Gjuha shqipe është ndoshta gjuha e vetme
europiane që ka provuar persekutimet, ndalimet dhe dënimet deri në mosushtrimin
e saj bash në kohën kur zhvillimi i kulturës së shkruar ishte shndërruar në një
kulturë mbizotëruese në Europë. Këto persekutime dhe ndalime sollën si rrjedhim
edhe përhapjen më me vonesë të nacionalizmit etnik, pasi ashtu si është provuar
prej kohësh, shpërhapja e shtypit të shkruar ka luajtur rol të pazëvendësueshëm
ndër kombet e Europës Juglindore.