Tezat historike të akademikut Bavarez J.F.Fallmerayer, tronditën mendimin
historik evropian në gjysmën e dytë të shekullit të XIX. Për herë të parë, pas
formimit të shtetit kombëtar grek, u vu
në dyshim vazhdimësia greke në territoret e veta historike dhe një rëndësi e
veçantë iu dha dyndjeve të popujve sllavë dhe shqiptarë në territoret e asaj që
njihej si Greqia e lashtë. J.P.Fallmerayer, historiani bavarez në trajtesën e
tij “Elementi shqiptar në Greqi” që u botua në tre fashikuj të Akteve të
Akademisë së Shkencave të Bavarisë në vitet 1857-1860, në të njëjtën kohë
u morr gjerësisht edhe me origjinën e
shqiptarëve.
Monday, 30 October 2017
Tuesday, 24 October 2017
Robert Elsie do te prehet ne Theth - 17 Tetor 2017 - Vizion Plus
Nolian Lole: Sot, është një ditë e veçantë, vjen trupi i Robert
Elsie, jo në atdhe por në vendin ku ai dëshiroi dhe e la me amanet që të prehet
në alpet shqiptare, në Theth, dhe do ti kryhen nderimet e fundit. Po kush ishte
Robert Elsie në rradhë të parë?
Dorian Koçi: Robert Elsie për të gjithë ata që nuk e njohin
është një nga albanologët më të shquar joshqiptar, le të themi që, që nga vitet
`80 e në vazhdim që ai ka patur një aktivitet shumë të ngjeshur dhe aktivitet
në shumë aspekte historik, filologjik, në fushën e fotografisë duke bërë të
mundur që thesaret e ndryshme të kulturës shqiptare të shpërndara, të
paidentifikuara ti krijojë së bashku dhe të krijojë një mozaik të madh të atij
imazhi dhe përceptimi që kanë patur të huajt ndaj Shqipërisë duke filluar që
nga vitet 1809, një vit i cili shënon edhe interesin e madh albanologjik për
shkak edhe të veprës së Bajronit, të shkruar përreth shqiptarëve dhe në
vazhdimësi. Robert Elsie ishte një studiues pasionant, i cili arriti në
thyerjen të viteve `90 të krijojë një individualitet të veçantë në kritikën, në
letrat shqipe, në kulturën shqiptare një pikë referimi shumë të fortë për
gjithësecilin që dëshironte të njihte më tepër shqiptarët, por edhe për të
ndërtuar e për të shkruar histori të ndryshme të zhvillimit kulturor të
shqiptarëve. Unë kam parasysh historinë e letërsisë shqipe, në të cilën për
herë të parë vinin më të detajuar autorë që më parë ishin mohuar apo autorë të
së shkuarës pa as edhe një lloj kompleksi duke bërë të mundur që një njeri, i
cili dukej se ishte vetëm por që dukej sikur ishte një institucion, shpesh herë
të vinte në garë në mënyrë, le të themi, miqësore edhe institucionet kulturore,
artistike apo historike të vendit tonë.
Subscribe to:
Posts (Atom)