeshtrin e njohur Leon Gerome. Ky kurs
u botua nga viti 1866-1871, i përbërë nga 197 litografi të printuara si fletë
të veçanta . Litografitë e tij u përdorën si modele të realizmit klasik. Duke
qenë mik i ngushtë i Leon Gereome, i njohur si piktor që realizoi disa tablo
nga jeta e shqiptarëve në Egjipt gjatë mbretërimit të Khedivit, edhe Bargue
realizoi disa tablo të për shqiptarët apo arnautët si thërriteshin në Egjipt. Egjipti u qeveris për mëse 147 vjet nga
familja shqiptare që e kish origjinën nga Mehmet Ali Pasha dhe pasardhësit e
tij.
Subscribe to:
Posts (Atom)