Në kohën e regjimit komunist, për të stigmatizuar regjimin e mbretërisë në një antologji të muzës popullore, u botua një anekdotë për deputetët shqiptarë që nuk dinin ç’do të thoshte fjala buxhet. Me fjalë të tjera, pasi diskutohej në seancën parlamentare për buxhetin e shtetit, dikush nga deputetët ngrihej nga vendi dhe pyeste: Ju lutem të ngrihet në këmbë z. Buxhet që ta njohim, sepse po dëgjojmë shumë për të.
Përtej groteskes dhe denigrimit që mundohej të përcillte kjo anekdotë, në të mund të gjeje pak gjurmë të së vërtetës, pasi sistemi i vlerave që ne kemi ndërtuar asnjëherë nuk ka qenë i ngritur mbi meritokracinë, por mbi interesat e ngushta klanore, provinciale dhe besnikërie të dyshimtë ndaj udhëheqësve. Në listat e deputetëve që kanë shërbyer në Parlamentin e mbretërisë, përveç hartuesve të statuteve të para të vlefshme të Shqipërisë kanë shërbyer dhe krahinorë të rëndomtë që kishin influencë në krahinat e tyre dhe si rezultat, ishin një element i rëndësishëm për mbretërinë e brishtë shqiptare, udhëheqës të fuqishëm fisesh që nuk i kalonin arsimimin më shumë se shkallët e një mejtepi të Perandorisë Otomane apo dhe aventurierë, që pasi kishin dështuar të arsimoheshin në Perëndim, kishin gjetur si strofull politikën, pasi vetëm aty mund të shisnin dhe blinin pallavrat e tyre.
Kriteri i kryesor i përzgjedhjes së tyre, sigurisht që ishte besnikëria ndaj mbretit, kriter i cili besohej se do i jepte vazhdimësi mbretërisë dhe sistemit politik e të vlerave të saj. Në panagjerikët e shumtë që janë botuar më 1937, me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë, mund të gjesh shumë fjalime dhe nota besnikërie të parlamentarëve shqiptarë ndaj mbretërisë dhe mbretit, aq sa të jepet ndjeshmëria të besosh se regjimi monarkik dhe vlerat e tij do zgjasnin 1000 vjet. Në fakt, dy vjet më vonë, kur Mbretëria shqiptare u shkërmoq si një kështjellë në rërë përballë agresionit fashist të 7 prillit 1939 dhe vetëm 5 ditë më vonë, më 12 prill shumica e përfaqësuesve “besnikë” të Parlamentit të para 7 prillit 1939, u mblodhën në një asamble kushtetuese, ku po i njëjti kryetar, Xhafer Ypi shpalli rrëzimin e regjimit monarkik në Shqipëri, bashkimin e Shqipërisë me Italinë fashiste dhe afrimin e kurorës shqiptare mbretit të Italisë, Viktor Emanuelit III.
Kjo ndoshta mund të kishte qenë një nga goditjet më të mëdha që një udhëheqës mund të kish pësuar në karrierën politike të tij, që pas 15 vjetësh me radhë në pushtet nuk kish qenë në gjendje të krijonte një trashëgimi të qëndrueshme politike. Por ajo që mund të ishte e vlefshme për sisteme politike të ngritura mbi vlera demokratike, nuk ishte e vërtetë për sisteme gjysmë demokratike siç ishte mbretëria shqiptare. Ndaj, në dokumente të kohës gjen letërkëmbime të Mbretit Zog në emigrim me ish-anëtarët e vet “besnikë” të Parlamentit, të cilëve u bën thirrje që t’i bashkoheshin atij sërish, sikur të mos kish ndodhur gjë më parë, sigurisht pa harruar të theksojë se këto aleanca të reja politike bëhen në emër të Shqipërisë dhe kombit, por që një studiues i vëmendshëm s’e ka vështirë ta kuptojë se më shumë kishin të bënin me rikthimin e tij si mbret në Shqipëri.
Për fat të keq, tradita e formuar mbi bazën e këtyre aleancave të dyshimta interesash të ngushta personale, që shpesh herë në ditët e sotme përpiqen të na i shesin si kompromise dhe konsensuse të suksesshme politike, ka qenë pjesë e kulturës sonë institucionale jo vetëm gjatë regjimit diktatorial, por dhe në 20 vjet demokraci. Parlamenti shqiptar i pas viteve 90’ nuk ka përfaqësuar vlerat e vërteta të shoqërisë shqiptare, por ka mbartur mbi shpinë gjithë këtë trashëgimi jo të qëndrueshme institucionale, duke e pasuruar dhe më shumë në këtë drejtim. Sot jemi dëshmitarë të një lufte mediatike të paskrupullt, ku qytetarëve shqiptarë u duhet të durojnë me patetizëm hartimet mediokre të besnikërisë së deputetëve ndaj shefave të vet politikë, jo për të çuar përpara kauza të mëdha siç janë lufta kundër korrupsionit apo integrimi europian i vendit, por sigurimin e vendit në listën pasardhëse të zgjedhjeve të tjera. Sistemi elektoral me listat e hartuara nga kryetarët e partive ka zbehur çfarëdolloj dinjiteti njerëzor apo pavarësie mendimi politik të deputetëve, duke i kthyer në Arkelinë dhe Pucinella të mjeshtërve të mëdhenj të gënjeshtrave – udhëheqësve politikë të partive. Reforma e re elektorale duhet të rikthejë nocionin e llogaridhënies së deputetit para elektoratit të vet si një nga kushtet bazë për ndërtimin e një demokracie të shëndetshme, në të cilën elektorati do të ketë mundësinë dhe përvojën që t’i zgjedhë apo t’i “djegë” kandidaturat e paraqitura.
1 comment:
Jam shumë i lumtur të ndaj këtë dëshmi timen fantastike.
Emri im është Eden dhe emri i burrit tim është Eduardo nga Shtetet e Bashkuara.
Eduardo më la për një grua tjetër dhe për ta mbajtur të shkurtër historinë, kontaktova me Dr.Ellen-in me një kazan magjik dhe jeta ime ka ndryshuar plotësisht në 48 orë. E shikoj veten në pasqyrë dhe buzëqesh. Unë besoj në veten time dhe aftësitë e mia për herë të parë në jetën time. Unë e kam kthyer burrin tim në jetën time, me ndihmën e Dr.Ellen. Eduardo tha se i vinte keq për 48 orë pas krijimit të shqiptimit. Eduardo tha se e kuptoi se kurrë nuk donte të shpërthente, se nuk mund të merrte bagazhin emocional që po transportonim vazhdimisht. Ai tha se mendonte se ishte një ndikim negativ në jetën time dhe mendonte se ishte më mirë. Ai tha se ishte e vështirë të flisje gjatë gjithë kohës për të kaluarën. Të dy i fala. Unë kam para në xhep, që më në fund jam unë. (Çeku im i kompensimit erdhi sepse më thanë se kishin muaj të tërë.) Unë jam prova e gjallë e asaj që Dr.Ellen mund të bëjë ... Faleminderit shumë Dr.Ellen për punën e mrekullueshme që keni bërë në marrëdhënien time. ne të dy ndihmuam për të parë dhe thënë të vërtetën me njëri-tjetrin. Nuk e kisha menduar kurrë që një magji mund të ndihmonte një çift përpara se ti të ishe shumë i lumtur. Unë ju kontaktova dhe nisa që e gjithë kjo të ndodhë. Kushdo që ka një problem marrëdhënieje mund të kontaktojë Dr.Ellen me email ellenspellcaster@gmail.com
nëse keni ndonjë problem në këtë çështje në vijim
(1) Nëse e doni ish-in tuaj prapa
(2) nëse keni gjithmonë makthe.
(3) Ju dëshironi të promovoheni në zyrën tuaj.
(4) Nëse dëshironi një fëmijë.
(5) Kujdesi bimor
(6) Ju dëshironi të jeni të pasur.
(7) Ju dëshironi ta lidhni bashkëshortin tuaj që të jetë i juaji përgjithmonë.
(8) Nëse keni nevojë për ndihmë financiare.
(9) Lërini njerëzit t'i binden fjalëve tuaja dhe të bëni atë që dëshironi
(10) Rezoluta e E.T.C.
kontaktoni Dr.Ellen përmes emailit të tij: ellenspellcaster@gmail.com
Whatsapp:
+2349074881619
Post a Comment