Do ketë qenë shumë
e çuditshme për popullsinë shqiptare të mesit të shekullit të XIX, të shikonin
mes rrugëve, shtigjeve dhe shkrepave të tyre gra udhëtare që përshkruanin
vendin e tyre. Në kulturën dominante mashkullore vendase, kjo gjë ishte diçka e
paperceptueshme dhe e paimagjinueshme, ndërsa në kulturën angleze viktoriane,
sapo kishte filluar të merrte udhë.
Tuesday, 10 May 2016
Monday, 9 May 2016
Pranverë e hidhur e vitit 1956!
(Shënime rreth librit "Pranverë e rrejshme e 56-s")
Shkrimi i
historisë moderne të shqiptarëve është një sfidë për cilindo studiues serioz që
mundohet të shkruajë për ngjarje të afërta dhe të rëndësishme që kanë shenjuar
epokën e sistemit të kaluar socialist. Aq më tepër, kur historiani është vendas
dhe dashur pa dashur mes qëmtimeve të dokumentacionit dhe fakteve gjen emra
personazhesh historikë që mund ti ketë njohur dhe ngjarje apo dhe ngjarje
që mund t’i ketë përjetuar dhe vet, çka në fakt sa mund të quhet avantazh
sepse sa i njeh gjërat që shkruan me themel, po aq mund të konsiderohet një fat
i trishtë, pasi i duhet që të ruajë baraslargësinë nga emocionet dhe ngjarjet
që përshkruhen në libër.
Subscribe to:
Posts (Atom)