Tryeza e rrumbullakët është
ndoshta një nga objektet më të mira që ka zbuluar njerëzimi për të treguar
barazinë midis njerëzve që marrin pjesë në një institucion apo organizim
shoqëror. Të ulur të gjithë rreth saj, asnjëri nuk mund të pretendojë se është
udhëheqësi apo se ka përparësi mbi të tjerët, pasi vetë objekti ku ulen e
përjashton një gjë e tillë. Kjo ndoshta ka qenë dhe arsyeja që ky objekt ka
kohë që ka hyrë në fjalorin politik si ekuivalent i bashkëpunimeve frutdhënëse
midis njerëzve. Në Shqipëri, ky koncept, për shkak dhe të së kaluarës
diktatoriale, ka hyrë vonë, së bashku me triumfin e demokracisë liberale dhe
shpeshherë është bërë dhe sinonim i zgjidhjes së dëshiruar të krizave politike,
pasi ka ulur në një tryezë të gjitha palët. Nisur nga kjo eksperiencë, nuk mund
të fshihet kontributi që këto tryeza kanë dhënë për zgjidhjen e problemeve të
ndryshme gjatë periudhës së vështirë të tranzicionit shqiptar, por parë në një
sens më të përgjithshëm, sidomos në shfrytëzimin që u bëhet për imazh nga
partitë politike në situatat parazgjedhore, por edhe nga shoqëria civile për të
përfituar imazh politik, rezultojnë se shpeshherë janë një shfaqje butaforie
propagande sesa kërkojnë të zgjidhin probleme të vërteta mbi bazën e të cilave
organizohen. Përveç këtij aspekti butaforie që përshkruan pothuajse të gjitha
punët pompoze që bëhen në Shqipëri, organizimi selektiv dhe jo transparent i
tyre krijon dy probleme themelore për mbarëvajtjen dhe gjithëpërfshirjen në
jetën publike në Shqipëri.
Saturday, 26 September 2015
Monday, 14 September 2015
Kur Lin Delija pikturonte Baba Rexhepin...
Një nga veçoritë e
Shqipërisë dhe kombit shqiptar është se gjithmonë ka pasur dy Shqipëri,sigurisht
jo në kuptimin territorial dhe fizik, por më tepër në atë shpirtëror. Duke qenë
se herë pas here në brigjet e malet tona janë përplasur valë dyndje e pushtimi
në forma të drejtë për së drejta ose dhe në forma ideologjish si ishin
pushtimet bizantine e otomane apo murtajat e fundit të shekullit, fashizmi dhe
komunizmi, shpesh herë shqiptarët kanë marrë udhën e mërgimit politik dhe ndërtimin e një jete të
lirë për të projektuar një Shqipëri tjetër. Në këtë mënyrë ka pasur gjithmonë
projektimin e dy Shqipërive, të një Shqipërie eternale e të përjetshme në
territoret e Ballkanit Perëndimor dhe të një tjetre virtuale por në të njëjtën
kohë dhe të përjetshme në emigracion.
Subscribe to:
Posts (Atom)