Nuk besoj se mund
të ketë vepër të ndonjë shkrimtari tjetër të huaj që ka përmendur Shqipërinë
dhe shqiptarët si është poema romantike “Shtegtimet e Childe Harold”, të
Bajronit që të ketë pasur një efekt më të madh në farkëtimin e ndjenjës së tyre
kombëtare. E njohur që herët nga pjesëtarë të ndryshëm të elitës shqiptare , pa
dyshim që në botimin e saj të parë, e dëshmuar kjo gjë nga udhëtarë të ndryshëm
anglezë që kur komunikonin me Ali Pashë Tepelenën, kur ky i fundit e përmendte
si fakt angazhimin poetik e kulturor të Bajronit ndaj shqiptarëve, poema
shërbente jo vetëm si kënaqësi estetike por edhe si dëshmi e eksitencës dhe
imazhit përfaqësues të tyre.
Sunday, 13 December 2015
Saturday, 12 December 2015
Një copë qielli mes Kosovës dhe Meksikës
Poezia është ura më e fortë lidhëse midis shpirtrave të
ndryshëm të kombeve. Përmes motiveve që ndjellin dhe shpirtin poetik të së
shkuarës, magjinë e momenteve të së tashmes dhe avenirin e ëmbël të ëndrrave,
poezia krijon mikrokozmosin dhe makrokozmin e botës shpirtërore të njeriut. Por
sa universale dhe e përgjithshme duket në pamje të parë, në fakt është po aq e
veçantë dhe individuale.
Subscribe to:
Posts (Atom)